Tmerri në Selanik, refugjatët përdhunojnë studenten brenda universiteti!

4 Tetor 2016, 14:14Rajoni TEMA

Opinioni publik në Selanik është tronditur rëndë pas ngjarjes së fundit që ka ndodhur në ambientet e Universitetit Aristotelis të këtij qyteti.

Tre refugjatë të moshës 17, 20 dhe 27 vjeç, dy nga Siria dhe një nga Algjeria kanë kërcënuar një çift studentësh duke u marrë me force 30 euro dhe telefonat celularë. Ndërsa djali ka mundur të largohet dhe të njoftoi policinë, vajza është sulmuar dhe është abuzuar seksualisht prej tyre.

Policia ka mundur pas disa orësh t’i arrestojë ata bashkë me katër algjerianë të tjerë, pasi u janë gjetur në banesën e tyre sasi të mëdha lëndësh narkotike, para në “cash” dhe bizhuteri të vjedhura.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Selanikut dhe tre refugjatët përveç akuzave për vjedhje, përballen tashmë edhe me akuzat e rënda të përdhunimit, shkruan TCH.

Ndërsa shoqëria greke dhe qeveria po përballen edhe me anët e tjera të krizës së refugjatëve, kur në gjithë vendin ndodhen të bllokuar më shumë se 60 000 vetë dhe zgjidhja nga BE-ja për transferimin e tyre në vendet anëtare, ende po vonon, reagime të mëdha ka shkaktuar deklarata e presidentit çek Milos Zeman i njohur për lidhjet e tij me politikanë të ekstremit të djathtë në Europë, bërë nga një forum në ishullin e Rodosit.

Ai ka propozuar që gjithë refugjatët që ndodhen tani dhe ata që hyjnë në ditët në vazhdim në Greqi të izolohen dhe të çohen gradualisht në ishujt e pabanuar të vendit dhe si shkëmbim Greqisë t’i reduktohet borxhi kolosal i saj. Ai ka deklaruar gjithashtu se duhet të dëbohen gjithë emigrantët ekonomike që mbërritën në Europë gjatë vitit 2015.

“Nuk jam kundër emigrantëve nga Rusia, Bjellorusia, Ukraina dhe Serbia”, ka thënë ai. “Por jam kundër emigracionit islamik, sepse kultura e muslimanëve është tërësisht e papërshtatshme me atë të shoqërisë evropiane”.

Përveç ishujve grekë Zeman ka propozuar si vende për strehimin e refugjatëve edhe hapësira të mëdha të pabanuara në Afrikën e Veriut.

8 komente në “Tmerri në Selanik, refugjatët përdhunojnë studenten brenda universiteti!”

  1. arjan cani bir k...e says:

    ajo qe u perdhunua eshte motra e TGF1

    1. Giasou Janulatos Alvanoarxidoglyftis says:

      Po normale, beqiri ja futi vrapit e la motren vetem.
      Perveç kishes, familja ska rendesi per beqirat e janullatosit

  2. katarakti says:

    Jam plotesisht dakort me Milosh Zeman. Dhe ajo plaka Merkel duhet mbyllur ne çmendine.

    1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      ska gje, kjo eshte akseptabel ! Rasati i tyre i perdhunoi ! Mjafton qe qiresi mos te jete allvanos, te tjerat skan rendesi.

  3. Sokol says:

    Te ndihmosh nje njeri ne hall eshte humane.po historia ka treguar se keto kontigjente kane probleme.femijet e tyre kan veshtiresi te integrohen dhe kur deshtojne jane te rrezikshem per ambientin

  4. nje ish myslyman says:

    Edhe une jam dakord , sidomos me ty , Katarakti , myslymanet jashte nga Evropa , kane tjeter mendje , tjeter karakter , jetojne nja 10 shekuj mbrapa evropianeve .

  5. Feja e Shqiptarit eshte shqiptaria says:

    Ah pika Millosh Zemanit. Pijanec populist qe kujton se Cekia ka standartet si te Zvicres.

  6. Pellazgos says:

    Ti leme llogjet dhe te flasim ndershmerisht.
    Ku shtrihej Greqia e Lashte dhe ku perfundoi dhe megjithe ate “njetezit” nuk i ze gjumi nga zilia,ambicja,aharistia qe “shqip” do te thote qe kur te ben nder nje njeri dhe ty nuk e njeh per Greqine
    Shumica e Albanistanit Rustema,Ismaila,Qemala,Alira dhe ju ham,ham,ham Greku e ka fajin.
    Kur bete derr e arine cdeshe qe bere Turqine ju prape ham,ham,ham Greku e ka fajin,cdo dite banda me prostitucion dhe droge ne gjithe Evtopen ju ham,ham,ham Greku e ka fajin.
    Eshte semundje (sickness) antigreku nuk kini fsj,600 vjet (vita) nik este shaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje