Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, trajneri i ri i Kosovës?

11 Tetor 2016, 11:34Sport TEMA

Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Nuk është thjesht një hipotezë, pasi zërat në Federatën e Futbollit të Kosovës sapo vijnë dhe shtohen. Largimi i trajnerit gjakovar nga Legia e Varshavës u ka hapur rrugën bisedimeve mes presidentit Fadil Vokrri dhe Besnik Hasit.

Ky i fundit drejtoi me shumë sukses Anderlehtin në Belgjikë, ku dhe u shpall kampion. Më pas pranoi ofertën e polakëve të Legias, por pasi e kualifikoi këtë të fundit në grupet e Ligës së Kampioneve pas dy dekadash, u shkarkua nga klubi për shkak të humbjes së thellë kundër Borusia Dortmundit.

Sipas mediave kosovare, pas ndeshjeve të fundit të Kosovës në eliminatoret e Botërorit 2018, gjithçka i është faturuar drejtimit teknik të skuadrës. Trajneri aktual, Albert Bunjaki, rrezikon shkarkimin. Megjithatë, deri më tani nuk mund të flitet me siguri, pasi Bunjaki ka nisur një punë dhe, pas tri ndeshjesh ka arritur të grumbullojë vetëm një pikë. Bëhet fjalë për një edicion debutues të Kosovës dhe krerët e federatës nuk duan të nxitohen.

Gjithsesi, zërat në institucionin më të lartë të futbollit kosovar janë shtuar së fundmi për projektimin e Hasit si trajner. Aktualisht gjakovari është trajner i lirë dhe ndoshta mund të jetë momenti i duhur që Kosova të bëjë ndryshimin në pankinë.

Specialistët e futbollit në Kosovë kanë kryqëzuar trajnerin aktual, Albert Bunjaki. Kritikat kanë qenë të shumta veçanërisht pas humbjes së thellë ndaj Kroacisë. “Kjo humbje është e turpshme. Por, nuk është çudi, pasi që dihet kush e udhëheq Kosovën. Krerët e FFK-së duhen të përgjigjen nëse kanë fytyrë”, pat thënë ish-trajneri i Kosovës, Kujtim Shala.

2 komente në “Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, trajneri i ri i Kosovës?”

  1. mirashi says:

    Doni te degjoni dhe mua ketu larg? Kosova ka lojtare shume te mire. Une i pashe te dy ndeshjet direkt , por trajneri eshte zero me xhufke. Asnje skeme taktike, asnje disipline taktike, asgje ne mbarvajtjen e rreshtimi e lojtareve…po kjo eshte detyra e trajnerit se per te luajtur luajne lojtaret. Prandaj sa me shpejt te iki ai trajner, aq me mire per paraqitjen e skuadres. Persa thuhet per Besnik Hasin e kam ndjekur per shume kohe edhe si lojtar edhe si trejner. Ka merita te veçanta. Skuadres kosovare i duhet organizim, disipline dhe ndertim me fantazi i lojes.

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Besnik Hasin me mire ta marre Shqiperia si trajner.
    Boll na mbajtet xha Ganiun , nje trajner medioker qe e vetmja loje qe di te beje eshte parkimi i autobuzit para porte dhe fryrja si gjel para kamerave. I paafte te beje loje sulmuese me asnje skuader.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje