Çështja Çame në BE, Bushati: Nuk u surprizova nga Hahn. Zgjidhja që ofrojmë...

3 Tetor 2016, 21:13Politika TEMA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk shfaqet i surprizuar nga deklarata e komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, i cili për herë të parë foli nga Brukseli për çështjen Çame.

Në një intervistë në Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” kryediplomati shqiptar tha se në duart e partnerëve ndërkombëtarë janë dy dokumente për të cilat është negociuar me palën greke. Në këto dokumente thotë Bushati flitet për çështjet që janë të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, por të interpretuar në këndvështrime të ndryshme.

Do ja ta nismin bisedën nga vizita e sotme e presidentit Thaçi në Tiranë.  Çfarë u vendos me autoritet shqiptare në Tiranë.  A ka pasur një lajm, një vendim një nisëm si produkt i kësaj vizite?

Kjo është vizita e parë e Hashim Thacit në kapacitetin e tij si president i republikës së Kosovës në Shqipëri. Përjet simbolikës si vizitë e parë, ne kemi pasur mundësi të diskutojmë në takimin që ai zhvilloi me kryeministrin Rama lidhur me ecurinë e marrëdhënieve tona, sepse sic dihet ka një partneritet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Është diskutuar për sfidat kryesore që ka Kosova. Është i vetmi vend që ende nuk ka përfituar liberalizimin e vizave nga Bashkimin Europian. Diskutuam rreth mundësive sesi mund të tejkalohen vështirësistë në këtë drejtim. Diskutuam për nevojën e një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi, kushti i vendosur nga Bashkimi Europian për procesin e liberalizimit të vizave.  Diskutuam edhe cështje të cilat kanë të bëjnë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që përfaqësohet nga Mogerini përfaqësuese e lartë e BE.

Kushti që i ka vendosur Brukselit për liberalizimin e vizave, është ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi. Ju la të kuptohet që ka mundësi për të rinegociaur për këtë marrëveshje? Çfarë zgjidhje u fol në takimin e sotëm?

Qeveria e Kosovës ka dëshmuar një lloj fleksibiliteti të admirueshëm në lidhje me opozitën dhe zërat skeptikë nga opinioni publik në Kosovë për këtë marrëveshje. Kjo krijon hapsirë për të përfshirë këdo në diskutime për të pasur një zgjidhje sa më solide. Mali i Zi është treguar korrekt për sa i përket kesaj cështje, duke mos ushtruar presion ndaj Kosovës. Unë mendoj se kjo cështje duhet të mbyllet me Malin e Zi, aq më tepër që Mali i Zi është treguar një fqinj i mirë i Kosovës. Mbyllja e kësaj marrëveshje do i krijonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave. Sot për sot një vendimmarrje në BE për liberalizimin e vizave është shumë më e vështirë se sa ishte para disa vitesh, për shkak të problemeve që has vetë Bashkimi Europian. Prandaj është e rëndësishme të ecet para në këtë proces. Ne nuk kemi diskutuar çështje të karakterit teknik për sa i përket kësaj marrëveshje. Por siç e theksova ka një qëndrueshmëri nga ana e qeverisë në Kosovë për të ndërtuar urat e komunikimit jo vetëm me opozitën por edhe me aktorë dhe zëra të ndryshëm që kanë shprehur një lloj skepticimin për këtë marrëveshje.

Qeveria shqiptare mori përsipër të kontribuojë në këtë fushë?

Qeveria shqiptare këshillon, ndërton ura komunikimi me të gjithë aktorët politikë në Kosovë jo vetëm me qeverinë. Ne e dimë që kjo nuk është një çështje e lehtë, vetë eksperienca e Shqipërisë nuk është e më e mirë e mundshme. Kujtoj këtu debatin për zonën eksluzive ekonomike dhe shelfin kontinental me Greqinë. Pavarësisht se nuk janë e njejta marrëveshje nga pikëpamja e metodologjisë dhe lëndës. Por pak a shumë kanë të njejtën filozofi politike. Këshilla jonë ka qenë të gjendet një rrugë kompromisi dhe të afrohen sa më shumë qëndrimet e palëve politike. Të dëgjohet më shumë zëri i ekpertizës.

Kur flisni për kompromis, flisni brenda klasës politike të Prishtinës apo mes Podgoricës dhe Prishtinës?

Në infomacionin që ne kemi Podgorica është treguar fleksibël ndaj problematikave me të cilat po përballet sot për sot Prishtina për sa i përket kësaj marrëveshje.

Kur thoni fleksibilitet të Podgoricës, çfarë keni parasysh?

Kam parasysh deklarimet e  Milo Đukanović pas të cilit do të ishin të gatshëm që palët të zgjidhnin një autoritet ndërkombëtar për t’ju referuar në lidhje me marrëveshjen. Pra Podgorica në leximin tim nuk ka luajtuar politikën e faktit të kryer përkundrejt Prishtinës.

Ju besoni një arbitrazh ndërkombëtar është zgjidhja më e mirë?

Nuk është në tagrin tim që të them se cila është zgjidhja më  e mirë për dy vende sovrane siç janë Kosova dhe Mali i Zi. Por ajo që kam vrejtur është se autoritet e Kosovës kanë përgjegjësinë për të cuar përpara këtë proces. Ky proces nuk mund zvarritet. Kam kuptuar që ekziston vullneti i qeverisë  për të dëgjuar dhe komunikuar me opozitën. Nga ana tjetër kam dëgjuar autoritet e Malit të Zi që janë fleksibël për të ofruar zgjidhje për këtë proces.

Doja t’ju pyesja për deklaratën e fundit të komisionerit Hahn, i cili parashtroi çështjen Çame. E shikoni si deklaratë momentale apo ka qenë produkt i një lobimi të gjatë? Çfarë roli ka luajtur diplomacia shqiptare që të kemi një deklaratë të tillë?

Ne kemi kohë që jemi përfshirë me Greqinë në një proces dialogu për disa çështje të hapura dhe të pazgjidhura. Unë jam përpjekur për t’i analizuar këto çështje qoftë në një vështim historik duke i kategorizuar në 3 etapa kryesore. Çështje që e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore,  cështje të cilat kanë një rëndësi praktike për Greqinë dhe Shqipërinë dhe cështje të cilat duhen zgjidhur për të ardhmen tonë të përbashkët. Kemi krijuar një mekanizëm bashkëpunimi dy palësh, kemi shkëmbyer edhe pikat tona të vështrimit përmes dy dokumenteve që i kemi konsideruar non paper.

Dokumentët tanë kanë bërë xhiron e konsultimeve me parterët tjerë të rëndësishëm. Për sa na përket ne, me përfaqësuesen e lartë Mogerinin dhe komisionetin Hahn sepse BE është parner i rëndësishëm për ne. Edhe me partner të tjerë të rëndësishëm në nivel europian ne jemi përjekur për të shpjeguar qëndrimin tonë të cilin e kemi të bazuar në këtë non peper. Në informacionin që kam edhe pala greke e ka depozituar non peper-in  e saj pranë përfaqësues dhe komisionerit për zgjerimit. Deri këtu mund të them se loja ka qenë e pastër.

A ka pika të përbashkëta mes këtyre dy non paper, të të dy palëve?

Natyrisht që ka pika të përbashkëta, siç ka edhe pika që ne vazhdojmë të jemi të distancuar. Por çështjet që janë të përmenduara edhe në deklaratën e komisionerit Hahn, janë çështje që pavarësisht mënyrës së trajtimit të tyre gjenden edhe në dokumentin shqiptar dhe grek.  Në këtë kontekst nuk kam qenë i surprizuar nga qëndrimi i komisionerit Hahn. Si kundër unë nuk besoj se reagimet emocionale mund të jenë rruga e duhur për të adresuar të tilla çështje. Detyra jonë është një detyrë pak më e vështirë të se e njerëzve të zakonshëm sepse e lehtë të marrësh megafonin në dorë dhe të përpiqesh të ushtrosh presion ndaj dikujt tjetër. Por është më e vështirë për t’u ulur dhe për të diskutuar zgjidhjen për këtë çështje. Komisioneri kishte rënditur 3 çështje që kanë një reagim të ndjeshëm. Menuja e asaj çfarë ne po diskutojmë është me e madhe se kaq.

Çfarë zgjidhjesh ofroni ju për çështjen Çame?

Për sa kohë ne jemi në bisedime, besoj se do të mirëkuptoni që unë mos të jem shterues në përgjigjet e mia rreth rrugëve për zgjidhjen e çështjes Çame. Por ka një fakt që është bërë publik nga ana jonë. Së pari që pas rënies së komunizmit kjo është e para qeveri që e ka në planin e saj formalisht adresimin e çështjes çame. Së dyti, ka një rezolutë të parlamentit shqiptar, përfshirja e çështjes Çame në programin tonë të qeverisë vjen edhe si pasojë e një imponimi të rezolutës së parlamentit shqiptar.

Së treti është fakt që koalicioni është zgjeruar jo thjesht numerikisht por edhe politikisht,  me një parti siç është PDIU. Të gjitha këto elemente ia kanë bërë diplomacisë shqiptare të nevojshme që të shtrojë mënyra të ndryshme të zgjidhjes së kësaj çështje në tryezë më palën greke. Kjo është një çështje e lirive themelore të drejtave të njeriut. Kjo nuk është thjesht një cështje pronsore, është një cështje që nuk e shohim si një revansh ndaj Greqisë. Është një çështje që meriton një trajtim politik me të gjithë komponetët e saj diplomatik, ekonomik dhe juridik.

Mund të konsiderohet një deklaratë personale kjo e komisionerit Hahn? A ekziston mundësia që kjo çështje të hiqet nga axhenda e Brukselit?

Nuk ekziston asnjë mundësi që kjo të hiqet nga axhenda e Brukselit, pasi ne kishim një rikonfirmim zëdhënësja e Komisionit Europian. Besoj një deklaratë e imponuar pasi ministria e jashtme greke reagoi ndaj deklaratës së komisionerit. Them nuk ka asnjë shans sepse Komisioni Europian nxit vendet për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për probleme qofshin këto të një natyrë praktike apo historike. Unë personalisht e lexoj në mënyrë dashamirëse reagimit e komisionerit Hahn dhe thirrjen që ai na bën për të vijuar për punën e përbashkët për adresimin e kësaj çështje.

Kjo deklarëtë e komisionerit Hahn, përkon në kohë me deklaratën e presidentit turk Erdogan i cili u shpreh kundër traktit të Lozanjës, i cili përcakton fundin e luftës greko-turke dhe përcaktoi kufirin. Është thjesht rastësi kohore? Apo ka lidhje mes këtyre dy deklaratave?

Në këndvështrimin tim është rastësi. Opinioni im është ky që unë parashtrova.

Që nga vizita e Kotzias në maj, a ka pasur avancim në dialog me Greqinë?

Nuk mendoj se këto çështje kanë mbetur pezull. Mund t’ju them se dokumenti i punës apo non paper është një zhvillim shumë pozitiv sepse askush nuk mund të bëjë një hap pas për sa i përket qeverisë shqiptare, pavarësisht se çfarë ngjyre do të ketë qeveria e radhës. Në këtë dokument janë skalitur në letër disa prej parimeve mbi të cilat ne synojmë të ndërtohet marrëshënia shqiptaro-greke. Së dyti ka progres ka në njohjen e problematikës. Konstatoj me një lloj kënaqësie që ka më shumë dashamirësi dhe ka më shumë hapësirë demokratike për të diskutuar nga pala greke. Besoj se në këtë sens ne do të jemi në gjendje do bëjmë hapa të vegjël por të sigurt. Nuk besoj në mrekulli në marrëdhëniet greko-shqiptaro, por besoj në politikën e hapave të vegjël për të krijuar një energji pozitive dhe strategjike mes shqiptarëve dhe grekëve në këtë kënd të Europës.

Flasim për marrëveshjen e shelfit kontinental. Shqipëria e ka hedhur poshtë përmes Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë çfarë reagimi ka pasur nga Athina? A ka një kërkesë për ta rinegociuar kufirin detar? A po hidhen hapa për ta zgjidhur me mirëkuptim mes dy palëveapo do shkohet drejt arbitrazhit?

Nuk ka diskutim që nuk do të ketë një rirregullim të ri për sa i përket shelfit kontinental dhe zonës ekonomike. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe besoj se gjithçka fillon atje për sa na takon ne. Nga ana ne jemi të prirur për të diskutuar me palën greke. Nga ana tjetër ne jemi të prirur për të diskutuar me palën greke në nivel ekspertësh. Kam kuptuar që pavarësisht qëndrimeve në publik apo retorikës që mbahet edhe Greqia është e interesuar për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme mes dy palëve.  Nuk është në interesin e asnjërës palë që të shkojnë drejt zgjidhjeve të njëanshme.

Në Tiranë Ambasadori turk pas tentativës për grusht shteti në Turqi, ka paraqitur kërkesën e mbylljes së aktivitetit të Fetullah Gylenit duke e konsideruar si një aktivitet terrorist. Çfarë përgjigje ka marrë nga qeveria shqiptare? Dhe cila është situata pas përgjigjes?

Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik ne planin rajonal. Ne jemi të interesuar për të kultivuar marrëdhënie sa më të mira me Turqinë. Kemi qenë që në krye të herës të rënditur në krah të popullit turk duke u distancuar qartazi dhe duke dënuar grushtin e shtetit në Turqi. Bashkëpunimi ynë mendoj është shumë i mirë në shumë fusha të zhvillimit shqiptaro-turke. Ne kemi theksuar gjithmonë që Shqipëria orintohet nga sundimi i së drejtës dhe nga faktet dhe elementët. Ne jemi një vend mik i Turqisë, mirëkuptojmë të gjithë ndjeshmërinë e qeverisë turke dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar për çdo kërkesë që kanë autoritet turke në përputhje me ligjet, dhe kushtetutën shqiptare.

Mesa kuptoj, domethënë ka qenë jo. Çfarë reagimi ka ardhur nga Ankaraja? A ka pasur një ftohje mes dy vendeve?

Absolutisht jo. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë solide.

11 komente në “Çështja Çame në BE, Bushati: Nuk u surprizova nga Hahn. Zgjidhja që ofrojmë…”

  1. tfgs1 says:

    to ”makriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii” do te marren tourkotsamides dhe sunitet apo shiitet shqipfoles……………….
    mendoj se ka ardhur koha qe Greqia te mbledhe gjithe sunitet dhe shiitet e pabese qe ngopin zorren me buke ne ate vend dhe ti dergoi pas ne bourdhelovatanin Albanistan,madje perpara se te kalojne kufirin ne Kakavia e Krystalopigi tju fuse dhe nje hu bithes…………………..

    1. Marko Bocari says:

      Mendoj se ka ardhur koha qe shqiptaret orthodhokse te kerkojne Epirin e Jugut dhe autonomine e kesaj krahine! Te shpallet Krahina Autonome e Epirit me kryeqytet Janinen dhe gjuhe zyrtare arvanitishten. Te kerkohet futja e mesimit te gjuhes arvanitase ne shkollat e Epirit dhe qe liturgjia ne kishat orthodhokse ne Epir te behet ne gjuhen arvanitase (per kete te perdoren ungjijte e perkthyer nga Imzot Fan Noli) ?

      1. Gimi says:

        Pse jo, te luftojme te gjithe pa perjashtim,per epirin e Pirros paradhesin e skenderbeut.rrofte çameria.

    2. gjergji says:

      ka ardhur koha qe gjuha greke te vendoset Arvanitja ose jonishtja edhe atehere cdo gje eshte ne rregull ,,pabesia eshte qe 1844 me dhune u vendos nje gjuhe greke moderne qe ska lidhje me greket -edhe mos shkruaj marrina grek je shqiptar vetem se ke ndyshuar gjuhen -sa per muhamedanet shqiptar keta duhet te orjentojne fene me gjuhen kultoren tone edhe feja jone eshte shqiptaria e jo turqia e arabia .

    3. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      xaxaxaxa ta kam thene vre tourkoarxidifagos, je maskara prift !
      Po ta kesh lare bythen hajde te te fusim ndonje tegel me loqe allvanoi. Te te kujtojme kohet e vjetra kur palloheshe bunkereve……

  2. Gasper says:

    Keta lloj politikanesh, kerkojne konflikt te armatosur ne Ballkan. Neqoftese kjo eshte edhe deshira e BE-se, atehere bujrum le te filloje dasma e te shohim se ku do ti dale tymi. Neqoftese ky Hani e ka thjesht deklarate personale, atehere BE duhet te distancohet nga deklarata te tilla luftenxitese. Ky korraku yne, si byt…….elepires qe eshte, gjithmone thote “yes” per cdo gje qe vine nga keta pleq matufe, te cilet e kane humbur sensin e realitetit ne pergjithesi dhe te Ballkanit ne vecanti.

  3. Dule biondi says:

    Perseri harrove te pish ilacet kunder skizofrenise, more kuluf Ponti?

  4. kuq e zi says:

    shpresoj qe tukosuma te ndohet ne greqi ne ate moment sepse ate hurin qe do u jape greku rrezikojne ta hajne pensionistet e janulles kur te kalojne ne shqiperi keto sunitoshite

  5. albani says:

    A ty ate nenen ta q dite per dite nuk do te ngopesha tgrf , ik more plehre bastard pisoglenti mos shkruaje me se je bere si puna e ati pederastit qe ska turp as te q ne bith.

  6. ....... says:

    KUR te vijme ne nga patridha jote o bq ,mos harro te besh gati motren ,nenen,gruan se do e kemi gati hurin per ty dhe gjithe moter qirat si puna jote.Je me rracist se dhe vete greket o katunar

  7. Aseni says:

    Ore tfgs1, ne cfare planeti jeton ti? Shko mo te doktori se s’je ne rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje