Gazetarit i vjedhin makinën në Laprakë, por policia ia gjen në pak minuta. Rrëfimi

11 Tetor 2016, 15:38Kronika TEMA

Ish-spikeri i Club-FM, Xhevdet Spahiu ka treguar një episod aspak të këndshëm që i ka ndodhur sot në mes të ditës, në zonën e Laprakës në Tiranë.

Spahiut i kanë vjedhur makinën por për fat të mirë e gjitha është përmbyllur me sukses pasi dy policët në foto, që ish-spikeri i cilëson heronj, kanë neutralizuar hajdutin në pak minuta duke i rikthyer automjetin, shkruan newsbomb.al.

Ja si e tregon vetë Spahiu të gjithën:

Sot në mes të ditës në Laprakë, me vodhen makinen. Jo me vone se 25 minuta pasi kanë marrë njoftimin, këta dy heronj arritën ta neutralizojnë hajdutin dhe të më rikthenin makinën…

Një falenderim të jashtezakonshëm për këta policë të thjeshtë…
S’e kisha menduar që do vinte dita të falenderoja edhe policinë. Faleminderit çuna!”

1 komente në “Gazetarit i vjedhin makinën në Laprakë, por policia ia gjen në pak minuta. Rrëfimi”

  1. Arjani says:

    Respekt per policet por sigurisht qe nuk jane heronj se kane gjetur nje makine te vjedhur. Gazetari e hiperbolizon sepse ishte makina e tij. Po te ishte makina e dikujt tjeter as qe do merte mundimin te shkruante. Policet tane cdo dite gjejne me dhjetra objekte te vjedhura dhe asnje nuk shkruan asgje. Po ne fund te fundit mire bejne pasi policet kane bere detyren dhe pet kete gje ata pagohen nga taksat tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje