Misteri: Është larguar apo jo Ergys Kaçe nga Kombëtarja?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kace“Panorama Sport” raportonte sot, se Ergys Kaçe ka vendosur të largohet nga Komgëtarja e Shqipërisë, pasi është i pakënaqur nga trajtimi që i ka bërë trajneri Xhani De Biazi.

Vetë Ergys Kaçe ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, ku thotë se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se ai nuk është larguar nga Kombëtarja.

Por, “Panorama Sport” vazhdon të këmbëngulë se Kaçe është larguar.

Sipas saj, Kaçe nuk ka adresë të tijën dhe nuk menaxhon asnjë adresë në Facebook.

Për të vërtetuar këtë, Panorama Sport thotë se ka folur me Kaçen në ËhatsApp dhe ka postuar një foto të komunikimit të tij, ku ai konfirmon se nuk ka adresë Facebook-u.

Megjithatë, ky përgënjeshtrim duket i dyshimtë, duke qenë se në foto që është postuar, Kaçe pyetet si është, ndërkohë që ai përgjigjet se nuk ka Facebook.

Normalisht Kaçe fillimisht do të përgjigjej si është dhe më pas do të fliste ka apo Facebook, pasi ai nuk është pyetur për këtë gjë.

Për më tepër, që në këtë komunikim të pretenduar, ai nuk e përmend fare çështjen në fjalë, largimin apo jo nga Kombëtarja, që është edhe thelbi i debatit.

kace 1

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *