“Avulluan” biletat e ndeshjes, FSHF regjistron fitime rekord për ndeshjen e sotme

9 Tetor 2016, 10:22Sport TEMA

FSHF fiton 600 milionë lekë nga shitja e biletave Përballje si kjo e sotmja rrallë mund të të vijnë. Goglat nuk janë treguar aspak bujare me Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Botëror, pasi e vendosën përballë përfaqësueseve si Italia apo Spanja. Por përfitimet financiare, kur kuqezinjtë luajnë të tilla sfida me ekipe të rëndësishme, janë të konsiderueshme.

Shitja e biletave është një prej burimeve kryesore të përfitimit të Federatës Shqiptare të Futbollit kur ka përballje me ekipe të tilla. Shuma që do të përfundojë në arkën e institucionit të futbollit nga shitja e biletave të sfidës së sotme është e konsiderueshme. Plot 638 milionë lekë të vjetër do të përfitojë FSHF-ja nga shitja e të gjitha biletave të takimit të sotëm.

Biletat

Për sfidën e sotme janë shitur të gjitha biletat. Kapaciteti i stadiumit “Loro Boriçi” është 15.990 vende. Në shitje “online” dolën për një kohë shumë të shkurtër pak bileta, në një kohë që në treg ishte thuajse e pamundur që ta siguroje. Ashtu si në sfidën ndaj Serbisë të luajtur në Elbasan vitin e kaluar, biletat “avulluan” menjëherë.

Çmimet e tyre kanë qenë të konsiderueshme, duke pasur parasysh edhe se në stadiumin e Shkodrës do të zbresin ish-kampionët e Europës dhe të botës. 180 mijë lekë të vjetër kushtonte një biletë në zonën VIP të stadiumit, por duhet thënë se në këtë pjesë, ashtu si edhe në një pjesë të tribunave kryesore A dhe B, FSHF-ja bën dhurata ndaj institucioneve apo bizneseve të ndryshme.

80 mijë lekë kushtonte një biletë në tribunat kryesore, në një kohë që në të tjerat çmimet ishin normale dhe varionin nga 10 mijë deri në 30 mijë. Duke bërë një llogari të thjeshtë, shuma totale që pritet të arkëtojë FSHF-ja në këtë rast shkon në rreth 640 milionë lekë të vjetër. Shumë e konsiderueshme që pritet të përsëritet sërish edhe në përballjen me Italinë apo me Izraelin./PSPort

1 komente në ““Avulluan” biletat e ndeshjes, FSHF regjistron fitime rekord për ndeshjen e sotme”

  1. tfgs1 says:

    suniti paguan qe te ”shijoj” te gjatin spanjoll……………….allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje