FOTOT/ Aksidenti fatal: Shqiptarja vdes në Itali, në makinë edhe tre fëmijët

10 Tetor 2016, 17:15Kronika TEMA
FOTOT/ Aksidenti fatal: Shqiptarja vdes në Itali, në makinë edhe

Një grua shqiptare 37 vjeçe ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është shtetasja me iniciale A.B, e cila jetonte në Barço me tre fëmijët e saj, përkatësisht të moshës 16, 12 dhe 2 vjeçar.

Ajo vdiq në vend pas përplasjes fatale, ndërsa djali i saj më i madh ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Sant’Anna di Cona.

Dy fëmijët e tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe pa pasoja për jetën, ndërsa janë traumatizuar nga ngjarja, për shkak se kanë parë nënën e tyre teksa ndërronte jetë.

Familja shqiptare udhëtonte me një mjet tip Alfa 156, i cili u përplas për shkak se gruaja humbi kontrollin teksa po tentonte të ndryshonte korsinë, duke u përplasur me një mjet tjetër tip Benz, raporton Oranews.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi edhe bashkëshorti i viktimës, i cili e gjeti gruan e tij të vdekur në ambulancë teksa po transportohej për në morg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje