Rrëfimi tronditës i pengut: Burgu misterioz amerikan dhe torturat e CIA-s

10 Tetor 2016, 13:55Bota TEMA

Organizata jo qeveritare “Human Rights Watch”, ka publikuar një raport të ri tronditës mbi metodat e torturave të përdorura nga CIA. Për herë të parë flitet për “Cobalt”-in, emri i koduar i një burgu misterioz amerikan në Afganistan.

Detajet e dhunës së ushtruar në atë burg, janë zbuluar nga Ridha al-Najjar e Lofti El Gherissi, dy të burgosur të mbajtur për dhjetë vjet në qeli: akuzat kundër tyre nuk u provuan asnjëherë.

Ajo që ka treguar dëshminë e dy burrave, ka qenë Laura Pitter, këshilltare e Këshillit të Sigurisë së “Human Rights Watch”.

Të dy, duke kaluar dhjetë vjet në të njëjtin burg, nuk janë takuar asnjëherë. Përkundrazi, nuk kanë takuar asnjë përveç familjarëve të tyre, por versionet e tyre të torturave dhe dhuna e pësuar, është e njëjtë. Janë të dy me origjinë tuniziane dhe u arrestuan në Pakistan në vitin 2002. Rezultojnë se janë mes të burgosurve të parë të dërguar në “Cobalt” dhe pikërisht për këtë dhe historitë e tyre janë domethënëse.

Al-Najjar u mbajt i lidhur me zinxhirë me një hekur mbi kokën e tij për 22 orë në ditë për thuajse 3 muaj. Ai lirohej vetëm një herë në ditë për t’u marrë në pyetje apo nënshtruar formave të tjera të torturës. Pastaj sërish në qeli: gjithçka ndodhte në një errësirë të plotë, me një muzikë të ndezur vazhdimisht me zë të lartë, ndërsa ai qëndronte zhveshur, vetëm me një panoline, duke u përpjekur të rezistonte.

El Gherissi, mbyllej ndërkohë në një arkivol: edhe ai dilte vetëm një herë për të qenë më pas viktimë e dhunës së ushtruar në forma të tjera.

Ndaj tij ushtrohej “Waterboarding” – kur dikush të bllokon me këmbë, më në lartësi të kokës dhe derdh ujë në fytyrën e mbuluar me një leckë; dush me ujë të ftohtë ose futja në vaska të mbushura me akull, ndërsa mbahej brenda për një kohë të gjatë. Pastaj rrihej me një shkop.

Nga 2001, viti i sulmit të Kullave Binjake, metodat e përdorura nga CIA ndaj të burgosurve, janë bërë gjithnjë e më shumë të dhunshme dhe shumë organizata humanitare, kanë denoncuar brutalitetin e ushtruar. Për këtë, në dhjetor 2014, Komisioni i Kontrollit të shërbimeve sekrete të Senatit amerikan, publikoi raportin e torturave të CIA-s, por dokumentet që në fillim rezultuan të pa studiuara dhe plot me gabime. Dhe tani gabimet e atij dokumenti shtohen.

Dy burrat nuk janë akuzuar formalisht: në raportin e Senatit, dyshohet se Al-Najjar ka qenë një truprojë e Osama Bin Ladenit, ndërsa El Gherissi, ka qenë një anëtar i Al Kaedës. Kundër tyre nuk u gjet asnjë provë dhe për këtë pas dhjetë vjetësh janë liruar. Vetëm se ata, ato akuza, i kanë mohuar që në ditën e parë.

Të dyve u është treguar edhe një karrige elektrike, që në të vërtetë nuk u përdor asnjëherë: ishte vetëm një metodë për t’i frikësuar. Asnjë nuk konsumonte mjaftueshëm ushqim dhe ujë dhe ajo që u jepej, ishte një pjatë plot me bishta cigaresh, flokësh apo pisllëqesh.

Al-Najjar humbi 50 kilogramë. Mjekët, në të gjithë këtë situatë nuk ndërhynin asnjëherë. I vizitonin, i bënin ndonjë injeksion për t’i mbajtur të gjallë, por pastaj i linin në duar të CIA-s.

Sot, 14 vjet më pas, pasi janë liruar për herë të parë nga “Cobalt”, dy burrat janë të lirë, por jeta e tyre nuk ka rifilluar asnjëherë nga e para: për shkak të problemeve fizike, nuk mund të punojnë ose të kujdesen për veten e tyre.

Al-Najjia pësoi frakturë në krahë, kavilje dhe në shpinë, duke pasur akoma një dhimbje kronike konstante. Ka probleme me mëlçinë dhe dëme në vesh. Jeton me motrën e tij: “Ajo ka pesë fëmijë, unë jam i gjashti”, – ka thënë ai gjatë intervistës.

El Gherissi është i varfër: jeton në një shtëpi pa dyer ose dritare, duke ndarë një dhomë me mamanë e sëmurë. Nuk arrin të flejë dhe ka mbetur pjesërisht i verbër: nuk ka mundur asnjëherë të vizitohet tek ndonjë mjek. Drejtësia për të dy nuk ka mbërritur asnjëherë dhe asnjë nuk është përgjigjur për dhunën e pësuar për 10 vjet nga ata. Janë lëshuar të vetëm, në mes të errësirës. /Shqip

4 komente në “Rrëfimi tronditës i pengut: Burgu misterioz amerikan dhe torturat e CIA-s”

  1. koli says:

    isis propaganda

  2. Tonin says:

    Keta plehrat u kepen ne lufte dhe sigurisht qe duhet te flisnin qe te kapej terroristi Bin Laden. Pse cfare mendoni se do tja u shtronin me pettla dhe pilaf ketyre mbeturinave? Shikoni se cpo bejne shoket e tyre e kthyen Europen ne nje shesh lufte sepse europianet jane liberale dhe ju kane dhene te gjitha te drejtat njerezore, edhe per ti hedhur ne ere. Te drrejtat ju jepen atyre qe jane njerez dhe jo sojit te ketyre plehrave. Duhet force me keta terroriste dhe jo te drejtat e njerut. Nuk punon keshtu me ata qe jane pa moral dhe kriminele te tipit te ketyre mbeturinave.

    1. Tan says:

      Ti Tonin me duket se ha sallam top hat për dit

  3. Tan says:

    Ti Tonin me duket se ha sallam top hat per dit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje