Prostituta!

4 Tetor 2016, 11:19Politika TEMA

Nga Irena Shabani

Epo unë i dua shumë prostitutat, kuptohet jo të gjitha prej tyre, por në thelb unë nuk kam asnjë lloj urrejtje për to e aq më pak të gërmoj në pse-të e tyre për zgjedhje të tilla.

Tani disa prej tyre kur janë të liga, janë të liga, e këtë nuk e kapërcen dot as njeriu më i mirë.

Dje takova në rrugë njërën prej tyre. E kam përzemër këtu e shumë vite më parë që prej ditës kur i hyra në shtëpi.

Është njësoj mesazh-ëmbël si gjithmonë, thjeshtë që tonin e zërit e ka po njësoj të vrazhdë e të gërvishtur sikur jeta ja ka rrjepur dalëngadalë derisa e ka lënë të zbuluar e të pangjyrë.

Ishte në dimër dita kur unë e kam parë për herë të parë, ajo ishte në rrugë diku karshi Ministrisë së Mbrojtjes e unë pas saj.

Shihja tangat e saj nën një fund rripa rripa e thashë me vete “ah kjo paska tanga gri”, pastaj u kujtova që në kushte normale unë nuk kisha gjasa të shihja aq thellë veshjes së dikujt. Kështu u zgjova mëndërisht dhe vura re një grua me çizme të gjata të zeza, xhup lëkure dhe një fund (i thënçin) ishte para meje.

Disa djem e shanë dhe ajo ua kthehu me të njëjtën monedhë. Pas disa muajsh e gjeta ku banonte.

Doja ti bëja një intervistë, por të jem e sinqertë prisja që ajo të më përcillte egërsisht ose edhe t’më gjuante.

Ajo më priti në shtëpi dhe më uli në një divan.

-Rri pa siklet më tha, se çdo gjë është e sterilizuar.

Para se t’i thosha arsyen pse kisha shkuar, i kërkova falje për atë që do i komunikoja.

Kur mori vesh që isha gazetare më tha: Në një rast tjetër tani do kishe fluturuar përjashta, por mënyra sesi erdhe më bën të heq dorë nga ky vendim!

I qesha, ajo nuk me qeshi fare.

U ul përballë meje pasi më vuri përpara karamele dhe me tha: Mos ki merak mos rri ashtu gjysmë në ajër në divan çdo gjë këtu është sterile, klientët e mi nuk ulen kurrë në divan!

Më tregoi që i lante perdet e saj të tylit në 90 gradë, dhe po kështu çdo gjë të bardhë. Vinte erë e një ilaçi të mirë rrobash ngado.

Më foli për familjen, ish- burrin dhe ish- djalin, sepse e kishte kuptuar që në jetë ajo do ishte vetëm një ish për njerëzit e saj të dashur.

Më tregoi se kishte motra, vëllezër, se ishin njerëz të mirë dhe se një intervistë e saj publike do ti lëndonte.

Më çarmatosi, kështu që hoqa dorë nga kjo ide. Më përcolli ashtu si një personazh librash me ca fjali që më lanë shumë mbresa, dhe më mbushi duart me karamele.

Kur dola tek dera e pyeta nëse do më fliste në rrugë.

-Jo, më tha, vetëm do të të shikoj, nëse je mirë do të buzëqesh pak e do vazhdoj rrugën, nëse je keq do hidhërohem.

-Po pse nuk do më flasësh i thashë?

-Sepse një grua si unë e bën pis një vajzë si ti, më tha.

Koha ashtu rrodhi vërtetë, ajo nuk më fliste, edhe pse unë tentoja gjithmonë. Më kalonte pranë sikur nuk më kishte njohur kurrë.

Kohë më vonë e pa që unë nuk hiqja dorë nga përshëndetja e tani më ndalon në rrugë e më flet.

Më pyet për të gjitha e më tregon për dashurinë e saj.

Asnjëherë nuk e kam kuptuar sesi ka aq klientë dhe ka gjithmonë një të dashur të përjetshëm i cili lë kokën pas saj.

Ditën e parë që e takova atë djalë ai ishte në zor të madh se çfarë do mendoja unë. Epo çfarë mund të mendoja unë për diçka që nuk më përket fare përveçse si informacion. Them që është më mirë që ca gjëra mos të lexohen as siç duken, as siç ne do donim të dukeshin. Disa gjëra janë, pavarsisht të gjithave.

Tani ajo është kërrusur dhe është zvogëluar. Unë kam frikë nga zvogëlimi në fakt, më duket sikur milingonat do dalin direkt nga një libër i Gabriel García Márquez dhe do zhdukin gjithë gjurmët e asaj që ishte. Në çdo kohë ca njerëz kanë qënë para dhe ca kanë qënë mbrapa shoqërisë, prostitutat kanë qënë përherë anash saj…

11 komente në “Prostituta!”

  1. Plehrat e PPSH says:

    me ne fund nje teme me interesante dhe po aq e rendesishme per kohen dhe shqiperine sa ajo e plehrave sjelle te ju nga TEMA e meros.

  2. Bujka says:

    Brrockulla te shpikura pas leximit te ndonje romani idiot…

  3. nazmi says:

    Shkrimi i ka te gjitha.
    1. Kritiken ndaj kesaj shiqerije hipokrite.
    2. Ndjenjen njerzore.
    3. Nevojen e kesaj shoqerie te semure.
    4. Opinionin ne shoqeri.
    5. Vetmine.
    6. Zghedhjen e gabuar.
    7. KKalbezimine shoqerise.
    8. E shume te tjera.
    Jetojme ne lukes e varferi ekstreme. Horrelleku drejton e dominen.

  4. nuk ka tym pa zjarr says:

    Shikoj qe ato qe jane me te interesuara per legalizimin e prostirucionit jane femrat. Cudi????
    Nuk e kuptoj dot kete deshire.
    Ndoshta propaganda e filmave re hollywood-it qe e tregon jeten e tyre aventureske te bukur dhe emocione.
    Nese legalizohet te pakten te jete i konteolluar. Jo spontan neper rruge por ne ovjekte jashte qyrwtit e te licensuar. Nese lejohet ne rruge do te krijoje probleme te medha per shoqerine. Sidomos per femijet dhe adoleshentet. Te cilet do ta krijojne imagjinaten e jetes te shtremberuar. Dhe jo si brezat e socializmit qe u rriten me nje edukate shembullore edhe pae e detyruar kjo nga pushteti dhe partia.
    Efektet e ketyre shtremberimeve po i shikojme tek brezi i ri i cili eshte plotesisht i deformuar.
    Per keto gazetaret ky problem sot teajtohet tjeshte si nje tematike e percipte me nuanca normale thjesht dicka ndryshe. Por do ti pyesja te gjitha keto femra mendjehapura dhe me te avancuara se pjesa tjerer e shqerise qe trajtohet si konservatore te dale mode:
    A do ta lejonin apo deshironin keto qe vajzat e tyre, matrat mbesat te prostituonin rrugeve?????

  5. Shqipetar i vuajtur says:

    Per here te pare po lexoj nje artikull te shkruar nga nje mendje e bukur. Jam apsolutisht dakort, me gazetaren dhe komentiesin Nazmi.

  6. asd says:

    Komplimente gazetares. Shkrimi eshte prekes. Mund te tentohej edhe nje liber.. ?

  7. Bazarhesap says:

    E bete te moralshme si cdo “PROSTITUTE” tjeter te ketyre 26 vjetve te banalizimit te Shqiperise!!!
    Nuk jeni larg nga ketp e thoni se vet profesioni i gazetarit eshte nje hap larg asaj te PROSTITUTES

  8. shqip says:

    absolutisht. nje shkrim qe te ben te hysh tek ndjeshmeria, e jo te egoizmi provincial. nje bravo te madhe autores. keto duhet te jene tama te debatuara. jo qytetari dhixhi – qyvrim. nese duam te sherojme vertete plaget sociale, ket jane jane vertete debati i dites. edhe nje here komplimenti artikullshrueses.

  9. Fshatari says:

    Kur eshte legale banda e Shqup-it PSE te MOS legalizohet edhe prostitucioni ?

  10. mirashi says:

    Ne radhe te pare duhet te kuptojme qe keto plage kanceroze si prostuticioni, droga, krimi, vjedhja; mungesa e respektit karshi njeri tjetrit dhe sidomos prinderve dhe te rriturve, harbuteria, imoraliteti total….ku eshte dashuria njerezore…….ishin apo u krijuan ne keto permasa. Kush u hapi rrugen dhe a mund te riparohen? Ai qe hapi rrugen duhet te denohet, ndersa çdo lloj riparimi eshte mundim i kot dhe i deshtuar. Lufta duhet bere per te patur shprese njerezit, por edhe perendimi ka deshtuar me deshiren e tij per keto çeshtje dhe jo se nuk i ka zgjidhe dot. Dava e gjate kjo, por une, si “konservator” qe jam , prostitucionin nuk do ta pranoja kurre sepse shoqeria njerezore ka kaluar ne bashkejetese, njesoj si kafshet duke humbur celulen e saj familjen dhe prape kjo behet me “deshire”. Shoqeria erdhi deri ne nje moment qe mrekullisht krijoi familjen me norma rregulla, dinjite, moral, nder, respekt, me dashuri dhe tani u ngop, duhet shkaperdhyer. Pune e saj, secili ne fund ben zgjedhjen e vet, por eshte e papranueshme se detyrimisht imponon dhe te tjeret, djalin, vajzen… Dhe shqetesimi fundit ne mes gjithe pafund shqetesimeve: Femra e sotme e degjeneroi jeten! Si nje mrekulli njerezore, nga zoti a natyra, ajo e çfrytezoi si maskareshe pozicionin e saj ne jete. Prandaj edhe peles i vene kapister.

  11. Aster says:

    Shkrim i sajuar asgje e besueshme. Gazetaruce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje