FOTOT/ La djalin 22 muajsh të vdiste në makinë, po shkëmbente mesazhe erotike me të miturën

Trupa gjykuese e ka cilësuar vdekjen e tij si vrasje. “Justin Ross Harris thjesht kishte harruar djalin e tij në makinë”.

Kjo është ajo që pretendon avokati i tij mbrojtës Maddox Kilgore me shpresën që do të besohet nga trupi gjykues gjatë ditës së sotme, ku do të jepet edhe dënimi në qytetin bregdetar Brunswick të Gjeorgjisë.

Fillimisht u cilësua si një aksident tragjik, por hetuesit gjetën prova të tjera rreth vdekjes së vogëlushit, shkruan tvklan.al. “Provat tregojë se kjo ishte vdekja më e keqe e paimagjinueshme për një fëmijë,” tha ndihmës prokurori i qarkut Chuck Boring, në nisjen e procedurave gjyqësore të hënën.

Temperatura brenda makinës dyshohet të ketë arritur në 120 gradë, sipas ekspertizës mjekësore. Cooper u gjet i vdekur tetë orë pasi babai i tij e la në makinë. Prokuroria tha se Harris e dinte se djali i tij ishte në makinë. Dhe nga provat e mbledhura thuhet se 35-vjeçari bënte një jetë të dyfishtë.

Në atë kohë kishte lidhje me femra të ndryshme dhe kjo u vërtetua edhe në mesazhet e shkëmbyera në telefon. Në një nga mesazhet që Harris kishte shkëmbyer, thoshte se ai ishte i pakënaqur me martesën e tij. Ditën kur djali gjeti vdekjen në makinë, Harris kishte kaluar kohën duke shkëmbyer mesazhe me një vajzë të mitur, 16 vjeç.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-34-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-34.jpg","attachment_id":560021},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-33-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-33.jpg","attachment_id":560022},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-35-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-35.jpg","attachment_id":560020}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *