Duke luajtur “plehrash”!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mero-BazeNga Mero Baze

Vëmendja e aktivistëve të shoqërisë civile që luftojnë kundër ligjit të importit të mbetjeve në Shqipëri, është drejtuar tani mbi firmën e Presidentit. Shpresa e tyre është se kthimi i ligjit në Kuvend, do të jetë një shans dhe një rikthim i Presidentit tek interesi publik.

Në të vërtetë, e gjitha çfarë po ndodh me ligjin dhe debatin për të, është politike, dhe shoqëria civile e angazhuar kundër tij, është në betejën e saj, por nuk ka asnjë mjet për ta fituar, apo për ta humbur këtë betejë. Gjithçka e ka në dorë politika.

E para, Bujar Nishani me shumë gjasa do ta kthejë ligjin mbrapsht, por këtë nuk do ta bëjë si njeri që është i interesuar kundër ligjit të importit të mbetjeve, pasi ai është një ish- ministër i Qeverisë “Berisha”, që e ka firmosur dhe mbrojtur këtë ligj shumë herë më të keq se kaq në Kuvend në vitin 2011. Para se ta kthejë në Kuvend, dhe ai duhet të bëjë ritin e Berishës dhe Bashës që të kërkojë ndjesë. Por, nuk do ta bëjë as këtë. Thjesht do ta kthejë ligjin në Kuvend se ia kërkon Berisha dhe kaq. Për këtë nuk vlen as të duartrokitet dhe as të pështyhet, pasi nuk ka bërë asgjë pa leje në jetën e tij. Dhe si i tillë, nuk ka pse gjykohet.

E dyta, nëse në Kuvend ka vërtet një shumicë kundër ligjit, siç pretendohet, ajo mund të verifikohet. Ligji u miratua vërtet me 65 vota, por kuorumi i seancës u sigurua edhe nga Partia Demokratike, në kushtet e paqartësisë së një qëndrimi ende të padiktuar nga Berisha. Ai e dha komandën pasdite kur seanca kishte mbaruar.

Pra, PD mund të braktisë seancën pa filluar dhe në sallë të qëndrojë vetëm shumica, e cila ka shans të provojë më shumë nëse është apo jo bashkë në pushtet, se sa është apo jo kundër ligjit.

E treta, Edi Rama ka shans të përballet realisht me kritikët e ligjit duke i takuar ata. Por dhe këtu beteja nuk ka për të qenë për ligjin, por për prapaskenat politike të debatit. Kjo betejë është bërë pis, jo për faj të shoqërisë civile, por për shkak të Berishës, i cili e imponoi një herë këtë ligj si interes të vetin dhe tani po bën pis kundërshtimin e tij, po për interesin e vet, që nëse bie ligji, të jetë fitorja e tij, dhe nëse qëndron, të jetë betejë e tij.

Pra mos prisni surpriza nga debati i mëtejshëm i ligjit, se nuk po debatohet për to, por për një duel politik. Ku qeveria duket që nuk ka dëshirë të humbasë përballë Berishës, duke luajtur “plehrash”, por nuk do që të jetë në anën e atyre që u është ngjitur Berisha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Duke luajtur “plehrash”!”

  1. Daj Jaku says:

    O pështymore dentistësh.Edhe këtu fajin përsëri do me ja dhanë Berishës? Për të lëpirë b…ën
    e Ramës ti tenton të shtrembërosh çdo lloj llogjike elementare duke u rrekur për rreth emrave të tjerëbdhe nuk përmend kryeplehrën e ligjit të plehrave.Ai që akuzoi babanë për atësinë e Gregut.E ke botuar ti o pështymore lajmin.Bjeri drejt e thuaj a je dakort me importin e plehrave të Ramës sepse është më pak plehrë se ai plehra tjetër berisha. Mos u spërdridh me antillogjikë sepse je dhe qeros e nuk të shkon.

    1. Skypion says:

      Diskretitimi publik qe Rama i beri vetvetes me ligjin e plehrava,eshte aq spektakolar dhe i parikuperueshem,sa edhe njehere tjeter,mercenaret mediatik te tij,te diskretituar po ashtu si te tille para publikut,tundin,si gjithmone ne te tilla raste,e sic gjithmone e kemi vene ne dukje,karten e tyre te sterdjegur :”FAJIN E KA SALIU”!
      Te ndihmuar,me dhe pa naivitet,edhe nga ndoca opinioniste,qe nuk e gelltisin dot faktin qe kunder importit te plehrave doli edhe opozita dhe Kryetari i saj zoti Basha,bashibozuket mediatike te Rames,po i meshojne fort ketij fakti,me shpresen se keshtu do te mund te demoralizojne aktivistet e shoqerise civile.
      Kjo shprese nuk eshte edhe aq e pabaze.Dihet se aktiviste te ketij lloji(ambientaliste),si kudo ne bote,dhe ne Shqiper,zakonisht jane individe me bindje te majta.cka do te thote,ne rrethanat shqiptare,votues potenciale te Partise Socialiste.
      Pikerisht ketu jane perqendruar bashibozuket mediatike te qeverise dhe po godasin fort.Ne ndjeshmerine majtiste te ambientalisteve.Dhe,per tua bere goditjen edhe me te hidhur,u kujtojne atyre se po rrine perkrah Sali Berishes…!
      Taktika djallezore eshte e qarte: me njeren ane lendojne ndjeshmerine e tyre majtiste,me ane tjeter,duan ti lecisin nga pjesa tjeter e te majteve,qe edhe pse jo aktiviste,i mbeshtesin ata ne kauzen e tyre.
      Kjo taktike fashiste,megjithate,jo se nuk ka dhene nje fare efekti tek aktivistet ambientaliste.Nje prej tyre,Blendi Kajsiu,qe ka reputacionin e te majtit me integritet,eshte intimiduar nga kjo loje e ndyre e bashibozukeve te Rames.
      Zotin Kajsiu,une vete,e kam lavderuar per shkrimet e tij,pavaresisht se i majte ne bindje.E kam lavderuar per integritetin dhe ndershmerine e tij.
      Une kujtoj ketu,qe Blendi Kajsiu ishte i VETMI analist i majte,ne zgjedhjet e pergjithshme te 2013,qe nuk tha shprehjen fatale “Berisha ka lene ne braktisur Jugun(ne investime behet fjale)”.
      Te gjithe gazetaret dhe analistet me te njohur te majte ne Shqiperi e thane kete.Dhe ky eshte turpi i tyre i madh.I pafalshem.Sepse percan dhe eshte antikombetar.
      Vetem zoti Blendi Kajsiu nuk e tha.Perkundrazi,ai KRITIKOI gjuhen krahinore,jo vetem te lideshipit socialist ate kohe,por edhe te kolegeve te tij.Ka bere shkrim per kete.
      Jane qendrimet ne momente te tilla delikate,qe bejne diferencen,mes integritetit dhe zuzarerise.Zoti Kajsiu deshmoi se eshte me integritet.Une e vleresova.E vleresoj akoma.
      E vleresoj akoma integritetin e Blendi Kajsiut,anipse ka njefare “cedimi” qe ,padyshim,vjen prej intimidimit nga bashibozukeria mediatike e pushtetit.
      Megjithate,ky nuk eshte ndonje mekat kushedi se cfare.Vec,me sinqeritetin dhe dashamiresine me te madhe,do t’i thoja,qe integriteti i tij vleresohet nga te gjithe shqiptaret,edhe nga te djathte e PD-se,jo vetem nga te majtet socialiste.Prandaj,kur revoltohet ndaj Rames si dhe e sulmon ate,nuk besoj se eshte nevoja te japesh goditje edhe djathtas.Eshte nje ekuiliber fallc,i sforcuar,nen efektin e intimidimit,ne rastin me te mire,sic edhe eshte rasti i tij.
      Duke e ndjere se po kane njefare suksesi ne intimidimin e aktivisteve ambientaliste,bashibozuket mediatike te Rames,po mundohen ta theksojne shume “ndotjen” qe opozita na i paskesh bere kauzes,duke e perkrahur ate.
      Zoterinj aktiviste te ambientit,ju qe jeni idealiste dhe te sinqerte ne aktivitetin tuaj,mos u intimidoni nga kjo loje plehrash pushteti.
      Une po ju jap vetem nje argument,qe eshte thene e qe thuhet,por edhe qe duhet te thuhet:qeveria e Berishes,Bashes,qeveria e Partise Demokratike,megjithate,respektoi te drejten e REFERENDUMIT – kurse,kjo qeveria e majte e Rames,jo vetem qe e kaloi tinezisht ligjin,por edhe u ka MOHUAR te drejten e referendumit.
      Eshte ky kontrast,qe tregon se kush jane qelbesirat dhe plehrat ne kete mes.

    2. shqipe says:

      Jo se, me foshte gjithenje(Rahmet past),Gjyshja mue: O leeme,(Me falni),O Dajaku,o dajaku!… Eeeee.i foshja une. “A c’po na ha mune!” Me foshte ajo… hahahaaaa…Mender Daj jaku!

  2. Don says:

    Mero, ti ne konsideraten time je kampioni i principialiteti dhe ke qene kunder interesave te klaneve qe bien ne kundershtim me ligjin dhe interesat e popullit. Eshte beteja e Temes kunder mafies berishiste dhe padrejtesive ne 10 vitet e fundit qe e ka bere ate te kete lexueshmeri te larte. Vlera me sukses te padiskutueshem per nje gazete eshte ndershmeria dhe realizmi. Ti je edhe inxhinier dhe jam i sigurt qe ti e di qe ajo puna e skanerave te mbetjeve eshte nje bullshit i genjeshter nga ana e kryeministrit. Nje aparature analize te thjeshte elementare koston e pakta 30 mije dollare dhe nje laborator koston e pakta 3 milion dollare. Skaner ka vetem per ndotje radioaktive dhe per asgje tjeter. Le te themi psh si do te dedektojne pranine e kadmiumit i cili eshte mjaft i rrezikshem apo te azbestit apo te cianureve apo te mbetjeve me ngarkesa baktereologjike dhe viruse ngjitese? Asnje lloj skaneri nuk ekziston per keto, vetem analiza laboratori. Si do kontrollohen mijera ton mbetje??
    Pastaj keto mbetjet sa perqind te riciklueshme jane???
    Kjo beteja per plehrat nuk ka moral qeveritar dhe as politik dhe te gjithe e dine tashme. Te lutem mos jep argumenta ne favor te k.ministrit ne kete rast dhe mos u be krah i kryeministrit per plehrat. Ti nuk ke qene asnjehere pjese e asaj llogore prandaj respektohesh. Te siguroj se respektohesh per realizmin dhe trimerine per te qene i ndershem. Zheji psh mund te kete talent ne shkrimet e tij por brendia eshte llosh qe kuterbon era mercenarizem banal dhe mbjell vetem urrejtje dhe percmim tel lexuesi. Tema eshte e dashur nga njerezit sepse edhe Tema eshte bere burim informacioni te besueshem dhe kjo nuk eshte pak.
    Te pershendes miqesisht dhe te uroj suksese.
    Lexues i perditshem i Temes.

  3. miro dockallari says:

    Jam nje qytetar nga Elbaani. Nuk kam komente per ligjin per mbetjet,por dua te evidentoj nje qendrim flagrant qe gjoja vjen nga “shoqeria civile”,

    per te cilin kam vetem nje pyetje : Per vite e vite me rradhe, banoret e Elbasanit nuk hapnim dot dritare per shkak te smogut nga djegja e plehrave. Ku ishte kjo” shoqeri cilive” deri tani ? Per kete”shoqeri civile” e ka fjalen edhe i famshmi president qe nuk doli dot nga rreshti i Partise se tij?

    1. dudu says:

      Nga importi me keq se te gjithe do e pesoj elbasani, ku do digjen plehra e Italise.

  4. oldman says:

    1. Plehrat duhen anulluar sepse nuk i don populli, pavaresisht lojes politike te paleve.
    2. “Duke luajtur Plehrash” te dy ose tre palet kane kaluar ne plan te dyte Reformen e Drejtesise.
    3. Gazeta Tema, me shume se tek “loja e plehrave”, te perqendrohet tek Mafia e Pushtetit dhe Bandat e Politikes.

  5. Nje shqiptar says:

    Zoti Mero une mendoje se eshte pak ndryshe problemi. Shoqeria civile nuk eshte kunder Edi Rames dhe PS por eshte vetem kunder ligjit te importimit te mbetjeve te çfaredolloji nga jashte. Arsyete e kundershtimit te importit te mbetjeve jane argumentuar shkencerisht nga Edi Rama ne 2013. Kembengulja dhe riaprovimi i ligjit te importit nga magjoranza eshte vetem fitore e Berishes, e grupit te tij qe e ka nisur kete gjeme. Riaprovimi i ligjit, neqoftese Presidenti e kthen ne kuvend, eshte humbje e madhe per PS dhe Edi Ramen. Terheqja qe beri Edi Rama per importin e lendeve kimike, nuk e uli por e ngriti si figure politike. Nje udheheqes politik , qe e don vendin e tij duhet te jete ne gjendje qe te terhiqet dhe te njoh gabimet madje publikisht. Nje gje te tille duhet te beje Edi Rama, te njohe gabimin e tij qe e beri pa u thelluar por vetem per ti bere qefin dikujt, ndryshe Rilindja demtohet shume rende. Ne protesten e shoqerise civile nuk ka te beje Berisha. Ai u mundua vetem ta shfrytezoje. Jane me qindra mendje te shkelqyera te popullit tone qe protestojne hapur apo ne heshtje kunder importit te çdo mbetjeje apo plehu ne vendin tone. Ai qe lejoi apo zhvilloi industrine e riciklimit me synimin qe te punoje me mbetje importi, me fabrika zakonisht te falura nga ata qe synojne te bejne vendin tone teper te bukur dhe teper te vogel ne nje kazan te madh plehrash, duhet denuar rende qofte publikisht qofte penalisht.

  6. shqip says:

    ne asnje paragraf, ne asnje nen, nuk permendet nje ligj per plehrat. ta çosh diskutimin ne nje anal tjeter , eshte nje hipokrizi dhe deshtim ne argumenta. ka komentues qe njihen tashme per militantizmin e verber ndaj forces me regresive qe ka njohur shqiperia e pas 12es. megjithate pak ose aspak peshojne ne kandar. kur flasim per ligj te iniciuar nga keshilli i ministrave, dhe te votuar nga parlamenti, do te thote se nje mase njerezish qe jetojne ketu, e qe rrisin femijet e tyre po ketu, kane te pakten pergjegjshmeri per ate qe votojne. personalisht nuk jetoj ne shqiperi, po sa here qe kthehem gjeja e pare me te cilen ndeshesh eshte ambienti. tani te dalesh te protestosh kunder nje ligji qe tenton te pastroje kete ambient, eshte paradoksale. eshte sikur te thuash ” une dua te jetoj mbi plehra e per plehrat”. perveç mentor kikise qe i vetem mundohet te ingranoje deri diku shoqerine, kryesisht rinine shkollore, keta te tjeret nuk jane pare gjekundi neper parqe apo plazhe per te pastruar ate ç’ka mundet. here , here ndonje nisme e forcave te armatosura apo e bashkise tirane, ku edhe mundesite motorike jane me te medha. ndersa korin e bretkoskave qe letyren ne llumin e perditshem, as jane pare, e as jane degjuar per te tilla aksione. atehere ku eshte kjo shoqeri anti civile? ku perjashtimet jane sa gishtat e dores. ku jane ata bandillet qe dalin ne proteste vetem per ti pare plaku dogzboru qe vishet me jelek antiplumb. kjo eshte qesharake dhe banale ne te njejten kohe. pyesni veten, pse keta “te çmendurit” vazhdojne te rivotojne ramen? a mos valle keta i kujtojne njerezit me ngritjen e viteve 20te? merua permend edhe jarin. e kam te veshtire ti them president pasi nuk me perfaqson. nga ky antikapat nuk eshte se presim gjera racionale. ashtu erdhi jari, me breke neper kembe. e po ashtu do iki, me ushkuret ne duar. gjithne i perulur para padrinos se tij. po e kam shpleguar edhe me pare. gjerat jane te lidhura me reformen ne drejtesi. nese me plepistet aktuale te doktorr horrorit, ketu mund te zhdukje edhe 10 gerdece, e nuk te hynte gjemb ne kembe, me fbi (bkh) do jete shume e veshtire per ndonje minister apo doganier te hedhe firmen per te futur ne mes te bardhes edhe te zezen. jo se kjo nuk mund te ndodhe. ndodh edhe ne vende me legjislacion te forte. por diku paguan shtrenjte. veçmas kesaj qeveria duhet te nderrmarre hapa shtese ne kompletimin e ketij ligji. qe per mua eshte aq jetik sa ai i drejtesise. boll ky vend u ndye nga barbarite. ka ardhur koha, ne mos eshte momenti qe ndotesit te denohen edhe per qeset qe fluturojne nga ballkonet, kuptohet , sanksione financiare. si dhe te fillojne projektet e seleksionimit te metjeve deri ne 5-6.te kontenitore te veçante. dhe kjo fillon qe nga shtepia, biznesi, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *