Një përgjigje për Voltanën dhe Koço K..!

brace_ademiDeputeti socialist Erjon Braçe ka kthyer përgjigje sërish për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila në gazetën e Koço Kokëdhimës, sipas tij, ka akuzuar se ka marrë më shumë fonde Divjaka se sa Shkodra.

Braçe thotë se Divjaka ka marrë fonde sa një tribunë e stadiumit të Shkodrës, dhe nënvizon se do të ishte shumë dakord, që t’i jepnin stadiumin dhe kombëtarën dhe me shumë dëshirë do jepte tërë investimet e marra deri më tani nga bashkia Divjakë.

Ja çfarë shkruan deputeti socialist:

“Nje pergjigje per Voltanen dhe perseri per Koco K!

Te diele, Voltana e PD kish gjetur Koco K.,  per te folur perseri per idiotesine e saj qe i vlen shume keto kohe dhe Koco K.:

Nenfinancimin e Shkodres permes Divjakes!!

Une nuk e di ne dine keta apo jo, por kuptoj mire se mllefi i tyre politik nuk i lejon te lexojne numrat, me keq-nuk i lejon te kuptojne pertej numrave.

Po e perseris;

Divjaka ka marre para nga buxheti i shtetit sa nje tribune, me e vogla, e stadiumit te Shkodres.

Por, tani ne Shkoder, te gjithe po e kuptojne-pervec Voltanes se PD, se nuk kane marre para nga buxheti i shtetit me shume se Divjaka, por i kane marre Tiranes nje ekonomi te tere, ekonomine prej futbollit; Divjaka as qe duket ne horizont.

Nuk kam cte them me;

Thjesht, drejtuar Voltanes se PD dhe Koco K.:

Me jepni stadiumin dhe Kombetaren, tu jap parate qe kemi marre nga buxheti i shtetit per Divjaken, meqe qenkeni te nenfinacuar, madje 5 here me pak se Divjaka.

Se fundi nje keshille kam:

Urreni, su ndaloj dot, por me karar se, injoranca del ne publik kur arsyeja arratiset pas urrejtjes.”

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...