Kumbaro provokon me Konicën: Flasin dhe do vazhdojnë të flasin, por mua aq më bën!

8 Tetor 2016, 11:35Kulturë TEMA
Kumbaro provokon me Konicën: Flasin dhe do vazhdojnë të flasin,

“Flasin dhe do vazhdojnë të flasin, por mua aq më bën”, ka qenë fraza që Ministrja e Kulturës ka zgjedhur nga mbishkrimi i vulës së Faik Konicës, për ta ndarë në rrjetet sociale, së bashku me një album fotosh të shkëputura nga ceremonia e dorëzimit në Bibliotekën Kombëtare.

Kumbaro duket se ka gjetur frazën e duhur për t’i dhënë përgjigje kritikëve mbi punën e saj si ministre, duke perifrazuar këtë mbishkrim nga vula e Konicës, i cili kur vjen puna tek “veset”  e të metat e  shqiptarëve  ka qenë i pamëshirshëm në kritikë e sarkazëm.
Thënia e Konicës, i cili është edhe një ndër personalitetet e preferuar të ministres Kumbaro, është shkëputur nga vula, e cila përbëhet nga dy germa platini F.K, që përfaqësonin artin e tipografisë koniciane të “Albania-s” e të librave që ai shtypi me ato germa, si dhe nga dhjetë gjarpërinj në pozicione të ndryshme, që rrethojnë inicialet e emrit të Faik Konicës. Logo mban si shënim në greqisht një thënie tipike të nxjerrë nga vepra e filozofit të mirënjohur Erasmus i Roterdamit (Desiderius Erasmus), të cilën Konica e ka perifrazuar në frengjisht qysh te “Albania”, nr. 1, Janar 1902: “Il disent ce qu’il veulent: qu’il continuent, je n’en moque!” (Le të thonë ç’të duan, mua aq më bën..!)
Në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme, Kumbaro nënvizoi se intelektuali dhe diplomati Faik Konica ka shenjuar fort historinë e diplomacisë shqiptare.

Në përfundim të ceremonisë, Ministrat Bushati, Kumbaro dhe Drejtorja e Bibilotekës Kombëtare Persida Asllani dhanë një mesazh sensibilizues në kuadër të Ditëve të Leximit dhe fushatës “Takohemi për një libër” duke lexuar pjesë nga Konica.

3 komente në “Kumbaro provokon me Konicën: Flasin dhe do vazhdojnë të flasin, por mua aq më bën!”

  1. profesori i matematikes se vjeter says:

    a mundet kush te na tregoj se cfar ka then konoca per te metat dhe veset e shqiptarve?
    jam kurjoz se a i ka cilsu shqiptaret si majmuna?
    a i ka akuzu shqiptaret si kriminela?
    a i ka cilsu shqiptaret si tradhetare?
    a i ka ekzaminu shqiptaret si psikopata?
    si dembela,te pafe,te pakarakter,me vese,………
    na jepni nji pergjigje shkencore ju lutemi ne menyr qe te kuptojme me mire se nga vijm ,per te nxjerr perfundime shkencore se pse jemi ne kte gjendje dhe per te ber prognoz se ku do shkojm.

  2. mirashi says:

    Ke ka martuar kjo qe e quajne kumbaro?! Konica, zonja Kumbaro? Aq sa i madh dhe i vogel, aq sa shqiptar dhe antishqiptar, aq sa me kulture dhe banal, aq sa i zgjuar dhe budalla, aq sa korrekt dhe servil……aq sa atdhetar dhe antiatdhetar, i zgjuar meshume per veten e tij dhe per ta trumbetuar sot. Merri te mirat e jo te keqiat.

  3. lili says:

    Problemi eshte se shkrimtari edhe ministri Kane d’y funksioni kjo te njeta:njenji e ka per detyre te flase pa pyetur,tjetri e ka per detyre te jape llogari per par et e populi se eshte pergjegjese per shperdorimin e taxave tons. Pra ,kjo s’ma andin e ministre se eshte e papranueshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje