Deputetja seksi e PD, shpjegon komentet për çiftin Berisha

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas një postimi në Facebook të fotografisë së çiftit Berisha, deputetja seksi e PD nga Cërriku, mori reagime të ndryshme, shumica e të cilave e akuzonin atë si servile të Doktorit. Por deputetja i ka bërë një shpjegim politik postimit të saj, duke ua mbyllur gojën kritikave të komentuesve.

Ja se çfarë shkruan ajo:

“Nuk çuditem nga injoranca e shumë komentuesve dashakeq dhe gazetave që më kanë zili për bukurinë time, por çuditem nga injoranca juaj politike.

Unë jam deputete dhe këmbëngul se tek unë nuk duhet të shikoni, as bukurinë fizike, që nuk më mungon, as origjinën për të cilën jam krenare, por forcën e mesazhit politik.

Fakti që në një dasëm mbretërore, unë postoj foton e çiftit të vërtetë mbretëror, ka një domethënie politike.

Kush e njeh historinë e atij çifti, e di mirë se ata janë mbretërit e vërtetë të këtij vendi.

Ata kanë oborrin e tyre, heronjtë e tyre, sklelvërit e tyre dhe adhuruesit e tyre.

Edhe në vitin 1997, kur komunistët po merrnin pushtetin me armë, ishte ideja gjeniale e Mbretit tim, për ta kthyer Shqipërinë “Mbretëri” dhe për ta shpallur pastaj veten “Mbret”, pasi të arrestohej Leka Zogu, që u çua të thyente kutitë e votimit.

Mbreti i vërtetë ka qenë gjithnjë në Tiranë dhe gjithnjë në selinë e PD.

Pastaj kur u rikthye në pushtet dhe bëri bustin e mbretit Zog, nënteksti ishte që e ardhmja t’i rezervonte dhe atij bustin si Mbret.

Pastaj kur u muar Princi dhe u bë këshilltar i kryetarit të PD, qëllimi ishte të quhej thjesht pjesë e oborrit të Mbretit të vërtetë.

Dhe kjo dasëm e kishte një Mbret të vërtetë.

Ai ishte Doktori me gruan e tij. Të tjerët ishin thjeshtë dekor.

E vërteta që ju dhemb ju komentuesve është se nuk pranoni dot Mbretin e vërtetë dhe i turreni Princ Lekës.

Shikojeni të vërtetën në sy dhe pranojeni. Hidhini një sy kësaj fotoje që kam postuar, për të kuptuar jo si vishet një çift mbretëror, jo si pozon, por si udhëheq.

E lumtur që kam fatin t’u shërbej, dhe ëndërr që t’i kem dhe në dasmën time, pas fitores së PD.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Deputetja seksi e PD, shpjegon komentet për çiftin Berisha”

  1. aqif tahipi says:

    Arsyeja e mosarsyes me ben qe me arsye te vajtoj per zgjuarsine tende prej deputeteje te republikes (mbreterise shqup ).

  2. Fatmir Okaj says:

    Ah qifti Berisha sa I mire e I amel si ariz me kas.
    Burr i ndershum , famile mir

  3. Hajdar Hajdari says:

    Hahaha, vetem se nje gje thone se mbreti i jot s’eshte me i zoti si mashkull, mbreterit zakonisht e kane per race qe te pallojne edhe 80-90 vjec, ky i yti eshte mbret koti.Ja me thuaj ti ke ndonje pervoje seksuale me mbretin tend plak.Ne ke nevoje ne ofrojme ndihme rojale sensuale hahaha.

  4. loni says:

    A E KUPTON KJO BUKURANIA SE TRURI I SEX -it ESHTE NE JUG TE TRUPIT DHE TRURI I MENDJES ESHTE NE KOKE ?
    PERGJIGJIA E SAKTE PER KETE ESHTE SE VETEM NE NJE VEND KA TRU DHE PER TE DEL VETE PERGJIGJIA…

  5. Emigranti says:

    Ike moje qelbesire mose na trego shkelqimin e mbreterise, te nje kusari, hajduti, tradhetari, qe e vodhi dhe e la poullin ne meshiren e fatit, duke i hapur portat Italise fashiste, ndersa pinjollet e tije i bejne karshillek popullit. Pa piken e turpit,kerkoke te na mbushesh menndjen, per mbreterimin,qe ekzistoka edhe ne ditet e sotme. Pjesemaresit ne ate ceromoni ishin tere mbeturinat e rena nga vafti, pore qe hane e pine parate qe u kane vjedhur popujve ne kohe. Per turpin tuaje, na trgon qe ne ate ceromni mbret na qenka sali berisha me liken mbreteshe. Cjane keto turpe, ceshte ky servilizem qe tregon ndaje perbindeshit sali, vetem e vetem te metet ne parlament edhe ne 2017. Ike mose na trego kodra mbase bregut me mbeter qe u ka perenduar koha. SHko ne Itali e France dhe fole per mbreter e mbreteresha, se ta tregojne qefin.

  6. Emigranti says:

    te gjithe e dime se shteti merr taksa sepse nga taksat mbahet por qe te kesh edhe nje mbret duhet te paguash taksa edhe per te,pra dy taksa .E kupton z deputete e pd se cfare po na thua?!! Mbreti juaj Leka kur e kam degjuar ne nje rast ne qytetin tim disa nga ata qe ishin para meje u shprehen eshte nje PANXHAR GOXHA PANXHAR dhe per kete panxhar populli yne duhej te paguante taksa hahaha.Por edhe ky princi juaj nuk e flet mire shqipen po mire kush e vuri princ ?! Ne jemi republike.Sa per Ahmet Zogun e la vendin dhe mbasi vodhi arin shqipetar bente jete prallore ne shtetet e europes ndersa populli vuante pushtuesin fashtist.Keshtu z deputete e pd ne si popull e dime se ju ne rradhet tuaja keni keta tipa prandaj po merrni ate qe meritoni sa per princin i bej thirje atyre qe po kryejne reformen ne drejtesi nder te tjerave te sekuestrojne pasurine e Ahmet Zogut mbasi ai vodhi pasurine e popullit shqipetar te deklarohet ajdut dhe tradhetar.

  7. xxxx says:

    ja, me ca si kjo kane pas te benin njrezit gjate e pas LIIB.
    Nuk e kane pas hak plumbin kto qelbesira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *