Nikoliç: Nuk do të lejojmë që shqiptarët të na i rrëmbejnë pasuritë tona

nikolicPresidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic, ka thënë se Serbia nuk mund t’iu bëjë lëshime shqiptarëve të Kosovës, as kur është fjala për dorëzimin e “Trepçës”, as kur është fjala për “Telekomin”.

“Kjo që po bëjnë shqiptarët në Kosovë me ‘Trepçën’ dhe ‘Telekomin’ është grabitje, uzurpim dhe këtë nuk mund ta pranojmë”, i ka thënë Nikolic gazetes Blic të Beogradit, transmeton Koha.net.

Nikolic ka thënë se tashmë është prekur vija e kuqe, për çka pushtetit në Prishtinë, por edhe Bashkimit Europian, duhet t’i dërgohet mesazh i qartë.

“Tashmë aq shumë u kemi bërë lëshime shqiptarëve në Kosovë. Diku duhet të vihet kufiri. Prandaj nuk duhet të bëjmë lëshime as kur bëhet fjalë për dorëzimin e Trepçës, as kur është fjala për pasurinë e Telekomit”, është shprehur Nikolic.

Presidenti i Serbisë ka thënë se Serbia nuk duhet të pranojë kushtëzime “nëse Brukseli njëmend i shtron si kusht për vazhdimin e negociatave”, citohet të ketë thënë Nikolic.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Nikoliç: Nuk do të lejojmë që shqiptarët të na i rrëmbejnë pasuritë tona”

  1. Angjelini says:

    O Nikolic, kush ta beri prone te tenden Trepcen ore cetnik? Jeni mesuar te jetoni ne pasurine e tjerve o parazite. Une jam nga Shqipria por do te ishte gabim historik nese shqiptart e Kosoves benje kompromise ne dem te pasusrise kombatre.

  2. emigranti says:

    Akoma se kupton, apo ben sikur nuk e kupton ky shovinist se Trepcja eshte e Kosoves dhe kjo nuk eshte me nen thundren e Serbise, por e pavarur.
    Pra Serbia nuk ka asnje te drejte ta trajtoje Kosoven si koloni dhe te ndaloje provokacionet indirekte nepermjet sateitit te saj, Listes Serpka.
    Kosova eshte shtet sovran dhe nuk ka pse ti marre leje Serbise per mbarevajtjen e puneve ne territorin e saj.

  3. Treviso says:

    O zoti Nikoliç, ke te drejte te ankohesh per pasurine e popullit te Kosoves, se ke gjetur ne qeverine kosovare jo nje por disa sali Berisha atje.
    Nukedi kur populli kosovare do ti zhduki keto agjente te UDB dhe Nikolliç te mos qendroje me me shpresa.

  4. Bashkimi says:

    Po e moren trepcen shqipetaret . E cfare do te besh ti ??. Provoje po deshte .

  5. Bashkimi says:

    Shko merre po ta mbajti zotrote. Ankoju por ske ku ankohesh.

  6. Llafazani pa dogane says:

    Akoma gjalle eshte ky cetniku skizofren? Ik mor surrat jevgu, pi ilacet se ngele duke fol percart.

  7. haku says:

    Nikolic tashme e di faremire se Kosova nuk eshte e Serbise. Nuk jane as Trepca e as Telekomi dert i Nikolicit. Prap ketyre kercnimeve vie ndonje shantazhim e ndonje kerkese te mbrapsht serbe. Do kerkojne ndonje kompromis te cilin gjithhere e fitojne nga kosovaret. Ne tapet eshte ceshtja e asociacionit te komunave me shumice serbe-ne thomi me shumice serbe ndersa serbet shprehen si komuna serbe-pa ate me shumice cka do te thot se aty nuk ka shqiptare.
    Pra ne vend se ne te vejme kushte ende Serbia na ven kushte, thua se shqiptaret jane fajtor te luftes dhe ndodhive rreth Kosoves.
    Nuk eshte cudi qe nje dite Serbia t’i veje kushte edhe BE dhe te kerkoje kompenzim te demit te shkaktuar nga NATO.

  8. NICK says:

    BO BO , SI BEN NIKOLICI PER QOFTE. HA,HA,HA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *