FOTOT/ Shëtitore dhe rrugë të reja: "Rilind" edhe Librazhdi

9 Tetor 2016, 11:17Kronika TEMA
FOTOT/ Shëtitore dhe rrugë të reja: "Rilind" edhe

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Librazhdi.

Siç mund të shihet edhe në foto, një sërë rrugësh janë rikonstruktuar duke i dhënë një fytyrë tjetër qytetit.

“Në Bashkinë e re të Librazhdit, transformimi i hapësirave publike urbane po shtrihet nga qendra drejt periferisë dhe do të vijojë nga çdo periferi drejt gjithë njësive administrative.

Ky proces i pandalshëm dhe shumë i shëndetshëm i zhvillimit urban, që po sjell përditë përmirësim të cilësisë si nata me ditën të hapësirës publike në qytetet qendra të bashkive të reja, është një mesazh shumë i qartë për çdo banor të këtyre bashkive, edhe në fshatin më të largët.

Ndërkohë, përveç transformimit rrënjësor në lagjet e qytetit, po zgjidhet njëherë e mirë plaga e rëndë e përmbytjeve nga lumi Shkumbin që vazhdimisht i përpinte territore kësaj bashkie. Falë projektit që po zbatohet, do të shpëtojnë 30 hektarë nga rreziku dhe do të ndërtohet një shëtitore e re buzë Shkumbinit”, shkruan kryeministri.

10 komente në “FOTOT/ Shëtitore dhe rrugë të reja: “Rilind” edhe Librazhdi”

  1. Bravo ,bravo , bravo !
    Kam pershkuar disa zona te vendit , dhe kam ngel pa mend !
    Nuk e di se kush trushplare nuk e kupton se kjo qeveri nuk duhet te largohet pa mbushur te pakten nja 20 vjete !
    Kur njerez te ndryshem u provuan radhazi per 25 vjete ,ne politiken shqiptare dhe nuk bene dot gje……..dhe behen brenda vetem ….3 vjetesh aq shume gjera qe edhe Enver i nuk i bente dot edhe me aksione,,,,,,,,, pse duhet ti largojme ?
    Greqine e rregulloj PASOK _u ( dmth te majtet) ,qe mbahesh nji qeverisje prej 21 vjetesh !
    Te djathtet e shkerrmoqen Greqine ,derisa e cuan vendin ne faliment te pa pare !
    Nji Bravo Edi Rames dhe stafit te tij qeverises !

  2. Tafuti says:

    Ti detar e meriton nje bravo por vetem kur ti heqesh emrit tre germat e para”det” dhe veri “k” dhe besoj se do rilindesh 100%. Po librazhdi u shtrua I gjithi me pllaka betoni mor kar I rilindur dhe mileti vine verdalle neper shesh si kuajt me leme, pa pune pa gjesend.

    1. Tafuti !
      Me gjithese nuk ja vlen te merresh me funderinat e shoqerise , une po te them ate qe do ti heqesh meriton tij…..?
      Vendosja motres vende se ja ka nevojen!
      Mos ofendo per pune politike ,por analizo punet qe po behen……..

      1. tao tao says:

        foto nr 8 ka eshte selia e PEDEISTVE ,ka pas qene e vetmja biblotek e librazhdit sipas zakonit e rrembyen si SHQYPIN ,keta te ps ja lyuejne dhe ja bejne dhe te re ne vend ta kthejne pronarve me nje fjale qytetarve.

  3. Bushi says:

    Me te vertete eshte nje pune per t’u lavderuar.Ju lumt.Pune shume e bukur,qe ka nxier qytetin ne drite dhe sjell kenaqesi te qytetret e Librazhdit.Po shikojme me syte tane se kudo ne shqiperi po zbukurohen qytetet,e po dalin ne drite te diellit,me pedonale te reja,ku ke qejf te dalesh ne xhiro me familjen dhe femijet.Nuk na behet vone fare,le te flasin kundreshtaret se ata e kane zokon t’i thone te bardhes te zeze.E bardha ngelete bardhe dhe e bukur.Bravo rilindja,bravo EDI RAMA.E ke te sigurt voten pro.

  4. Ilir says:

    C’fare flisni budallalliqe,banoret e Librazhdit dhe te gjithe shqiptaret, jane ne piken e hallit, jane pa buken e gojes!
    Me 30 metra trotuar tender,per xhepat e ” rilindasve”,zhvillohet Librazhdi!?
    Pi duan ta ndihmojne Librazhdin,le te projektojne dhe te financojne ne zhvillimin e buqesise e blektorise,ne miniera me projekte kooperative para shteterore,te kultivojne duhanin,rrushin,te krijojne indusrine e perpunimit te veres e rakise etjj,por me Dengla alla rilindase nuk shkohet as deri ne ….ha. . .

  5. butrinti says:

    bravo .z.edi rama te falenderoj nga zemra beji te gjitha qytetet e shqiperise ton te shenjte sa me te bukur te uroj shendet ty dhe familjes tende dhe le te flasin funderinat e .p.des..qe vetem shkatrim i sollen atdheut ton

  6. nora says:

    Pune e shkelqyer e qeverise me Edi Ramen. Nje shtet me vizion per te ardhmen. Vetem 3 vjet dhe shikoni sa ndryshime, E filluan me qytete me te bukura se e bukura te fisnmikeron edhe shpirtin dhe behesh njeri me i mire. Duke u bere njeri me i mire punon me me shume pergjegjsi per te m brojtur te bukuren. Kur ne erdhem ne vendet e tjera si emigrante, ambjenti na u imponua shume. Duke pare ketej pasterti , rregull edhe ne u beme pjese e saj. Ky eshte edhe qellimi i mencur I Edi Rames. Imponon kulturen dhe dinjitetin me kulture e rregull. Per 3 vjet nuk mund te bejne mrekullira, te mbjellin pune , por mendoni cfare eshte bere per 25 vjet ne Shqiperi. Vetem shkaterrim, dhune, kafsheri, Tani po degjojme shume e me shume te huaj qe duan te vijne ne Shqiperi. Nje kolegja ime ketu me habiti kur para nje jave me tha se do te shkoje kete vit me tre cifte te tjera te vizitoje Shqiperine per dy jave. U ndjeva krenare, me besoni. Kjo eshte mrekulli, ky eshte mdryshim qe te gjithe e duam , dhe nje dite te bukur po vazhduan keshtu do kthehemi ne atdheun tone me siguri. Bravo Edi.

  7. aaaaaaaaaaaa says:

    Ne te gjith boten keto pune i bejne bashkit, ne shqiperi i bene rama. O sa mire me qen shqiptar.

  8. Duri says:

    Super. Me ne fund po behet dicka e mir se ne 25 vjet asgj nuk esht bere jashte Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje