De Biazi i trembet Spanjës: Skema për ndeshjen e nesërme

Spanja nuk është Lihtenshtejni dhe Xhani De Biazi s’mund të dalë nga roli. Shqipëria do të rikthehet ajo e zakonshmja nesër në “Loro Boriçi”, me skemën e preferuar të trajnerit italian, 4- 5-1. Një tjetër strategji do të ndiqet ndaj iberikëve, nisur edhe nga cilësia e madhe që ka kundërshtari, i cili vjen në Shkodër me synimin e vetëm për të marrë tri pikë.

Çdo gjë është e qartë: kërkohet një skuadër kompakte, me një mbrojtje të hekurt, mesfushë me shumë muskuj dhe një kundërsulm “vrasës” për të përballuar yjet e Spanjës. Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë Kombëtares treguan dje se italiani ka në kokë të paktën tri ndryshime në krahasim me ndeshjen në Lihtenshtejn.

Surpriza

Befasia e madhe pritet të jetë ndryshimi në sulm. Edhe pse nuk mund të flitet me siguri, gjasat janë që De Biazi të heqë dorë nga bomberi Bekim Balaj, duke i besuar Sokol Cikalleshit ndaj Spanjës. Duke iu përshtatur kundërshtarit, por edhe karakteristikave të Cikalleshit, mendohet se “muri” i kuqezinjve për të mos lënë hapësira do të nisë pikërisht nga sulmuesi kavajas.

Lëvizshmëria e tij e madhe për t’u bërë presion mbrojtësve si Pike dhe Ramos, në mënyrë që këta të fundit të mos fitojnë metra në fushë, shihet si opsioni më i mirë në krahasim me karakteristikat që ka Balaj. Qendërsulmuesi shkodran është lojtari i momentit te Shqipëria, me dy gola të shënuar në po kaq ndeshje, por rrezikon t’i përsëritet e njëjta situatë si në edicionin e kaluar, shkruan Panorama Sport.

Në eliminatoret e Europianit, De Biazit nuk i mjaftoi perla e Balajt në Portugali, pasi në vazhdimësi e la në stol, për të ardhur te kualifikueset e Botërorit, kur Bekimi i dha 3 pikë ndaj Maqedonisë.

Të tjerët

Mbrojtja do të ketë vetëm një lëvizje, teksa vendin e Alijit do ta marrë kapiteni Agolli. Hysaj nga e djathta dhe Gjimshiti e Mavraj në qendër janë të padiskutueshëm. Në mesfushë rikthehet titullar Memushaj, ndërsa pjesa tjetër mbetet e njëjtë, me Abrashin, Kukelin në qendër, si dhe Roshin e Hykën, që do të luajnë nga krahët.

Dilema më e madhe duket se është Taulant Xhaka, i cili edhe këtë herë me shumë mundësi do të mbetet në stol. Një ide është që nëse De Biazi vendos të luajë me tre shkatërrues, Xhaka do jetë titullar dhe do sakrifikohet Hyka. Megjithatë, ky është thjesht një plan B. Në stol do të ulet Azdren Llullaku, që debutoi si titullar ndaj Lihtenshtejnit.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a1.jpg","attachment_id":562177},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a2.jpg","attachment_id":562178}]

4 komente në “De Biazi i trembet Spanjës: Skema për ndeshjen e nesërme”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te vetmen pike te dobet te spanjolleve,lojen ne ajer,De Biazi nuk po e shfrytezon !
    Balaj eshte lojtari me I kompletuar,per te shenuar me koke .
    Me sa duket,do kemi dy “skaljone” ne mbrojtje dhe nje sulmues “turbo”.
    De Biazi ka frik nga nje humbje tenisiane,por spanjollet me te dobet jane ne mbrojtje.
    Çikalleshi po shenoj me Spanjen,ka shenuar sa per te gjitha ndeshjet se bashku.

  2. kombi says:

    Te pakten te luftojne mos hajne 5 gola , se nja 2 jane te sigurte .

  3. murinjo 2 says:

    e kam then nqs spanjes nuk i del loja behet skandaloze ,,mbyteni ne ajer mos luani topin ne mes fush se aty do i humbim te gjitha duelet ,,hapeni lojen ne krah ti mbajme te pakten 20 minuta pa shenuar nuk do kemi asnje problem ,,,,mos te mbyllemi ne porte lojta ret te luajne afer njeri tjetrit dihet qe spanja luan me topa te shkurter dhe nuk e mbajne topin, jan shum teknik prandaj duhet qe gjithmon lojtaret te mbulojne njeri tjetrin, ketu duhet te japish 200% per te marr rrezultat,, abrashit i duhet te ngrije nje pesh te rende,,,lojtaret tane duhet te rrijne gjithmone ne levizje qe spanjolleve mos tju jepet mundesia te organizohen ,, spanjolet kan dhe nje frik ndonje demtimi te mundeshem..

  4. pse mor qafir says:

    PRESING PRESING PRESING a kan gjunj? ktu lidhe gamorin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *