VIDEO/ Rama sërish me stemën e flamurit italian në xhup. Italiania e përgëzon. Ja si i përgjigjet ai

Në takimin që ka zhvilluar me fermerët në Manzë të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka qenë me një xhup që kishte sipër flamurin italian.

Një gjë e tillë u vu re edhe gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Spanjën në “Loro Boriçi”, ku ai gjithashtu kishte stemën e flamurit italian në xhup.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar një shtetaseje italiane që ka qenë në takimin e sotëm.

“Më falni që flas italisht, por njohuritë e mirë në gjuhën shqipe janë të limituara. Komplimente për xhuboksin. Është shumë i bukur, dhe ju shkon shumë”, u shpreh gruaja italiane.

“Është e Buffon”, tha kryeministri Rama.

“Ma mori mendja se është origjinale”, tha italiania


20161011-173755 by PanoramaVideo

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...