FOTO për të mos u humbur! Si ishin qytetet shqiptare para Luftës së Dytë Botërore

6 Tetor 2016, 13:09Lifestyle TEMA
FOTO për të mos u humbur! Si ishin qytetet shqiptare para Luftës

Këto foto janë publikuar nga albanologu i njohur Robert Elsie.

“Ja këtu një koleksion të mrekullueshëm – foto të “Shqipërisë së vjetër,” siç ishte para diktaturës komuniste,” shkruan Elsie.

Fotot janë shkrepur nga historiani amerikan Edvin Xhejks para 1940-ës.

“Historiani amerikan Edvin Xhejks (1908-1996) ishte misionar baptist i cili punoi si mësues në Korçë në vitet 1932-1940, ku filloi të grumbullonte materiale për historinë e Shqipërisë. Viti 1940 e gjeti në Romë. Më pas u kthye në Shtetet e Bashkuara ku u diplomua në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, me tezën The Islamization of Albania under the Turks (Islamizimi i Shqipërisë në kohën e turqve). E vizitoi përsëri Shqipërinë edhe në vitin 1986. Ndihmesa kryesore albanologjike e Xhejksit ishte historia e tij 700-faqëshe e Shqipërisë me titullin: The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, Jefferson NC 1995, shqip: Shqiptarët: Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Tiranë 2002 – historia më e gjatë e Shqipërisë e shkruar në gjuhën angleze. Kur ishte në Shqipëri, Xhejksi mblidhte pa pushim kartolina të vendit. Pas vdekjes së tij, kartolinat përfunduan në arkivin e tij personal në Seminarin Baptist Konservator të Denverit (Denver Conservative Baptist Seminary). I jemi mirënjohës David Hosaflook, drejtorit të Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, i cili e gjeti koleksionin e kartolinave dhe e vuri atë në dispozicion të publikut. Ky koleksion kartolinash paraqet interes më të madh nga ç’mund të mendohet, sepse ofron pamje të sakta, si dhe disa pamje të rralla të “Shqipërisë së Vjetër”, para shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore dhe të periudhës komuniste (1944-1990). Shumica e objekteve të fotografuara në këto kartolina nuk janë më,” shkruan Elsie.

19 komente në “FOTO për të mos u humbur! Si ishin qytetet shqiptare para Luftës së Dytë Botërore”

  1. Elio says:

    Perjashto Korçën dhe Beratin gjithandej …

    P o c a q i ll ë k

    1. Adriatik says:

      Nuk mund te thuash foto te “Qyteteve Shqiptare” se keto nuk jane qytete.

      Keto jane katunde anadollake me xhamija me balte dhe turkoshqiptare injorante.

      1. .... says:

        po ke te drejte o te qifsha ate motren,se ti vet bashk me familjen tende basdarte keni lindur dhe jetuar ne londer o te qifsha motren,prandaj te duken fshatra keto fotot e shqiperise o moter dhe familje e qire o adriatik o gru qire,te pelqeu o te qifsha edhe gocen po pate.

    2. ec aty says:

      Thjesht kuptohet zhvillimi i jashtezakonshem qe pati Shqiperia gjate periudhes komuniste! ?

      1. Baton Kita says:

        EC DREJT INJORANCËS
        Zhvillim i “jashtëzakonshëm” me ato godina kopje komuniste ruse, ndërtime të shëmtuara, gri që lehtë i “lexon” se ngërthejnë mjerimin, trishtimin, frikën, crregullimet mendore, …zi e më zi.
        Këto pamje janë fryma e talentit shqiptar. Arkitekturë autoktone që duhej të kultivohej e të pasurohej.
        Shiko betonarmetë e sotme, stil surrogat, për të cilat janë derdhur miliarda euro e që rezultojnë me deformin pampr e zhdukje të kaluarës sonë kulturore materiale e shpirtërore.
        Falemnderit TEMA për këtë dhuratë nostalgjike!

        1. ec aty says:

          Baton Kokbolja,per ke “arkitekture autoktone” flet mor derdimen! Per ate turko-orientale apo per disa kopje baroku neper rruget e shtremta te “qyteteve” !? IDIOT,”qytetet” u bene qytete ne Shqiperi vetem gjate periudhes komuniste,kush nuk e pranon kete eshte cope mishi pa sy ?

          1. Lux says:

            O ti shkencetar ka te drejte batoni. Kishte karakteristika te bukura nedrtesash. Sot i gjen vetem ne mal te zi dhe kroaci. Ajo seshte e vertet ne rast se ka ndertesa me te shemtuara e pa vlere jane ato te periudhes komuniste. Te ishte ruajtur gjithca dhe te ishte ndertuar me kriter me vone, sot do kishe numrin me te larte te turisteve ne eu. Thjeshte nuk kishte pasterti po kjo sgjidhet.

  2. toni says:

    Me mire para luftes II Boterore se tashi !

  3. Paqesori says:

    Rruga ” Nana Mbreteneshe ” …ku kam hedhur hapat e pare…. Sa mall !

    1. ca po thu o Shabono says:

      Sa vjec je ti merr katnar Tirone, qe paske hedh hapat e para ne rrugen “katunarja nga Macuklli” ?

  4. majmuni says:

    foto te bukra!
    pamje romantike.
    habitate te tilla I gjen ne europ gjithandej.
    tradita esht si geni. nuk duhet humb por duhet zhvillu.
    se po e percudnove genin,sic ndodhi me shqiptaret,atehere nuk merret vesht se cfar njeriu je. se kush je.
    un e kuptoj vec nga kto foto se cfar percudnimi I ka bo shqiptarve rregjimi zogist,ai italjan dhe me von ai komunist. per te vazhdu me kte gjem qe esht ber sot.
    ajo arkitektur aq e thjesht dhe qetsuese qe paska qen atehere duhej mbajt e zhvillu e rinovu ,e jo te prishej e te shemtohej me ato ndertesa fashiste,apo edhe me ato cudira komuniste. si edhe te mos behej kjo betonoshkerdhni qe osht bo tash e 25 vjet.
    ajo shprehja qe shqipnis duhet me I fut bulldozjerin dhe me e fillu nga skraçi qendron dhe esht mese aktuale edhe tash.
    po t shofesh “fshatrat e humbura” te gjermanis,frances zvicres apo edhe ne lindje poloni hungari.. ceki.. do ndjesh ate atmosfer qe te japin kto foto te vendbanimeve shqiptare ala pa u prish nga arkitekturat fashiste komuniste dhe demokratiste .
    ato foto marrin me siguri emertimin “village” te anglishtes qe do ta perkthenim jo fshat,se fshat esht “farm”,apo “countryside”,por do kuptohej “vendbanim vilash”.
    tamam si vila duken shtepijat me oborr pem lule rrug kalldrem,,,… karakter,ngrohtsi urbane,qetsi shpirtnore…

  5. elitex says:

    Foto 9 eshte kalaja e Gjirokastres!!!

  6. Moisi Golemi says:

    Kudo mjerim e balte. Dhe ky gomar Elsie thote “fotot e Shqiperise perpara se ta shkaterronte komunizmi”. Eh veshgjate. Komunizmi do quhej shkaterrues po te merrte Kanadane tende e ta bente si Shqiperia e ’80-es. Por jo kur merr nje megakatund osman dhe e con aty ku e la ne ’80-en. A e more vesh, ooo Elsie?

  7. korcari says:

    Koritsa me te vertet e bukur!! Bravo.

  8. Lexo says:

    Me duket se Foto 19 eshte Hani i Elbasanit ne Korce. Nuk besoj se eshte ne Elbasan kjo ndertese.

    Per ata qe komentojne keq me lart – NUK gjykohen te paret se nuk i dime rrethanat qe kane diktuar jeten ato vite. Mos u beni perfeksionista me zor ?

  9. Alban Dardani says:

    — Per komentin ”majmuni” dhe ”Baton Kita”
    –Edhe GJyshi im , lindur ne vitet 1800, kur zbriti per here te pare nga mali i Trebshines , per tu kuruar nga plasja e nje predhe te luftes ITALO-GREKE ne TIRANEN e vite 40 , KUR U KTHYE NGA TIRANA E ATYRE VITEVE kendonte vargjet; —
    — O DJALO, FESTE MENJANE
    HAJDE SHKOJME NE TIRANE
    TE BEJM SEHIR KASABANE,
    SA XHAMI E SA DYQANE
    SA TE BUKURA QE JANE
    — Fotot vertet kane vlera te ralla historike, kujtimi e nostalgjije feminore per ata qe jane rritur ne ate koh, dhe per ate TIRANE QE per 500 vjet NUK ISH AS 15 APO 30.000 banor. Eshte turp dhe injorance te mburremi me ate lloj zhvillimi e arkitekture e cila filloi ne regjimin mbreteror dhe pasoi me bumin e mevonsahem. Pavarsisht pretendimeve ai bum ndertimesh ishte falas kudo. Imagjinoni ku e lane pushtimet e nje pasnjeshme SHQIPERIN perfshi dhe ate 500 vjecar OTOMAN, ME ZHVILLIMIN QE PESOI AMERIKA PAS 300 VJETESH ZBULIM DHE KOLONIZIM.
    — Per Tiranen e me voneshme, E CILA , per 50 ose 80 vjet arriti ne 300.000 dhe 800.000 banore, me ate lloje stili 1-3 kat, ku dominonte muri qerpicit, bahcet dhe gardhet, sot nuk . do mjaftonte fusha e Tiranes, Thumanes, e Durresit nga gjiu lalzit deri ne Rrogozhin.

    1. Baton KITA says:

      Dëgjo, or Alban Dardani!

      Një thënie e një mendimtari të madh botëror, si përgjigje për ty:

      Primitiv është ai njeri, i cili nuk është i vetëdishëm dhe i shpërfill vlerat e kolektivitetit të cilit i përket.

      Të kultivohej e të PASUROHEJ ajo traditë kulturore.
      Mendimi im nuk është që arkitektura kombëtare të ishte totale, por e seleksionuar.

      1. shih shih says:

        Idiot,ku e ke “arkitekturen kombetare” !? Shtepite me qerpic alla turka? Njeri me komplekse inferioriteti,do te shesesh ate qe nuk e ke! Katunar ?

  10. Na bashkoj kenga popullore says:

    Un nuk e di a mund ti quajm qytete te perparuara o te prepambetura apo arkitektur perendimore apo otomane, por di te them se jane qytete shum te bukura terheqes dhe çdo gje me kriter me nje fizjonomi te paperseritshem qe nuk ekzistojn ma perveç Beratit qe po i iken çdo dite e me shum,per fatin e keq kombit tone shkaterrimet dhe ndertimet pa kriter kane nisur qysh me pushtimin otoman si na e lan tradit qe vazhdon edhe ne ditet e sotme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje