Hillary Clinton udhëheq si asnjëherë më parë me 11%, sipas anketimeve të reja

clintonSipas anketimeve të kësaj fundjave, skandali i fjalëve të ndyra e ka dëmtuar shumë kandidatin Donald Trump, në opinionin publik.

Hillary Clinton udhëheq me 46%, krahasuar me 35% të Trump, 9% të Gary Johnson dhe 2% të Jill Stein, përfundoi një anketim i realizuar nga bashkëpunim NBC Neës/Ëall Street Journal. Televizioni i njohur dhe gazeta e shquar thanë se kandidatja demokrate udhëhiqte me diferencë akoma edhe më të madhe, nëse hiqje votat që do të shkonin për dy kandidatët e tjerë.

Nëse ata do të tërhiqeshin nga gara dhe do të mbeteshin vetëm Clinton dhe Trump, atëhere ish-Sekretarja e Shtetit do të fitonte me shifrat e papara: 52%-38%.

Duhet vënë në dukje këtu se anketimi është kryer përpara debatit. Në ditët e ardhshme do të shihet, nëse Trump ka zbutur rrokullisjen e tij, në sytë e opinionit publik.

Problemet e kandidatit presidencial mund të jenë duke infektuar edhe partinë e tij. I njëjti anketim tregoi se të pyeturit do të votojnë mesatarisht me 49%-42%, në favor të demokratëve, në zonat përkatëse kongresionale.
Kjo shënon një rritje prej 3% për demokratët, në krahasim me muajin e fundit, një arsye më shumë për Paul Ryan që të distancojë në katër javët e fundit të fushatës, punën e tij për zgjedhjen e kongresistëve nga vota për presidentin. (Ruben Avxhiu)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Hillary Clinton udhëheq si asnjëherë më parë me 11%, sipas anketimeve të reja”

  1. Usa says:

    Paul Ryan duke patur frike se edhe House munt te humbin Republikanet dje votoj per trampin meghithese disa dita cme pare deklaroj se do te votoj kundra Trampit. Gjithashtu Gara per President sot eshte e barabarte. Hillary 46 % , Trump 46%.Kjo si resultat I gjoja emaleve te reja qe u gjenden tek I shoqi I Huma Abedin punonjese prane Hillari Klinton.

  2. Usa says:

    Sot rezultati eshte 46% me 46%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *