FOTOT/ Restorantet magjepsës! Këtu do ta harroni ushqimin

8 Tetor 2016, 14:33Lifestyle TEMA
FOTOT/ Restorantet magjepsës! Këtu do ta harroni ushqimin

Janë disa vende speciale në planet që duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj, dhe ka disa gatime të veçanta që nuk duhen lënë pa provuar. Disa restorante të japin mundësinë që t’i bëni të dyja njëkohësisht! Disa të tjerë ju bëjnë të harroni tërësisht ushqimin dhe shërbimin e mirë. Përse? Ata gjenden në vende kaq të bukura sa që ushqimi kalon në plan të fundit. Ju sjellim fotografitë e restoranteve më të mirë në botë, dhe në këto vende ju rrezikoni të largoni oreksin duke u humbur në pamjen e mrekullueshme.

1.Restoranti “Grotta Palazzese” në Bari, Itali

Si thoni për një vakt në një shpellë të krijuar nga natyra? Dallgët e detit lagin dy anët e restorantit, dhe rezultati është një gjysmë-rreth i madh me diametër 30 metra.

2.Restoranti “Le Panoramic” në Chamonix, Francë

Restoranti gjendet në një mal 3000 metra mbi nivelin e detit në Alpet Franceze. Nga çdo cep i restorantit ka pamje mahnitëse. Shefat përgatisin pjata tradicionale dhe pjata të tjera të speciale për turistë dhe të ftuar.

3.Restoranti “Ithaa Undersea” në Maldive

Restoranti gjendet poshtë ujit në një thellësi prej 5 metrash dhe është i krijuar vetëm për 14 të ftuar. Ofron një panoramë prej 270 gradësh të oqeanit të marramendës, dhe vizitorët mund të provojnë gatime vendase dhe të kuzhinës evropiane, edhe pse pjesa më e madhe nuk shkojnë veçanërisht për ushqimin.

4.Restoranti “Ali Barbour’s Cave” në Diani, Kenia

Nëse do të shkoni në Kenia një ditë, sigurohuni që të vizitoni këtë restorant. Gjendet në një shpellë dhe është pa çati, ndaj do ta keni të vështirë të ndjeheni të izoluar. Në brendësi është dekoruar në një stil Afrikan tradicional, dhe dritat vezulluese krijojnë një atmosferë magjike dhe romantike, perfekte për një takim dashurie.

5.Restoranti “Sierra Mar” në Kaliforni

Restoranti Kalifornian gjendet në një rezervë natyrore pranë San Francisco-s. Prej këtu ju mund të admironi muzgun mahnitës mbi oqean dhe të shijoni gatimet tuaja të preferuara. Tingëllon si një ëndërr Kaliforniane!

6.Restoranti “The River Cafe” në New York, New York

Ky qytet është një ëndërr për shumë njerëz, dhe kjo pamje nuk ka nevojë për shumë fjalë. Pavarësisht çmimeve të kripura dhe atmosferës snob, pamja madhështore ia vlen. Do të mbetet në kujtesën tuaj për gjatë gjithë jetës suaj!

7.Restoranti “The Samaya Villas Bali” në Bali, Indonezi

Bali është i famshëm për perëndimet përrallore dhe për plazhet e mrekullueshëm. Si thoni për një darkë të këndshme në brigjet e oqeanit? Ky restorant padyshim ka një nga kuzhinat më të mira në botë.

8.Restoranti “Le Jules Verne në Paris”, Francë

Një nga restorantet më të famshëm në Paris gjendet në Kullën Eiffel në lartësinë 124 metra. Këtu ju mund të kombinoni një program kulturor me gastronominë: panorama e qytetit, muzika e mirë, dhe kuzhina e lartë franceze.

9.Restoranti “Skyline” në Queenstown, Zelanda e Re

Queenstown është qendra e turizmit aventuresk që tërheq fansat e rafting, apo të hedhjeve nga lartësi të mëdha dhe sporteve të tjera ekstreme. Nëse dëshironi të thyeni urinë s’keni pse shkoni larg. Në hyrje gjendet një restorant me pamje të paharrueshme të peizazheve lokale.

10.Restoranti “Delaire Graff” në Stellenbosch, Afrika e Jugut

Një udhëtim gastronomik që duhet provuar sidomos për të parë malin “Simonsberg” dhe vreshtat “Estate” në Afrikën e Jugut. Këtu ju mund t’i gëzoheni kuzhinës ekzotike Afrikane dhe verës e prodhuar në vreshtat vendase.

11.Restoranti “Ngorongoro Crater Lodge” në Ngorongoro, Tanzani

Hoteli dhe restoranti gjenden në një vend të veçantë buzë Kraterit Ngorongoro në Tanzani dhe nuk mund të lënë askënd indiferent. Nëse merrni dhe një palë dylbi me vete do të keni mundësinë të shikoni edhe kafshë që ecin në rezervë.

12.“The Signature Room” në katin e 95-të në Çikago

Është ëndërra e çdo turisti në fakt të shikojë Çikagon në mbrëmje nga një lartësi e tillë. Restoranti në katin e 95-të të qendrës “John Hancock” ofron një pamje mahnitëse të qytetit dhe të liqenit Michigan. Në qoftë se ju rezervoni një tavolinë përpara perëndimit, do të keni mundësinë të shikoni se si Çikago rrethohet nga një lumë ndriçimi marramendës. Vështirë se dikush do t’ia dijë rreth ushqimit kur është duke parë këtë qytet magjik gjatë natës.

13.Restoranti “Ocean” në Bora Bora

Në vend i famshëm për ujin e kulluar dhe resortet luksoze, në Bora Bora gjendet një restorant ku turistët lejohen të drekojnë në ujin e qetë dhe të kristaltë të detit. Këtu mund të shijohet ushqimi i mirë në prehër të oqeanit.

2 komente në “FOTOT/ Restorantet magjepsës! Këtu do ta harroni ushqimin”

  1. sala says:

    e keni nxjerre dy here kete restorant ne gazete ,ku shkruanit se eshte shume afer me Durresin ,ku restoranti eshte ne Itali. nuk keni cfar te nxirni tjeter?>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje