VIDEO/ Incidentet, Rama debate me disa banorë në Manzë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ramaKryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Manzës në zonën e Durrësit është përballur me një situatë të pakëndshme.

Një prej të pranishmëve ka shprehur ankesa para përfundimit të fjalës hapëse të Ramës.

Kjo bëri që kryeministri t’i kthehej me fjalës se, nuk do t’ia jepte të drejtën e fjalës duke shtuar se ndryshe nga të tjerët nuk ka ardhur në takim nga puna, por nga rakia.

Socialisti pavarësisht se nuk e mori fjalën, ishte gjatë mbledhjes një shqetësim për Ramën pasi vazhdimisht ndërhynte.

Më tej gjatë takimit, Rama kërkoi që ‘socialisti’ të nxirrej jashtë sallës, raporton Panorama.

Ndërkohë që gjithashtu pati dhe një zënkë me një të moshuar që shprehur kritika për qeverinë mbi investimet në bujqësi.

Debati

Qytetari: Z. Kryeministër… jam një qytetar i thjeshtë…

Rama: Atëherë, duke të kërkuar ndjesë dhe njëherë, duke parë gjendjen tënde shumë të rënduar, do ë lutem që të më lësh të mbaroj dhe të vazhdoj me të tjerët.

Qytetari: Pse? Jam socialist

Rama (qesh dhe tund kokën): Nuk ta jap fjalën! Kaq! Mos e zgjat. Kush e do fjalën nga ju? Dhe të lutem mos na shqetëso më, e di që je socialist. Nuk ke ardhur nga puna ke ardhur nga rakia.

Qytetari 2: Mirëserdhe z. Kryeministër. Duhet të kishe fol prap, por ka njerëz që na e prishin…

Rama: Leje nuk ka problem se shoku jonë është ai, e njohim, po e ka këtë ves nuk kemi ça t’i bëjmë. Ja shih si qesh…

Qytetari 2: Ky popull vuan vetëm për një ambulancë. Mirupafshim!

Rama: Mirupafshim jo, se këtu jemi prap. Të dëgjova, tani do të them diçka se na ndërhyri pak ky socialisti i flaktë këtu dhe është shumë i ndezur nga avujt.

Qytetari (ndërhyn sërish): Reformat kërkojnë Vangjush Dakon!

Rama: Po reformat kërkojnë Vangjush Dakon, por të lutem ti… të lutem. Kush e do mikrofonin?

Kryeministri bën me shenjtë që qytetari ‘problematik’ të nxirret jashtë salle.

Qytetari 3: Përshëndetje! Ka mundësi të të takoj njëherë kështu…

Rama: Pastaj, po fol njëherë se jemi dhe në TV dhe po na shohin.

Qytetari pasi kërkon që fermerëve të mos u bllokohet uji për vaditje, dikush nga salla i thotë ulu se nuk je për këtë punë ti

Qytetari 3: Rri mbaj vendin ti mos ma ndërprit t’i mua.

Rama: Xhaxha jepja mikrofonin dikujt tjetër të merremi me misrin, me grurin, por jo me deputetët.

Qytetari 3: As reforma?

Rama: A ka mundësi ta nxirrni jashtë? Nxirreni jashtë atë.


Incidenti i Rames ne Manez by PanoramaVideo

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “VIDEO/ Incidentet, Rama debate me disa banorë në Manzë”

  1. Edkari says:

    do pritur me shpulla e percjell me shqelma.

    1. Taqi says:

      Pse mos te ka ngacmu mami kshu

  2. Spartak says:

    Keta futen kastile per te prish takimet,jane shqupista profesioniste.

  3. capi dhia says:

    Edhe ne Manze duhet ta mesojne se: Edi Ramen mund ta kundershtoje vetem Edi Rama.
    Demokracia eshte rendi i lulezimit absolut te Monologut. Perndryshe do te quhej Diktature !?.

  4. Spartaku says:

    Une mendoje,se kryeministri shkon ne mes te populit per te biseduar per probleme qe shqetesojne qeverine dhe vete popullin.Mirepo,ne mes te tyre ka dhe njerez provokator,qe nuk tregojne miresjellje,por demostrojne provokime.Kjo nuk eshte e drejte,se kryeministri duhet degjuar dhe respektuar.Ne vertete jemi ne demokraci,dhe mund te flasesh si te duash,por ka nje llogjike qe te imponin miresjellje nga ata qe e degjojne.Nuk mund te them,se, kryeministri e ka gabim qe shkon e bisedon me njerzit,sidomos ne fasht.Ai do qe te bisedoi per problemet qe ka fshati,duke mare mendimin dhe mirekuptimin e tyre.Me falni,nuk dua te beje avukatin,por mendoje se do jete me mire.

  5. usa says:

    Ore Dekari nuk u lodhe te kritikosh cdo minute Edi Ramen .Nuk kuptoj se si munt te sillesh me gruan tende. Besoj se ajo te ka bere m…n.

  6. Juli says:

    Po ke the bluzen me stemen e Italise cfare e ka? Futja kot, kryeminister loder.

  7. Ferdiu says:

    …ne kohen e sales, te shqepnin ne dru, prandaj populli e kishte me te thjeshte ti kendonte kenge alla Rapush Xhaferi, se sa ti dilte perballe e ti kerkonte llogar

  8. Pune ka po ska lek says:

    Kryeminister i paafte e si pasoje arrogant.

  9. BERISHA LARGOHU says:

    Kjo tregon se shumica e shqiptareve jane analfabet dhe nuk dijne te komunikojne me kryeministrin e tyre, sharlatizmi Berishian eshte ne zemren e injorances shqiptare, turp per injorancen qe keni. Edhe BBC ka folur per analfabetizmin e shqiptareve.

  10. Pabuksi kokpalam says:

    Kryeminister qe ka pare boten. Di shume. Ka pare shume. Ka shetit francen neper azilet e parisit. Ka mgrene makarona parisi pa lek.
    E ca jemi ne??? Fshatare. Skemi pa bote si ky.
    Ky ka shetit te gjitha shelterat e parisit.

  11. D. Didani says:

    Ide e gabuar se kur shtetaret shkojne ne popull ,cdo kush nga populli mund te tall B******bile edhe me kryeministrin!! Kjo mendesi eshte ne Shqiperine tone,prandaj nuk po ben prokopi ai vend!…Aq shume larg shkon kjo mendesi sa qe ne ’97 shteti u dorzua para turmave!!!

  12. e says:

    kush e do fjalen?/// pra pytje ska…ne fushate i degjonte njerezit ky palo burre tani …qepe gojen dil jashte…a populli shkrete. pse nuk i tha pijaneci …ti po pin kokaine e ne spo themi gje…

  13. mirashi says:

    E degjova me vemendje dje ate biseden e Rames me qytetaret e Manzes. Me pelqen diçka tek Edi rama: eshte i sinqerte ashtu si eshte vete dhe pa drojtje te kthen pergjigjen ne vend ashtu si e meriton. S’ka dorashka ne marrdhenie me njerezit. Dhe kjo gazetareve, mediave shqiptare servile, por edhe disave qofshin dhe intelektuale qe nuk e kane sinqeritetin me kete popull e as dashurine per te por vetem se si te perfitojne e sundojne, u duket e çuditeshme qe Edi Rama flet keshtu. Kjo eshte nje veçanti e tij ne thjeshtesine e tij per te biseduar ne tryeza me njerezit, por edhe ne “arrogance” e nevojshme me njerez te pa skrupult qe kerkojne ta diskretitojne . Mire ja beri atij monstre qe edhe ne qoftese nuk ishte i pire nga rakia, ishte nje cope provokuesi nga ata te Sali kermes. Ashtu duhet. Me popullin fol e qan hallet , maskarenjeve tregou vendin e qenit. E ç’ka ketu per tu habitur e debatuar?!

  14. vlora.al says:

    O Legen kryeminister nqs; te pelqen me shume stema e italise shko dhe meri votat atje fendurine

  15. saliu says:

    Sa femije ke ti? I ke bere njeheresh apo nje nga nje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *