Republikanët të turpëruar: I kërkojnë Trump të largohet nga gara?

9 Tetor 2016, 15:00Bota TEMA
Republikanët të turpëruar: I kërkojnë Trump të

Shumë liderë republikanë kanë filluar ta braktisin kandidatin e tyre për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas videos së publikuar të shtunën nga Washington Post, ku Trump flet me terma përçmues e vulgar për femrat dhe seksin me to.

Zërat kritikë tashmë janë rritur shumë dhe po kërkohet edhe dorëheqja e Trump nga gara tërësisht, vetëm një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Nga frika se Trump po baltos partinë Republikane, një grup senatorësh kanë tërhequr përkrahjet e më hershme që i kishin dhënë Trump-it duke i kërkuar që të lërë krejtësisht garën.

Gjithsesi, Trump ka thënë se është i vendosur të vazhdojë.

Listës së figurave të rëndësishme që po i prinë fushatës kundër-Trump tek Republikanët është edhe ish-kandidati për President dhe Senatori, John McCain nga Arizona, njofton Klan Kosova.

“E respektoj faktin se Donald Trump ka fituar shumicën e votave, por sjellja e tij këtë javë, përfshirë edhe komentet e tij për femrat dhe llafet e tij për mësymjet seksuale ndaj grave, ma bëjnë të pamundur madje edhe vetëm mbështetjen nga distanca”, ka thënë McCain, shkruan The New York Times, përcjellë Klan Kosova.

Madje sjelljen e Trump në videon e vitit 2005 e ka dënuar edhe vet kandidati për zëvendëspresident nga Republikanët, i zgjedhur nga Donald Trump, Mike Pence.

Ai tha se është ndjerë i “ofenduar nga sjellja e Trump”.

5 komente në “Republikanët të turpëruar: I kërkojnë Trump të largohet nga gara?”

  1. Geri NYC says:

    Vetem mediat qe kontrollohen nga demokratet thone “po largohen republikanet” kur ne fakt asnje nuk eshte larguar. Edhe ne kete artikull propagandistik nuk ka asnje emer nga ata qe jane “larguar” pervec atij te John McCain qe nuk e ka mbeshtetur ndonjehere Trumpin qe te thuash u “u largua”,perkundrazi kane qene dhe jane ne lufte me njeri-tjetrin. Dhe sa per njerez te thjeshte,Trump mbledh 10-fishin e Hillarit neper tubimet qe ben.

    Ju ne Shqiperi mos i besoni shume mediave se jane 90% nen kontroll te demokrateve. Bejne teme te dites cdo gje sa do e vogel dhe e parendesishme te jete mjfaton te kete lidhje me Trump. Ne boten virtuale Trump duket sikur po humbet por ne realtietin e njerzve te perditshem ai eshte fitues,prandaj dhe mediat demokrate jane shkalluar dhe hedhur ne sulm te gjitha kunder tij.

    Shumices se njerzeve ju ka ardhur ne maje te hundes politika e te berit me “Political correctness”,e urrejne eliten e vjeter,dhe Hillari perfaqeson te gjithe kete shtrese.

    Zgjedhjet do jene surprize,Trump ka shume shance te fitoje,se ka mbeshtetje te madhe popullore. Prandaj mos u habisni kur ne mengjesin e 9 nentorit te degjoni qe presidenti i ri i Amerikes eshte DONALD J. TRUMP.

    1. Tony uk says:

      Dhe ti k..ri do jesh nga te paret qe do te kthejne,mos u gezo shume!!

      1. Roni says:

        @tony U.K. Po ti cope gomari nga e di qe do e jthejne? Trump kthen legenat si puna jote, qe hyjne illegal si minjte fshehur neper kamiona, por jo njerezit puntore dhe qe nuk jane illegale!! Ik e mbushu aty ku je se s merr vesh nga politika e Amerikes o kar!!! Trump do fitoje se u ka ardh ne maje te hundes amerikaneve nga plehra si Klintonet

    2. sit back and relaks says:

      Nuk do habitemi por gjithsesi nqs ndodh thjesht do konfirmohet qe injoranca eshte maxhorance.

  2. Lexues i Temes says:

    Gazetari ose ndroni zanat, si mund te beni nje lajm kaq te thate me refernce nje portal tjeter,
    Ja lajmi i plote:
    http://edition.cnn.com/2016/10/08/politics/donald-trump-video-women-remarks-republicans/index.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje