Izet Haxhia: Si u lirova nga burgu në Turqi dhe kurthi që më ngritën me një ukrainase

izetIzet Haxhia shkruan se si sot, gjashtë vjet më parë është liruar nga burgu në Turqi, ku ishte ndaluar pas kërkesës së Shqipërisë.

Haxhia kërkohej të ekstradohej nga ana e Turqisë, pas akuzave dhe dënimit për pjesmarrjen në vrasjen e Azem Hajdarit.

Por, shteti turk e liroi dhe nuk lejoi ekstradimin e tij.

Në atë kohë, Haxhia shkruan se Fetullah Gulen ka pasur ende një pushtet të madh në Turqi dhe njerëz të organizatës së tij, e kanë provokuar atë, në mënyrë që ta arrestonin sërish.

Ja çfarë shkruan Haxhia:

Si sot para gjashte viteve, në menyre të papritur per mua u lirova nga burgu.

Them të papritur sepse kisha rreth pese vite që mbahesha i izoluar në burg, në kundershtim me te gjitha ligjet e konventat nderkombetare të ekstardimit, dhe perpara trupit gjykues nuk kerkoja më as lirimin, sepse e quaja të pamundur atë, pas me shume se 60 seancave gjyqesore, që e refuzonin si lirimin, si ekstradimin tim.

Ne ato netet e pambarim të burgimit, nje mik më thote që shkruaj nje leter kryeministrit të atehershem turk, Erdoğan.

I shkruajta nje leter Erdoganit, ku akuzoja atë dhe qeverine e tij, që per interesa të organizates se Gulenit dhe në bashkpunim me të, po më mbanin peng dhe në kundershtim me ligjet nderkombetare në burg.

Kerkova që ose të me lironin, ose të më ekstradonin në vendin tim.

Pas rreth nje muaj më vjen nje pergjigje edhe nga Ministria e Drejtesise, dhe ajo e Brendshme turke.

Nje pergjigje as mish as peshk.

Por në të njejten kohe (siç e mora vesh kur dola nga burgu), në qytetin ku kisha jetuar para se te arrestohesha, kishin shkuar dy inspektore te Kryeministrise turke, ku kishin pyetur rreth 30 persona në lidhje me mua e sjelljet dhe çfare mendonin ata njerez per mua.

Opionini i ketyre njerezve të pyetur duhet të kete qene shume pozitive, sepse nje muaj pas ketij investigimi une u lirova me kushtin që të mos largohesha nga Turqia dhe të paraqitesha per firme në polici, dy here në jave.

Por sapo dola nga burgu atë pasdite të 11 tetorit 2010, me priste nje ”surprize” e pakendshme, sepse tek dera e burgut me prisnin policia turke per të huajt, të cilet më çuan në nje pike ku qendronin refugjatet që do deportoheshin nga Turqia.

Edhe ai nje burg më vete, vetem që kisha të drejten e komunikimit me telefon kur të doja.

Ishte nje vend per rreth 70 veta, por isha i vetmi që banoja aty.

Në atë kohe nuk kishte filluar lufta në Siri e kishte nje vaferi në refugjate si duket.

Por nuk kaluan as disa dite dhe aty, në atë pike refugjatesh, na vjen nje “mysafir” femer, nga Ukraina mesa më kujtohet.

Nje vajze e re e bukur.

Dhe policet turq, si per çudi i japin dhomen ngjitur me mua, a thua se nuk kishte dhoma të tjera.

U mundova t’i shmagesha kontakteve apo perballjeve me kete “mysafir”, por ishte e pamundur, sidomos në kohen që sillnin ushqimin.

Pas disa pyetjeve provokuese e ngacmimeve nga ana e saj, fillova që edhe ushqimet t’i haja në dhome.

Naten filluan goditjet e murit dhe ftesat në dhomen e saj.

U kerkova policeve të sherbimit që ishin perfocuar në sherbimin e tyre edhe nga police të forcave speciale, që te më ndryshonin dhomen, sepse po më provokon duke me lene pa gjume kjo ukrainsja, por pergjigja e tyre ishte, që nuk ka problem, shko tek dhoma e saj se ka vend edhe per ty.

Më habiti kjo “dashamirësi”’e tyre.

Më thane të drejten shejtani nga njera ane me nxiste ne mekat, por jeta në vetmi dhe ajo e burgut më kishin kalitur dy gjera të rendesishme, durimin dhe kontrollin e çdo gjeje tek vetvetja.

Nuk më shkonte mendja se ky kishte qene nje kurth i kurdisur nga policia sekrete turke që kontrollohej në atë kohe nga njerez te Gylenit, per të më akuzuar pas kryerjes se mekatit, per perdhunim.

Kete kurth të kurdisur më ligesi e perversitet nga policet e Gylenit, e mesova tre vite më vone, nga nje polic i forcave speciale turke, që kryente sherbimin në kohen që une u mbajta per dy muaj në atë qender refugjatesh.

E tregova kete ngjarje që më ka ndodhur, sepse ka shume kohe që më vijne kerkesa per miqesi e mesazhe provokuese, nga profile fallco apo të verteta femrash.

Jane me qindra dhe duket që jane të dirigjuara nga nje qender e vetme.

Une ju them ketyre perverseve që nuk mund të më joshni e të më provokoni, as me femra, as me para dhe me asgje tjeter.

Une kam zgjedhur nje menyre jetese timen që i ngjan asaj të nje murgu, të mbyllur në nje manastir të humbur.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Izet Haxhia: Si u lirova nga burgu në Turqi dhe kurthi që më ngritën me një ukrainase”

  1. Madonna says:

    Qeke bo dhe tina si tfgs1 o Izet.Yazek

  2. Mark ramy uk scotland irland says:

    Izet. Per idealin e pd se dhe per koke te saliut je bere vip. Je bere si kardashian.
    Hahahahaaaaaa.
    Bej shaka izet. Po une mendoj qe ke shume simpatizante tani. Nuk i di me numra po mund te jene aq shume sa jane qe urrejne saliun. Eqe saliun une mendoj qe e urrejne 75% e shqiptareve aq simpatizante ke. Prandaj kot i paragjykon ata qe te kerkojne miqesi ne fb. Cfare te keqe mund te bejne ty ata???
    Do te vjedhin calsin e kasafortes??? Dokumenta sekrete???
    Mos u be paranojak se nga fb ku ska cte ben njeri.

    1. DASHAMIRESI says:

      Te marresh keshilla nga MARK UKU …….Puuuuu,puuuu,puuuu !
      Nuk besoj se mund te kete gje me skandaloze ! ! ! A e di ti , se
      cfar shtaze vicidolase eshte Mark Uku ? ! Jo vetem shqiptaret ,
      por urrejtja e thelle per te i kalon edhe kuffijte e Window-sit .

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Mbylle FB Izet. Vetem per bela eshte. As nuk e ke idene kush rri nga krahu tjeter e cfare foto minorenesh te vene apo te tregojne e pastaj filmi dihet si vazhdon. Ose krijo nje FB Business Page tenden dhe qe aty mund te besh postime e debate sa te duash pa pasur kerkesa per friend pasi te tjeret mund ti bejne vetem like ne nje FB Business Page por nuk mund te cojne friend request.

    https://www.facebook.com/business/learn/set-up-facebook-page

  4. idriz says:

    hahahahaha sa per te thene diçka qesharake siç eshte dhe vet qesharak izeti i shkrete.
    Jo vetem ti o izet po dhe kriminelet e tjere shqiptare i ke me azile ne shtete te ndryshme.
    Rri i qete se nuk e ka kush mendjen tek ti dhe pse po bene gjithçka per te qene ne qender te vemendjes.Nuk i intereson askujt,je karte e djegur me kohe e vakte

  5. Seksi says:

    C’eshte e verteta ky eshte nje mashkull shume seksi, e kam pare ne disa foto me muskuj e kshu, thjeshte shume erotik. Shume provokime qe mund t’i behen s’jane domosdoshmerisht te pajustifikuara, cfare t’i besh? Kur je seksi, je.

  6. Peco says:

    Kete lumemadhin e katandisen si Leke Plepi.

  7. Gjakova says:

    Pershendetje Izet,
    Une qe te shkruaj jam nje djale nga Gjakova. Te njoh jo direkt qe ne Shqiperi, vitet 91-96 kur isha atje me studime.
    Per gjithe ç’fare shkruan, sidomos per kete shkrimin ketu: bravo, je tregu pidh some. Mos e rruj per asnje dhe asgje
    ne kete bote. Pershendetje.

  8. Gazeta 24/1 says:

    Izet, ti je i ditur vete, por ki kujdes qe te mos shkosh per gjah si Kosta Trebicka. Ti e njeh mire perversitetin ligesine dhe djallezine e “qënit qe te ha tinëz”. Ne se e do vendin tend dhe drejtesine, ruaje vehten edhe per pak kohe, derisa te SHBA dhe BE te pastroje drejtesine nga gjygjtaret dhe prokuroret e Mareshallit dhe te krijohet gjykata dhe prokuroria per te hetuar zyrtaret e larte dhe krimet e tyre. Atehere fjalet e tua do te marrin kuptim. Kjo nuk do shume kohe. Eshte pune muajsh dhe jo vitesh.
    Zoti te ruajte, qe te kryhesh detyren tende si malesor per vendin tend dhe t’i japesh kuptim jetes tende.

  9. Gazeta 24/1 says:

    Izet, ti je i ditur vete, por ki kujdes qe te mos shkosh per gjah si Kosta Trebicka. Ti e njeh mire perversitetin ligesine dhe djallezine e “qënit qe te ha tinëz”. Ne se e do vendin tend dhe drejtesine, ruaje vehten edhe per pak kohe, derisa te SHBA dhe BE te pastroje drejtesine nga gjygjtaret dhe prokuroret e Mareshallit dhe te krijohet gjykata dhe prokuroria per te hetuar zyrtaret e larte dhe krimet e tyre. Atehere fjalet e tua do te marrin kuptim. Kjo nuk do shume kohe. Eshte pune muajsh dhe jo vitesh.
    Zoti te ruajte, qe te kryhesh detyren tende si malesor per vendin tend dhe t’i japesh kuptim jetes tende.
    Vertet s’je i bukur, si thua vete, por je shume simpatik.(Bukurine lerja sy peshkaqenit).

  10. VANDALET E PD-se says:

    Keshille , si prej nje miku te vertete , po te jep “Gazeta 24/1 .
    Megjithate , kaq sa ke vuajtur e vuan ti … , je i mencur vete .

  11. Koco says:

    Ky Zoti Izet Hazhia e vlen qe ne nje kohe relativisht së shpejti te jete ne krye te institucionit Te Sherbimit Informativ te Shtetit , njeri i rahur me vaj e me uthull besoj se do vendose ” Drejtesi ne kete vend ” ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *