FOTOT/ Varosha: Njihuni me qytetin “fantazmë” të Qipros!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Do të ishte viti i largët 1974, kur banorët e qytetit të Varosha-s do të largoheshin nga frika e një masakre. Ishte koha kur ushtria qipriote greke dhe ajo turke u ndeshën në luftime të ashpra në rrugët e Famagusta-s, në Qipro. Varosha, qyteti fantazmë, ndodhet në kufijtë e pjesës greke dhe turke të ishullit, pa asnjë njeri në brendësi, me ndërtesa të braktisura, e rrethuar me tela me gjemba.

Varosha është një e katërta e braktisur e qytetit të Famagusta-s në Qipro. Përpara pushtimit turk të Qipros në vitin 1974, Varosha ishte zona më moderne dhe më turistike e qytetit. Banorët e saj u larguan gjatë pushtimit, kur ra në duart e turqve. Ka mbetur e braktisur dhe që atëherë është nën zotimin e forcave të armatosura turke. Varosha vijon të jetë e pabanuar e në të, hyrja është e ndaluar, shkruan revista Bordo

Emri Varosha e ka rrënjën në fjalën turke “varosh” që do të thotë “periferi”. Fjala ka hyrë në gjuhën turke nga gjuhët ballkanike kur pjesa më e madhe e gadishullit të Ballkanit ishte pjesë e perandorisë osmane. Në serbo-kroatisht kjo fjalë do të thotë qytet. Po kështu edhe në hungarisht.

Në vitin 1970, Famagusta ishte destinacioni i parë turistik në Qipro. Për të përballuar numrin e madh të turistëve, shumë ndërtesa të larta dhe hotele u ndërtuan. Në kulmin e saj, Varosha nuk ishte vetëm pjesa më e preferuar e turistëve në Qipro, por në mes të viteve 1970-1974, ishte një nga destinacionet turistike më të preferuara të emrave të njohur botërorë si Elizabeth Taylor, Richard Burton, Raquel Welch dhe Brigitte Bardot.

Para pushtimit turk të Qipros, Varosha kishte një popullsi prej 39 mijë banorësh. Ajo që shkretoi këtë qytet ishte junta e kolonelëve që ndodhi në Greqi në vitin 1974. Me pushtimin turk, më 20 korrik 1974, ushtria qipriote greke tërhoqi forcat e saj nga Larnaca. Ushtria turke avancoi deri në “Vijën e gjelbër”, që është kufiri i sotëm mes dy komuniteteve. Vetëm disa orë para se ushtritë qipriote greke dhe turke u takuan në luftime ushtarake në rrugët e Famagusta-s, e gjithë popullsia u largua duke iu frikësuar një masakre të mundshme. Shume prej tyre ikën në jug në Paralimni, Dherynia dhe Larnaca. Paralimni që nga ajo kohë u bë kryeqyteti i krahinës së Famagusta-s.

Kur ushtria turke mori kontrollin e zonës gjatë pushtimit, e rrethuan dhe nuk lejuan të hyjë askush përveç ushtrisë turke dhe personelit të Kombeve të Bashkuara. Njerëzit që jetonin në Varosha shpresonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre kur situata u qetësua, por zona vazhdonte të ishte e rrethuar nga ushtria turke. Pas mbylljes, megjithë negociatat që janë bërë kohë pas kohe për rihapje, Varosha mbetet e mbyllur. Varosha është i vetmi vend në botë që nuk banohet nga asnjë njeri. Qyteti i vetmuar është  i rrethuar dhe pa banorë që pas ndërhyrjes së Turqisë në Qipro në vitin 1974. Që prej atëherë qyteti është i mbyllur dhe banorët e dikurshëm nuk mund të kthehen më aty.

Ndërkohë që Varosha është ende e pabanuar, ndërtesat vazhdojnë të bien e të kthehen në rrënoja. Natyra dhe koha kanë lënë gjurmë në këtë zonë, bimët kanë lëshuar rrënjë në trotuare dhe mure ndërsa breshkat e ujit kanë krijuar fole në plazhet e shkretuara.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-90-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-90.jpg","attachment_id":"562570"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-90-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-90.jpg","attachment_id":"562571"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d4-84-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d4-84.jpg","attachment_id":"562572"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-92-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-92.jpg","attachment_id":"562569"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d5-77-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d5-77.jpg","attachment_id":"562573"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d6-64-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d6-64.jpg","attachment_id":"562574"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d7-62-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d7-62.jpg","attachment_id":"562575"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d8-52-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d8-52.jpg","attachment_id":"562576"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d9-45-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d9-45.jpg","attachment_id":"562577"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d10-39-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d10-39.jpg","attachment_id":"562578"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d11-27-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d11-27.jpg","attachment_id":"562579"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d12-23-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d12-23.jpg","attachment_id":"562580"}]
        
        Loading...
        

10 komente në “FOTOT/ Varosha: Njihuni me qytetin “fantazmë” të Qipros!”

  1. adriatik says:

    Keshtu eshte kur e krruan vijn e ta krruaj mire fare

    1. . says:

      Byrazeret e Cameve Arnaut, qe shkretuan Ishullin me te bukur te Mesdheut.

  2. tfgs1 says:

    ku shkel kemba e turkut thahet cdo gje dhe nje REALITET se nuk mund te ndahet oxigjeni dhe dielli me sumat arabe…………….nje tjeter REALITET :SHQIPERIA!

    1. Saba says:

      Ku shkel kemba e greko ortodokasve te flliqur aty dihet cfar ndodh ende po lakmon ate pis popull qe eshte zhytur gjer ne fyt ne borxhet e gjermanit kurr ska per te dal nga keto probleme se jan mesuar te han gati e hangshin mu…. e vet.

    2. xhake says:

      Filli ndares nga turko zgjebet dhe ortodokso letyrave eshte shume i holle, nje palo dhe nje plere jane, njelloj fare.
      Ne shqipet jemi te veçante dhe pak te eger por algat e egjeut na vijne te maja e k…t

  3. ballisti romak says:

    ja edhe tabela e ndalim qarkullimit turqisht:
    “jazëk milet sorrollat”!
    kurse ndalim fotografimi esht
    “haram resme”!
    ndalohet turizmi – jabanxhi tubestafullah!
    rrezik vdekje- jezëk cof!
    haram bëlldum-ndalim plazhi
    zon lufte-nahije alaupthi.
    kriminelet vriten-alliverish harramllëk
    shkelesit qellohen pa lajmerim-belashllik yxhym ne haber.
    shqiptaret jan te mirprit-arrnautllik ejvallah

    1. tfgs1 says:

      jo shqiptaret,por sumat turkoshqipfolese…………………………allah uakbar!

      1. Sokol says:

        Po shkoni emerrni tokat more trima grekqira pse beni gamgam se e pate solomon trimin kur vajti e preku flamurin turk qe e vrane si qen me cigare ne goje ne maje te shtylles

  4. Hertz says:

    Thjesht nje sqarim:Kjo eshte nje nga zonat,ku grupet paramilitare terroriste greko qipriote te EOKA-B,ben masakrat me shumta.Nga frika e perballimit me gjykatat iken ne pjesen jugore duke lene cdo gje.Sot jane duke shitur nen dore gjithcka.

  5. kuq e zi says:

    kur plasi kriza ekonomike ne qipro fillova te lexoj pak per te me ra ne sy qe 80% e territorit te qipros i perkiste kishes pra njerzeve u perkisnin vetem qendrat e banuara
    veshtire te dallosh kush jane me te zhvilluar ne qipro pjesa turke e varfer dhe pa borxhe apo pjesa greke me e zhvilluar dhe me borxhe siper fytit
    greket duan bashkimin e qipros por grekoqipriotet bene referendum dhei thane jo bashkimit
    pra ndarja mund te jete perfundimtare dhe zgjidhja me e mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *