Mjeku tregon për TemA TV: Ja shkaku i helmimit të fëmijëve. Deputeti Dogjani ndryshon versionin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

mjekuHelmimi i 5 nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Kamzë alarmoi policinë dhe politikën gjithashtu, pasi demokratët thanë se fëmijët konsumuan kanabis. Por një mjek pediatër e ka rrëzuar këtë pretendim. Fëmijët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Pesë nxënës të një shkolle 9-vjeçare të Kamzës janë helmuar nga aroma e një detergjenti që hapën në klasë dy djem të kësaj shkolle. Lajmi u përhap shpejt dhe u interpretua politikisht nga opozita e cila ngriti alarmin se nxënësit kishin konsumuar kanabis.

Gjithçka ka ndodhur që në orët e para mësimore, kur drejtoresha e shkollës “Jashar Hoxha” lajmëroi në numrin 112, e shqetësuar se mos nxënësit kishin konsumuar lëndë narkotike dhe autoambulanca i transportoi menjëherë drejt Pediatrisë, ku morën trajtimin e parë. Por çka ndodhur me të vërtetë me nxënësit, a u helmuan nga kimikati apo nga droga? Jashtë kamerave dhe pa dijeninë që po filmohej, mjeku Petrit Caca shpreh atë çka kishte konstatuar.

Më tej, të miturit e moshës 10 vjeç u transferuan drejt Urgjencës, për trajtim më të specializuar. Aty fëmijët u vizituan edhe nga deputetët demokratë Asllan Dogjani, i cili më herët kishte deklaruar se nxënësit kishin konsumuar kanabis. Por në dalje të spitalit ai ndërroi version.

Ndërkaq, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se 6 vajza ishin ndier keq nga aroma e gazit dhe se në shkollë nuk ishte përdorur lëndë narkotike.

Një nga prindërit e nxënësve thotë se vajzës së tij i kishte rënë të fiktë sapo doli nga palestra.

Së fundmi, burimet pranë Policisë së Tiranës thanë për TemA TV se me mbërritjen në këtë shkollë efektivët e komisariatit nr 5 kishin sekuestruar detergjentin që është dërguar për analiza laboratorike. “Nuk janë më tepër se 5 fëmijë të dërguar në spital. Të tjerët s’kanë pasur asnjë problem”-thanë burimet, të cilat shtuan se për dy djemtë përgjegjës për këtë situatë është vendosur paralajmërimi për përjashtim nga shkolla. Ndërkaq, mjekët shtuan se nxënësit ndodhen në kushte të mira shëndetësore dhe së shpejti do të dalin nga spitali.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *