Frikë nga hakmarrja e Erdogan: Diplomatët e Turqisë kërkojnë azil në Gjermani

tankTë paktën tre diplomatë nga Turqia kanë kërkuar azil në qeverinë gjermane pas tentativës për grusht shtet më 15 korrik në Turqi.

Sipas informacioneve që i publikuan disa media gjermane, midis atyre që kanë kërkuar azil është edhe atasheu ushtarak në Ambasadën Turke në Berlin, nënkoloneli Ajhan Dagli, i cili pas tentativës për puç është zhdukur së bashku me bashkëshorten e tij.

Kërkesë për azil kanë parashtruar pasi që autoritetet turke e hoqën validitetin e qindra pasaportave diplomatike në tentativë që të izolojnë diplomatët e dyshuar për lidhje me krahun ushtarak të armatës turke e cila tentoi që të ndërmarrë pushtetin në Turqi.

Ankaraja i ka shpallur si të pavlefshme pasaportat e tetë diplomatëve të saj në Gjermani, ndërsa bartësit i ka ngarkuar me dyshimin për lidhje me organizatën e Fetullah Gjulenit të cilin Erdogani e konsideron si organizator për tentativën për grushtin e shtetit.

Mediat gjermane citojnë burime qeveritare të cilat nuk përjashtojnë që numri i kërkuesve të azilit midisi diplomatëve të Turqisë në Gjermani mund të jetë edhe më i madh nga tre të cilat deri tani janë konfirmuar.

Sipas Agjencisë Federale për Emigracion dhe Refugjatë, diplomatëve të Turqisë ende nuk i është dhënë përgjigje nëse do të marrin azil, sepse për vendimin do të nevojitet një periudhë më e gjatë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Frikë nga hakmarrja e Erdogan: Diplomatët e Turqisë kërkojnë azil në Gjermani”

  1. undefined says:

    Erdogani a babaxhan.Ai nuk duhet te kihet frike si Saliu pasi dallimi eshte i madh midis ketyre dy suniteve.

  2. Los Vjerda says:

    E habitshme. Erdogan nuk ndryshon aspak nga komunistet e llojit Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *