Kombëtarja shqiptare dhe “kombëtarja” e Kosovës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

parrullaNga Eduard Zaloshnja

Ndarja mes kombëtares shqipëtare të futbollit dhe asaj të Kosovës nuk është një ngjarje thjesht sportive.

Ekipi kombëtar shqipëtar i futbollit, në dhjetëvjeçarin e fundit,  ka qenë kombëtar në kuptimin më të plotë të fjalës. Në përbërjen e tij ka patur e ka lojtarë të lindur ose me origjinë nga Tirana, Prishtina, Korça, Gjakova, Vlora, Kumanova, Shkodra, Tetova, Ulqini, Elbasani, Presheva, etj. etj. Në të njëjtën kohë, ndeshjet e kombëtares shqiptare i kanë përkrahur në mënyrë të organizuar shoqatat e tifozave nga Tirana, Prishtina, Tetova, Shkupi, etj., etj.

Me plot gojë mund të thuhej se bashkimi i plotë i shqiptarëve ishte realizuar në futboll. Dhe kjo s’është një gjë e pakët. Futbolli është një lojë që ngjall emocione të forta dhe që, në epokën e lëvizjes së lirë, internetit dhe transmetimeve televizive satelitore, bashkon një numër të jashtëzakonshëm njerzish rreth një dëshire të përbashkët – suksesit të skuadrës së zemrës.

Dhe përbashkimi me zjarr rreth një dëshire sportive mund të shërbejë si rrënja e një përbashkimi më të gjerë. Jo më kot, Shoqata Tifozat Kuqezi dhe Kapiteni Cana shërbyen si pedana të një lëvizje politike më 2012-ën, që u quajt Aleanca Kuqezi. Dhe jo më kot, ish-kryeministri Berisha përmendi atëherë, në 100 vjetorin e pavarsisë, Prevezën e Preshëvën, Manastirin e Ulqinin.

Ajo rritje e temperaturës politike, si rrjedhojë e tempëraturës sportive, e alarmoi diplomacinë amerikane dhe europiane, të cilat kanë si objektiv strategjik njohjen ndërkombëtare të Kosovës së pavarur, por jo të bashkuar me Shqipërinë.

Në fakt, ndëryrja e diplomacisë perëndimore dhe zhvillimet e brendshme në Shqipëri e ulën temperaturën politike që pati si zanafillë Aleancën Kuqezi, por incidenti me dronin në stadiumin e Beogradit tregoi se përbashkimi futbollistik i shqiptarëve të të gjitha trevave përbën gjithnjë një fidanishte të fuqishme për rilindjen e lëvizjeve politike për bashkim kombëtar.

Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që pati kaq nxitim nga UEFA dhe FIFA për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës si anëtare më vete dhe për futjen e saj menjëherë në eliminatoret e kampionatit botëror. Dhe fati e deshi që “kombëtarja” e Kosovës të bënte një paraqitje të mirë e të arrinte një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë zyrtare. Kjo u vjen padyshim për shtat atyre që duan që tifozeria shqiptare të ndahet në dy pjesë – ashtu sicc janë ndarë edhe dy shtetet shqiptare.

Me kalimin e kohës, konkurrenca mes trajnerëve, të cilët tërhiqen më shumë nga interesat afatshkurtëra të diktuara nga gjatësia e kontratës së tyre, do të bëjë që lojtarët me origjinë nga Prishtina, Prizreni, Gjakova, etj. të zgjedhin ekipin e Kosovës dhe ata me origjinë nga Tirana, Korça, Shkodra, Vlora etj. të zgjedhin ekipin e Shqipërisë. Me pak fjalë, nuk do të mund të bëhet më fjalë për një kombëtare shqipëtare të futbollit, e cila do të shërbente si fidanishtja e një bashkimi kombëtar të shqiptarëve.

Sidoqoftë, bashkimi mund të ndodhë një ditë. Mund të mos e arrijnë nipërit tanë, por mund ta arrijnë stërnipërit. Shkëputjen e Kosovës nga Serbia e ëndërronin stërgjyshërit tanë, por vetëm brezi ynë e pa të kthehej në realitet…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Kombëtarja shqiptare dhe “kombëtarja” e Kosovës”

  1. Baton Kita says:

    SHQIPËRIA DARDANE, SHQIPËRI

    VLERA AFEKTIVE MBETET e PANDRYSHUAR – NJË KOMB – NJË KOMBËTARE – SHQIPËRIA.
    Skuadra e Kosovës nuk ka atributit kombëtar, ajo është skuadër shtetërore pa taban kombëtar,se ashtu e duan ndërkombëtarët, përk institucioni FIFA, UEFA, të cilët e kanë vënë në veprim dekombëtarizimin e shqiptarëve të Kosovës.
    Recetimi dhe surrogatizimi i dëshiruar nga ana e tyre e ndjenjës kombëtare – nuk do KALOJË!

  2. Baton Kita says:

    TË FALA EDUARD!

    E kam ndjekur me kohë fenomenin futboll – promotor i cëshjes së bashkimit kombëtar shtetëror…nga e cila fobi polli pranimi i Kosovës në institucionet ndërk – FIFA, UEFA.
    Të FALA TEMA!

  3. Arber Iliri says:

    Po pse beheni trapa pse kombetarja e futbollit eshte pikesynim.Jeni shume drite shkurter.Kosova shtet i njohur nderkombetarisht eshte me mire krah me Shqiperine.Nese jemi nje komb le te veprojme si te tille ne maredheniet ndermjet dy vendeve dhe ne politiken e jashtme.Aktualisht edhe ata qe s’na duan duan te bashkohemi se jemi me rremuje.Ku ta gjesh qe te jemi dy shtete dy vota, por dy shtete te pavarur jo nen Serbine apo Greqine.

  4. like says:

    Kosova duhet te çoje lojtaret e saj me te mire ne Tirane, paçka se do bota te paraqitet me ekip kosove. Nuk duhet te kete me shqipri, kosove dhe shkup ne futboll. vetem tirane, prishtine tetove prizren etj. dhe ndeshjet nderkombtare Nuk duhet te luhen vetem ne tirane por edhe tetove gostivar etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *