“Nata e parë e De Biazit në Shqipëri, gjumë me karrige pas derës”

de biasiGazetarët më të njohur të mediave sportive spanjolle kanë zbarkuar të gjithë në Shkodër, duke përgatitur reportazhe të ndryshëm për sfidën e sotme. Në një nga këto reportazhe, kushtuar rritjes së përfaqësueses kuqezi dhe me titullin “Spanja kërkon sonte të gjejë gola të tjerë në një histori përrallash”, gazetari Luis Nieto i të përditshmes “AS”, ka vendosur edhe një detaj të çuditshëm për trajnerin De Biazi dhe fillimet e tij në vendin tonë.

Reportazhi fillon me fjalët “futbolli është një çështje shteti në Shqipëri”, duke kujtuar se si i gjithë aparati shtetëror u ngrit në këmbë pas kualifikimit të kuqezinjve në Europian dhe pjesëmarrjes në ketë aktivitet. “Nuk mund të kishte fushatë më të mirë për të forcuar kandidaturën e vendit për integrimin në Bashkimin Europian sesa paraqitja dinjitoze e kombëtares në Francë”, shkruhet në këtë artikull i cili më pas vazhdon me prapaskenat mbi De Biazin.

“Kjo vlen për të shpjeguar se Spanja do të ndeshet sot me një rival i cili ka më shumë krenari se sa futbollistë. Krenari që është importuar nga Xhani De Biazi, një trajner që drejtoi 11 skuadra mes të cilëve edhe Levanten heroike, apo tre herë te Torino, nga ku u largua i mërzitur nga futbolli italian, ku premtoi të mos kthehej më, raporton Panorama Sport.

‘Atje të trajtojnë si një këpucë e vjetër’. Tani jeton në Shqipëri, përshkon vendin me biçikletë gjatë verës dhe deklaron që puna e tij e ka kthyer ‘në fëmijëri’. Një lumturi e papritur për një trajner i cili ka pranuar se natën e parë që fjeti në Tiranë, vendosi një karrige pas derës’, shkruhet në këtë reportazh të spanjolles “AS” i cili mbyllet me fjalët “Spanja është më e mirë, por do të ketë ndjesinë se po luan kundër një kombi të tërë”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...