Sokol Balla/ Basha i PD dhe Luli i amerikanëve

7 Tetor 2016, 15:30Politika TEMA

Nga Sokol Balla

Shumë është folur për rrugën e njohur në të cilën Lulzim Basha po ecën në karrierën e tij politike. Ai në fakt po ndjek rrugën e Edi Ramës. Rrugëtimi i Edi Ramës drejt pushtetit edhe ai, nuk është një model origjinal. Janë të shumtë rastet e kryebashkiakëve që i janë drejtuar majës së pushtetit, duke kaluar nga zyrat e bashkive të qyteteve të mëdha. Fakt është se bashkitë e qyteteve të mëdha, si Mexico City, Londër, Nju Jork, Romë, Firence apo Tirana, për të përmendur vetëm disa syresh, menaxhojnë kaq shumë burime financiare, buxhetore dhe jo, interesa të forta biznesi dhe ndërthurje trafiqesh influence, saqë zor se një kryetar i tillë bashkie të kontrollojë shpërthimet hormonale përballë tundimit që kjo lloj karriere të ofron. Gjithashtu bashkitë e mëdha dhe pushteti që gjeneron prej tyre, ofrojnë intendencën e duhur për të mbajtur në këmbë partinë, edhe kur ajo është në opozitë. Dhe opozita e majtë do ta kishte shumë vështirë, nëse pas nuk do të kishte mbështetjen e makinerisë gjigande të bashkisë së Tiranës. Jo më kot, afëria me LSI nga ana e Ramës ndodhi në vitin më të vështirë të PS në opozitë, në vitin 2012. Atëherë kur resurset mbaruan, kur kundër ju vunë edhe biznesmenët e “bashkisë”, të cilët gjithashtu ushtruan presionin e duhur tek Edi Rama se në pushtet ai nuk mund të vinte pa LSI.

Modeli i Bashës ka disa përputhje me atë të Ramës. Së pari i siguroi kreut të PD marrjen e Partisë në korrik 2013 dhe dy vite “parajse të sigurt”, ndërkohë që e gjithë baza e Partisë zhytej në dy vitet e para të trishta e të varfëra të opozitës. Bashkia i siguroi gjithashtu rifreskimin dhe promovimin e elementëve të tij besnikë, që patën dy vite kohë të konsolidohen në parti.

Sigurisht dy modelet kanë ndryshime thelbësore që janë thënë e që puqen kryesisht tek fakti i pamohueshëm deri në siguri absolute, se ndryshe nga Nano në 2005, Berisha në 2013 ishte shumë më i ndërgjegjshëm se kujt po ia linte Partinë. Po ashtu, ndryshe nga Nano, Berisha zgjodhi të ketë një jetë më aktive në Kuvend, duke i siguruar kështu Bashës jo vetëm “mbulimin” e handikapit të mungesës së tij parlamentare, por edhe një kontroll më të mirë në grupin kuvendor. Kështu, ndryshe nga të pestët e votimit të Bamirit, apo “pordhët” e së paku dhjetë nanoistëve të tjerë, PD në parlament sot është solide, pavarësisht gërvishtjeve verbale të Bregut, Patozit apo Selamit. Mesila Doda, edhe ajo, më shumë u përjashtua sesa u vetëlargua.

Por së fundi ka një tendencë për të krahasuar e afruar dy modelet lidhur me qasjen e ngjashme të dy opozitave të fundit ndaj ndërkombëtarëve, veçanërisht amerikanëve.

Berisha i pari, e më pas nën të njëjtin ritëm megjithëse me tone më të ulëta edhe Basha, brenda dy ditëve kryqëzuan ambasadorin amerikan në Tiranë. Ish kryeministri e krahasoi Lu thuajse me Eduard Shalësin, ndërsa deklarata e Bashës ishte pak a shumë: “Lu këtë punë ka si ambasador”.

Dhe në fakt Edi Rama ka thënë tëpkë këto fjalë, për ambasadorin e mëparshëm Arvizu, gjatë kohës kur ishte në opozitë. Nuk ishte sekret se raporti i tij me Arvizu ishte kaq i keq, saqë pas 21 janarit, kur në një takim në zyrën në bashki, kur ambasadori amerikan i krahasoi një intervistë të tij tre orëshe në një kanal informativ, me atë të Fidel Kastros, thuhet se dora e Ramës shtrëngoi jakën e xhaketës së Arvizut, të habitur e me sy të zgurdulluar. Edi Rama nuk ka simpati për ambasadorët dhe me shumë prej tyre kanë ndarë gjithmonë një opinion reciprok në kufijtë e përçmimit.

Dhe këtu fillon ndryshimi. Sepse Basha dhe ambasadorët kanë shkuar gjithnjë mirë me njëri tjetrin. Edhe me Lu, Basha ka shkuar aq mirë, sa kur ishte puna te dekriminalizimi, mund të thuhet pa frikë se ambasadori amerikan dhe zyra e tij, përkohësisht emigruan në ambientet e ish-Shqup-it.

Por nuk është vetëm kjo arsyeja, përse Lulzim Basha nuk mund të bëjë kokoroçin para ambasadorit amerikan dhe as t’i bëjë atij diversion me Nuland. Sepse ndryshe nga Edi Rama tek personaliteti i të cilit amerikanët kanë parë gjithnjë një temperament problematik, Uashingtoni e sheh Lulin si një investim tijin thuajse personal. Mbështetësit e afërt të Bashës thonë se nuk ka patur ndoshta nga viti 1991, një lider opozite që të pritet në nivele kaq të larta në Uashington. Kjo është e vërtetë. Bile e vërteta shkon edhe më thellë se kaq. Ambasadori Arvizu në prill 2011, në kulm të fushatës për Tiranën i pranoi një grupi gazetarësh, përfshi edhe autorit të këtyre radhëve, i cili i bëri edhe pyetjen, se “një fitore e Ramës në bashki do ishte ruajtje e statu kuosë ndërsa e Bashës… një gjë interesante”. Dhe në mënyrë shumë interesante në fakt, amerikanët mbyllën jo një, por të dy sytë kur Basha u ul në karriken e kryebashkiakut, me të gjitha mjetet e mundshme “demokratike” që ai dhe partia e tij patën në dorë.

Mu për këto arsye ama, modeli i Bashës nuk mund të jetë i njëjtë me atë të Ramës në opozitë, kur vjen puna te sjellja me Uashingtonin. Nëse Edi Rama në rrugën e tij drejt pushtetit, ka kryqëzuar shpatat mëse një herë me amerikanët, goditjet që Basha i jep atyre kohët e fundit per reformën në Drejtësi, u duket atyre si një thikë pas shpine. Ashtu siç ju duk edhe për armët kimike, kur Arvizu dhe Uashingtoni më shumë u mërzitën me të, sesa me vetë kryeministrin Rama. Sepse amerikanët të mbrojnë edhe kur je një bir kurve, por ama “i tyri”. Por ama kanë treguar gjithashtu, se janë të aftë të të lëshojnë, kur atyre nuk u duhesh më. Dhe zakonisht na kanë mësuar se në marëdheniet ndërkombëtare, ata nuk operojnë as me dashuri.

Dhe shpesh as me shumë qetësi. (Javanews)

14 komente në “Sokol Balla/ Basha i PD dhe Luli i amerikanëve”

  1. Kosova says:

    Ia paske fut kot!!!

  2. Skypion says:

    Duke e pare qe,Lulzim Basha po afirmohet gjithnje e me shume si nje lider i ri politik,krejt i ndryshem nga cka pare politika shqiptare keto 26 vite demokraci,bashibozuket mediatike te sociopatit Rama,po mundohen ta sfumojne kete lulezim ne shkretetiren e politikes shqiptare,duke e krahasuar me lulen e tyre te vyshkur tashme,qe ne te vertete nuk eshte as ishte lule,por nje bime e keqe,Edi Ramen.
    Gjithe ajo cka mundohet te thote ne shkarrashkrimin e tij gazetari, qe u be i famshem per mbare shqiptaret me nxjerrjen e tuqkave ne internet vajzave te reja,eshte: Basha eshte si Rama…!!!
    Shihni se ku kane degraduar qelbesirat: ata per ta zhvleresuar BAshen … e krahasojne me Ramen!Qe domethene,se Basha nuk eshte ai politikani europianist, sic po flasin e po flitet shume keto kohe,por ………. ai eshte si Rama!
    Nje fenomen te tille,e kam vene shume me heret dhe per nje ceshtje tjeter.E kam vene ne dukje edhe ketu ne forum.Eshte nje taktike mjerane,vecanerisht e neveritshme,qe u perdor fillimisht qe ne fillimvitet nentedhjete,kur komunistet e sapo rene nga pushteti dhe te diskretituar boterish per gjemen qe u kish bere shqiptareve diktatura dhe diktatori i tyre,akuzonin kundershtaret e tyre politik,se ishin…si ata!!!
    Eshte rast unikal ne komunikimin publik,kur per te te ulur dhe zhvleresuar,kundershtari te krahason me veten! Ti je i keq,sepse je si une!
    Kete akuze perverse,te percudnshme,i kane bere Berishes ka 26 vite, xhaketat e vjetra! Ti je i keq Sali- i thone – sepse je si ne…!
    Kam degjuar nje stervine komuniste si Sabit Brokaj,dikur koleg i Berishes,inferior ne profesion dhe inferior ne politike,qe ia ben perhere kur i jepet rasti kete akuze Berishes! Komunist ke qene ,komunist ,ti Sali…komunist si une… i keq si une… i poshter si une…!!!
    Aq te ligj jane keta njerez,aq i lig eshte ky soj,sa une,jo me kot,pikerisht ne kete forum,i quaj shpesh si fare e flliqte apo qenefhane.E bej kete me vetedije,me gjakftotesi,pa emocione,sic mund te keqkuptohem.Sepse,jane te tille.Cilesimet jane te merituara plotesisht.
    Ja,tani e njejta gje po ndodh me Bashen…
    Jo – thone bashibozuket e sociopatit Rama – nuk je ai qe thone,nuk je ai qe don te hiqesh… ti je si shefi yne… ti je si Rama…!
    Duke qene se jane bashibozuke te regjur ne arenen e shtypit shqiptare,megjithate,pare ne pamje te pare,ata japin ndoca piketakime te “rrugetimit” politik te Bashes me ate te Rames.Sic eshte kjo e trampolines nga kryebashkiak ne lider politik.
    “Piketakime” te tilla ne rrugetimin politik,mund te gjenden kudo ,kurdo e per kedo ne politike;jo vetem ne politiken shqiptare,por gjithkund ne bote.
    Ajo qe i ben te ngjashem apo te ndryshem dy politikane,nuk jane keto “piketakime”,por sjellja e tyre konkrete politike,duke filluar nga gjuha e deri tek aktet politike.
    Lulzim Basha eshte krejt i ndryshem nga Rama.Ne cdo aspekt.Ne cdo detaj.Ne thelb.
    Lulzim Basha eshte nje politikan me gjuhe europianiste,perendimore.Ne gjithe detajet.Kete askush nuk mund ta mohoje dot.E ka te natyrshme kete gjuhe.Krejt ndryshe nga Edi Rama,qe eshte shtirur si i tille,porqe eshte demaskuar qe ne fillim.
    Lulzim BAsha eshte nje politikan me qendrime dhe akte konkrete politike,europianiste,perendimore.Opozita qe ka bere ai keto 3 vite,eshte prova e pakundershtueshme per kete.Krejt e kunderta e Rames,qe ne sjelljen konkrete politike,ishte dhe eshte nje dizaster nese krahasohet me ate se si duhet te sillet nje politikan europianist.Nuk ka asnje te ngjashem Rama ne Europe e Perendim.Perkundrazi,Basha eshte nje normalitet per standartet e atjeshme.
    Por,mbi te gjitha,Basha ,qofte si individ,qofte si politikan,eshte i edukuar,i kulturuar;me nje vetepermbajtje tipike perendimore.
    Kurse Rama… per ibret,per ibret!Nje tip qe vec me normalitetin se lidh asgje;bile edhe me ate te rrethanes shqiptare.Jo vetem kaq,qe eshte vetem gjysa e se keqes,por…medet medet: ai eshte sociopat!
    Aq te ndryshem jane, sa te krahasosh Bashen me Ramen,eshte si te krahasosh portretin e Leo Di Caprios me menderen e Sokol Balles…

    1. @ says:

      Nuk ja vlen barra qirane te harxhohet kohe me kalin e ngordhur te PD-se, as nga Balla dhe as nga Skypion-i, pervec faktit kur koha e harxhuar me keto shkrime bajate (per te dy palet) paguhet si “extra time”.

    2. emigranti says:

      I pari Koli dhe i dyti ti ore Skypion ja keni fut kot,po kot fare ama. Fshati qe duket s’do kallauz. Ti Skypion mos je vete Bash e te ka hyre vehtja ne qef? Ky Basha qe thoni ju me fallco s’ka si behet, ai i varferi perserit ato qe i thote ai psikopati berishe (bishe) e dallohet menjehere qe s’ka asgje te tijen.Te keqen e bishes i rrjedhur ,i rrjedhur po qelbesirlleqet qe nxjerr nga halja (goja e tij) i ka te vetat i detyruar nga rrethanat, te mbuloje m.tin me sh.rre.Sigurisht nuk mundet me se koha e tij perendoi.Figura te mbaruara.Hajt sikterr, moren me qafe gjithe miletin plehrat (qe nuk riciklohen kurre)

      1. armand says:

        Skypioni dihet qe eshte dashnorja e qoftlargut.
        Per lulen,sa te jete “de jure” ne krye te shqupit,do flasi mire se eshte zgjedhja (kurbani) i qoftlargut.
        Per nishanin s’shprehet se e ka inat qe.i zuri vendin e presidentit.

      2. Grigor says:

        Mos ja vini re ketij Skypionit. Nuk eshte puna vetem se aq ka, por ………. ai ….. akoma me mamane fle. Ka frike.
        Tani, kjo eshte shaka, por qe te flasim seriozisht, trapi me I madh eshte ai qe beson traplleqet e tij. Ky Skypioni e plotesohen kete kusht 100℅. Eshte e kote te humbasesh kohe dhe energji t’i pergjigjesh. Se mos mbush ai. Por njerez si Skypioni jane propaganda me e mire ne favor te Edi Rames. Dhecai as jete nuk e di. Lereni te shkruaje.

    3. ta says:

      si duket je bir kurve o skypion,sepse bijte e kurvave jane te mencur,tamam si sala.

  3. TJ says:

    Dhe cfare na the o Balla,Koli?! Gjera qe i di gjithe Shqiperia ,perendimoret dhe Amerika! Mjaft na merzitet me keto analiza shabllon ju mediokrit e medias shqiptare! Ju te shitur te politikes !

  4. astrit says:

    Sokol. Artikull koti.

  5. timo says:

    Basha, eshte vertrt si menderja sokol Balles.

  6. Gaspri says:

    Balla. Kjo qe ke shkruar eshte nje genjeshter e madhe. Pune per ty, por amerikanet e njohin cfar muti eshte Basha. Por ai ka shume para te vjedhura, ai i blen takimet, ai eshte njeri qe rri vetem duke u zgerdhire dhe nuk perjashtohet qe ndokush atje te mendoje se nuk eshte aq i rrezikshem sa thuhet. Vrasjet e 21 janarit, treguan se ky eshte nje vrases gjakftohte dhe nuk ndalet para parase. Do e shihni shume shpejt se cfar do beje ky pordhac kunder Berishes e familjes se tij.

  7. baroni says:

    Nje mbrojtje idiote qe i beri Mehmet Elezi (=Skypioni) Sali B(er)ishes.
    Te jesh i sigurt o Elez (jo Biberaj) se populli eshte me i zgjuar se t’i
    qe mendon se mund ta nxjerresh bosin tend tropojan perseri ne pazarin e politikes shqiptare.

  8. Akili says:

    O Kolo,pse u cmende edhe ti.Basha,njeri pa asnje vlere per te qene lider.Mos bej krahasime idiote me kryebashkiake,Parisi e Londre.Basha dha prova qe nuk di te manaxhoje,nga minister,qe e beri mutin kala,dhe kryetar bashkie,qe nuk beri asgjo.Basha eshte prototip i te pa aftit.

  9. s.h. says:

    …e ke bere vertete lemsh…dhe kjo vjen nga fakti qe , sic vihet re kohet e fundit , TOP CHANNEL,, ka ndryshuar qendrimin , nga pothuaj korrekt ne disi kritik ndaj qeverisjes …prandaj dhe nje gazetar me pervoje si S.Balla , ne medyshje thote apo belbezon gjera pa lidhje …!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje