Prefekti i Kukësit thirrje Ramës: Hiqe taksën e "Rrugës së Kombit" për vendasit

8 Tetor 2016, 10:47Kronika TEMA

Prefekti i Qarkut të Kukësit, Liman Morina ka dalë kundër taksës në rrugën e Kombit. Ai e ka argumentuar kundërshtimin sepse sipas tij ndikon negativisht në ekonominë e familjeve të Kukësit, Hasit e Tropojës.

Në një prononcim për mediat, Morina i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të mundësojë heqjen nga tarifa e pagesës të banorëve të këtij qarku, që renditet si më i varfri në vend.

“Personalisht si banor i rajonit të Kukësit jam kundër tarifës që banorët e varfër të Kukësit, Hasit dhe Tropojës duhet të paguajnë për çdo kalimin në rrugën e Kombit. I bëj thirrje kryeministrit Rama që për tarifën e rrugës së kombit ti shikojë me përparësi banorët e qarkut më të varfër në vend.  Në pamundësi të kësaj, duhet të vendoset një tarifë simbolike” ka thënë Morina.

1 komente në “Prefekti i Kukësit thirrje Ramës: Hiqe taksën e “Rrugës së Kombit” për vendasit”

  1. kombi says:

    Ka shume te drejte ,duhet hequr sa me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje