Helmimi i nxënësve në Paskuqan, policia sqaron shkakun

6 Tetor 2016, 17:36Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen që ndodhi sot në shkollën 9 vjeçare në Kamëz “Jashar Hoxha’ ku mbetën të helmuar 4 nxënës.

Sipas njoftimit zyrtar ka qenë drejtoresha e shkollës ajo që ka telefonuar në numrin e emergjencave 112, duke thënë se 4 fëmijë në shkollë kanë pasur probleme shëndetësore. Menjëherë në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku Drejtoresha e kësaj shkolle ka pretenduar se mos ka patur lëndë narkotike një nga nxënësit.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kontrolluar të gjithë shkollën, nga ku ka rezultuar se në shkollë nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike. Nga kontrolli i imtësishëm dhe aroma e ndierë nga shërbimet dyshohet se aroma ka qënë kimikat (në formë të gaztë) që përdoret për pastrim. Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Spital. Sipas deklaratave të tyre aroma ka qenë shumë e fortë

Nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë. Shërbimet e policisë po punojnë për evidentimin e llojit të kimikatit të futur në shkollë.

2 komente në “Helmimi i nxënësve në Paskuqan, policia sqaron shkakun”

  1. tfgs1 says:

    keshtu ndodh kur arabet lyejne sumat me arome………

  2. Bushi says:

    E çfare nuk bejne njerzit e pd-ke.Ata paguajn njerez te tyre per te bere incidente neper shkolla apo ambjente te tjera.Me siguri,jane futur lend kimike ne shkolle nga njerez te pd-ke per te krijuar gjera te tilla,pasi sote po zhvillonte punimet parlameni.Dhe menjehere eshte lajmeruar ne parlament deputeti i pd-ke,i cili e paraqiti si nje incident te qeverise dhe veçanerisht te ministres arsimit.Kete e kupton dhe bufi qe jane skenare te pd-ke per te bere show,se gjoja pd-ke u vjen keq dhe eshte faji i qeverise.Ja kush jane keta te pd-ke.Duan dhe vota keta.Kur te shikojne rrezen e veshit do marin vota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje