MESAZHET/ "Më kthe lekët, ose të nxjerr në gazetë", përgjimet që fundosën Prokurorin

8 Tetor 2016, 11:48Kronika TEMA
MESAZHET/ "Më kthe lekët, ose të nxjerr në

Prokuroria për Krimet e Rënda tha dje “fjalën e fundit” në procesin gjyqësor ndaj prokurorit të Fierit, Petrit Vukaj, duke i kërkuar Gjykatës deklarimin e fajshëm të tij për akuzën e “korrupsionit pasiv” dhe dënimin me 3 vjet burg. Për shkak se i pandehuri vuan nga një formë e rëndë epilepsie, Prokuroria kërkoi pezullimin e dënimit me burg dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë 2­-vjeçare.

Njëkohësisht iu kërkua Gjykatës për Krimet e Rënda detyrimi i të pandehurit për t’iu nënshtruar programit mjekësor, si dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 3 vjet. Vukaj u gjykua në masën e sigurisë “arrest shtepie”. Për tre të pandehurit e tjerë të dosjes të akuzuar për “korrupsion”, ish­oficerit të Policisë, Gazmir Nelollari, dhe vëllezërve Arjan e Elton Xhemali, Prokuroria kërkoi nga 2 vjet heqje lirie.

Duke iu referuar provave të shqyrtuara në gjykim, dhjetëra përgjime telefonike dhe vëzhgime ambientale, prokurori i çështjes, Gentian Trenova, tha se i pandehuri Arjan Xhemali i ka dhënë të pandehurit Nelollari një shumë prej 250 mijë lekësh për t’ia paguar si ryshfet prokurorit Vukaj. Në këmbim të kësaj shume prokurori do të kërkonte në Gjykatën e Fierit lirimin nga qelia të Elton Xhemalit, i arrestuar për një aksident me pasojë vdekjen. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit Vukaj për dënim me 2 vjet burg dhe pezullim dënimi, duke dhënë dënim me 18 muaj burg.

Kjo ka nervozuar Elton Xhemalin, i cili ka telefonuar vëllanë e tij dhe ndërmjetësin Nelollari t’i marrin lekët mbrapsht prokurorit Vukaj. Gazeta “Panorama” ka siguruar përgjimet e bisedave telefonike dhe vëzhgimet ambientale të veprimeve të prokurorit Vukaj dhe të pandehurve të tjerë të dosjes, të cilat ishin prova kryesore e Prokurorisë në këtë gjykim.

1 komente në “MESAZHET/ “Më kthe lekët, ose të nxjerr në gazetë”, përgjimet që fundosën Prokurorin”

  1. Albanistani em i dashun says:

    E kush tha qe nuk a i zgju Shqiptari, shejtan budall ndryshe.


    Problemi nuk eshte Prokurori apo gjyqtari por sistemi te dashun vllazen. Hiqi te gjithe keta gjoja te korruptuar apo te paafte dhe zevendesoje me ushtaret e Rames neser, prape ata do jene rober te sistemit.


    Reforma , patjeter te perfshije te korruptuarit ne drejtesi por me kryesore duhet te eleminoje ata qe ligjesuan kete korrupsion dhe kjo nuk eshte ceshtje prokurori apo gjykatesi por politike nen drejtimin legjedar te Berishes, Ilir Metes, Nishanit , Adriatik LLalles, Ministria e Drejtesise nen LSI e Rames qe kontrollojne Drejtesine dhe Gjyqesorin.
    Pra, duhet te fillohet me “vettingun”, veleresimin e figures se politikanit apo pushtetarit ne krye te shtetit dhe qeverise se pari. Vetem kur te pastrohet kupola ,rrezohet vetvetiu dhe mortja qe i mban (te) keta mafjoze te pushtetit.

    Vetingu duhet te filloje nga pasuria perrallore e Ilir Metes e Edi Rames dhe familes Berisha. Perderisa do kemi nje President kukull te zgjedhur nga politikanet dhe nje Prokuror te zgjedhur nga Partia dhe vete shoku Sali/Edi edhe pse roli i ketij sdo jete si mepare, nuk kemi asnje reforme te vertete.Do degjojme cdo dite se si Ilir Meta dhe Edi Rama po ndertojne Shqiperi me te mire se Gjermani e Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje