Pas 59 vitesh, zbulohet tema e diplomës së Dritëro Agollit në Petersburg

8 Tetor 2016, 10:45Kulturë TEMA

“Skicat dhe tregimet e poetit revolucionar shqiptar Migjeni”. Kjo ishte tema e diplomës, që i riu Dritëro Agolli do të mbronte përpara një komisioni specialistësh në Universitetin e Petersburgut.

Këtë punim të shkrimtarit, na e zbulon studjuesi, prof. Dr Shaban Sinani me ligjëratën “Migjeni i Dritëro Agollit”, ditën e hënë, gjatë një aktiviteti që Biblioteka Kombëtare organizon me rastin e 85­vjetorit të shkrimtarit.

Në këtë aktivitet, titulluar “Ekspozita agolliane dhe ligjërata”, permes titujve të veprave të Agollit dhe kumtesave, rizbulohet portreti I shkrimtarit gjithë përmasat e tij.

Një interest ë veçantë përbën nxjerrja në dritë e punimit të diplomës “Skicat dhe tregimet e poetit revolucionar shqiptar Migjeni”, mbrojtur para jurisë në Universitetin e Petersburgut në vitin 1957, duke pasur si oponente albanologen e mirënjohur Agnia Desnickaja. Sipas Sinanit, zgjedhja e Migjenit, përveçse parapëlqim i Dritëro Agollit, lidhej përkthimin në rusisht të “Vargjeve të lira” dhe “Novelave të Qytetit të Veriut” si dhe interesin e vijueshëm për Migjenin dhe dorëshkrimet e tij nga shkencat sovjetike shkruan Panorama.

Por një arsye e tretë mund të kishte lidhje me fushën e diplomimit (gazetari) dhe me nënllojin e zgjedhur (skicat, publicistika).

Ekspozita

Ekspozita agolliane ofron një retrospektivë të shkrimtarisë së tij, qysh me zanafillat e hershme poetike më 1948, për t’u zhvilluar e zgjeruar në zhanre e gjini të ndryshme për mbi 65 vjet krijimtari.

Nga poezitë e para te vëllimet poetike, nga skicat te romanet epike, nga fabulat të satira, nga reportazhi te publicistika, vepra e Dritëro Agollit shpalos njëheri frymë­ zimin dhe angazhimin e autorit në sfidat e shoqërisë shqiptare, duke u shtrirë po aq e sukseshme në dy epoka.

Ekspozita dëshmon larminë tipike të krijimtarisë së Dritëro Agollit dhe përfshin edhe një vështrim brenda zhanreve si psh: nga poezitë e para të botuara te “Letrari i ri” dhe “Rinia” më 1948, vijohet me vëllimet e para “Në rrugë dolla” (1958) dhe “Hapat e mia në asfalt” (1961) për të mbërritur te “Pelegrini i vonuar” (1993), “Lypësi i kohës” (1995), “Vjen njeriu i çuditshëm” (1996), “Fletorka e mesnatës” (1998), “ Lutjet e kambanës” (1998), etj; nga tregimet e hershme si ato të botuara te “Zëri i Rinisë” më 1955 te përmbledhjet me tregime si “Zhurma e erëreve të dikurshme” (1984) dhe “Njerëz të krisur” (1995) deri te romanet e mirënjohura “Komisari Memo” (1970), “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973), “Njeriu me top” (1975), “Arka e djallit” (1997).

Ekspozita sjell në vëmendje edhe shqipërimet e tij të njohura të Eduard Bagricki më 1961, “Duart e lira” të Pol Elyar (1984), “Kënga e gëzimeve dhe brengave” të Robert Bërns në vitin 1987, por edhe cikle poetike të Janis Ricos, Aleksandër Bllok, Ana Ahmatova, etj.

4 komente në “Pas 59 vitesh, zbulohet tema e diplomës së Dritëro Agollit në Petersburg”

  1. Ben Dibrani says:

    Shkrimtar i madh e i dashur, me “rrenje” ne popull, shprehes, mbrojtes dhe percues i filozofise se tij. Nje misionar i vertete i letersise Shqiptare.

  2. drita says:

    zbulim I madh shume ky. Si do kishim bere pa te. Na lini rehat me gjithe keto budallalleqe. Driteroi te kerkojw te falur per denimet e plenumit te katert dhe flirtimet me partine e tij te dashur. Njeri pa karakter.

  3. Arber Iliri says:

    Agolli eshte nje nga shkrimtaret e fryre nga regjimi komunist , qe e vazhdon edhe sot.Si shkrimtar ka qene i rendit mesatar si sherbyes i regjimit hoxhist ka qene i klasit te pare.Nuk e kuptoj pse vazhdojne ta fryjne si E.Hoxhen sa ishte gjalle me veprat koti qe tani jane zhdukur e si lexonnjeri.Lereni Agollin ne reshtin qe i takon mos e nxirni nga reshti se nuk e beni dot te madh.eshte e kote.

  4. saliu says:

    Ja ku ka arritur Shqiperia , bejne komente dhe vleresime jo njerez po miushe te vegjel qe nuk kane lexuar nje liber tere jetes se tyre. More mjerane po edhe me Agollin e madh doni te barazohi? Si nuk e kuptoni qe te merresh e te vleresosh shkrimtarin e poetin e madh duhet te jeshe dijetar ne fushen e letrave. E tmerreshme kur lexon ketu se Dritero Agolli na pskesh qene mesatar si krijues dhe nxites i pleniumit te 4. Tju haje mortja mor injorante qe perzieni talentin me politiken, tiu vije turp qe kerkoni te beni pis librat e shkrimet e mrekullueshme te tij, por nuk cuditem se edhe me Cajupin merresh Adhamuti dhe si pergjigje mori keto vargje qe sherbejne edhe per ju komentues injorante.
    Ne me shan mua
    dhe lovderon Baba Tomorrne
    Me vjen mire
    Sepse mali me debore
    Nuk felliqet me kellire.

    Ne me shan qe jam balte
    Jam nga balt e Shqiperise
    Po ca qe jane nga bajge
    I falte zoti i falte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje