Investimet në turizëm. Ekonomi nis kontrollin e kontratave. Gjobë zvarritësve të projekteve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

milvaQeveria do të kontrollojë të gjitha kontratat e investitorëve në zonat turistike, ndërsa parashikon gjoba për rastet kur ka shkelje të zbatimit të projektit. Vendimi i marrë në mbledhjen e qeverisë parashikon kontrollin e investimeve të miratuara në pronat shtetërore të bregdetit.

Për kontrollin e investimit, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka kërkuar që nëpërmjet autoritet kontraktues dhe investitorit të nënshkruhet një marrëveshje. Kontrolli do të ketë si qëllim verifikimin e zbatimit të projektit në përputhje me ligjin e turizmit. Në rast se do të ketë shkelje të marrëveshjes, biznesi do të penalizohet, ndërsa nëse investimi i tij do të marrë statusin i pezulluar, do t’i hiqet e drejta e shfrytëzimit të truallit shtetëror për të kryer investimin.

“Autoriteti do të ushtrojë mbikëqyrjen në lidhje me realizimin brenda afatit të përcaktuar në projekt, të ndërtimeve të cilat do të ngrihen mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore të dhënë në përdorim. Autoriteti do të konstatojë dhe penalizojë jo vetëm vonesat në kryerjen e këtyre punimeve dhe të realizimit të projektit, por edhe do të mund të konstatojë brenda afateve të qarta të përcaktuara në marrëveshje se kur projekti do të konsiderohet si “i pezulluar” dhe kur si “i braktisur”, në mënyrë që me verifikimin e këtyre dy situatave, të lidhen edhe ndërhyrjet e Autoritetit Kontraktues për të rimarrë pasurinë e paluajtshme, si dhe për të evituar tejzgjatje të pajustifikueshme të realizimit të projektit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Për ushtrimin e kontrollit është parashikuar që mes autoritetit kontraktues, që është Ministria e Ekonomisë, dhe investitorëve të nënshkruhet një marrëveshje. Marrëveshja do të përmbajë të reflektuara kërkesat e parashikuara në ligj në lidhje me marrëdhëniet midis investitorit dhe autoritetit, përfshirë si detyrimet, edhe kufizimet, të cilat i vendos ligji ndaj investitorit. Sipas marrëveshjes, investitorit do t’i jepet e drejta e përdorimit të pasurisë shtetërore që përfshin jo vetëm truall, por edhe godina shtetërore, sipas projektit të miratuar për plazhet në zonat bregdetare. Vendimi i qeverisë parashikon që autoriteti kontraktor, përveçse ofron asistencën e tij në mbështetjen e investitorit gjatë realizimit të projektit, ai do të kryejë edhe një mbikëqyrje dhe kontroll mbi investitorin. Kontrolli do të ketë si qëllim verifikimin e përdorimit të pasurisë së paluajtshme në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen, por edhe të gjithë ushtrimin e aktivitetit të tij deri në përfundimin e marrëveshjes.

Detyrimi kryesor, i cili i vendoset investitorit nëpërmjet kësaj marrëveshjeje është ai i mosndryshimit në asnjë lloj rrethane e destinacionit të pasurisë së paluajtshme shtetërore, e cila i është dhënë në përdorim, por edhe të strukturave dhe ndërtesave të ndërtuara mbi të, si dhe aktivitetit që do të zhvillohet aty në bazë të projektit të paraqitur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Investimet në turizëm. Ekonomi nis kontrollin e kontratave. Gjobë zvarritësve të projekteve”

  1. Gani says:

    Ne duhet të shkatërrojë të gjitha ndërtesat në plazhet. Pasi ne duhet të fillojë ndërtimin sipas një master-plani. Përndryshe, mos e humbni kohën tuaj të vlefshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *