A po financojnë grekët ngritjen e partisë së Ben Blushit, për të rrëzuar Ramën?

12 Tetor 2016, 10:42Politika TEMA

Enkel Demi ka bërë sot një shkrim për vizitën e kryeparlamentarit Ilir Meta në Greqi.

Ai akuzon deputetët që shoqëronin Metën në Athinë, si grekë.

Sipas tij, Greqia është duke investuar shumë në politikën shqiptare.

Ai përmend edhe financimin e një partie të re që pritet të dalë nga e majta, me qëllim rrëzimin e Ramës.

Demi nuk përmend emra, por nënkuptohet se bëhet fjalë për partinë e re që pritet të krijojë Ben Blushi, pasi nga e majta, ai është i vetmi që po krijon parti.

Ja çfarë shkruan Demi në portalin e tij 27.al:

Duhej qëmtuar delegacioni që shoqëroi kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë në Greqi për të kuptuar sa shumë deputetë grekë ka në Kuvendin e Shqipërisë. Të mendosh që një pjesë e politikanëve minoritarë, grekofonë dhe grekofilë qëndruan në Tiranë, sepse dikush duhet të qëndrojë të ruajë Shqipërinë.

Kur i sheh të gjithë tok, kupton se fqinjët tanë kanë financuar me bujari lëvizje të mirëfillëta politike në Shqipëri e padyshim personalitete politike.

Më kujtohet përherë një zotëri që shiste flamuj kombëtarë buzë rruge në Radhimë. Ai më thoshte që sikur ta donim atdheun, aq shumë sa grekët e duan Shqipërinë. E vërtetë ngjan kjo sot, kur fjala vjen nga opozita kanë heshtur si fija e barit do thoshte doktori, teksa Çështja Çame konsiderohet problem i së shkuarës. Kanë heshtur edhe tre deputetët çamë të PD-së që nuk i ka dhënë izëm partia të çelin gojën. Heshtën të gjithë anëtarët e delegacionit të famshëm, kur kryetari i Kuvendit të Greqisë foli për zgjidhjen e çështjes së të rënëve. Çështjet e tyre nuk i përkasin të kaluarës, çështjet tona po.

Megjithatë, nuk është koha e pathosit, fjalimeve apo shkrimeve patetike me fill patriotik, as publikimit të vargjeve të poetëve, thirrjes “O sa mirë me qen’ shqiptar!”. Është koha e llogarive të imëta elektorale. Duhet thënë në radhë të parë haptas e pa kurrfarë droje që asnjë qeveri nuk vjen dot në pushtet në Tiranë, nëse më parë nuk merr përkëdhelitë e Athinës. Kjo shpjegon përse Lulzim Basha dhe Gent Strazimiri, kur shkojnë në Shtetet e Bashkuara e kanë me merak të madh të takojnë në odën e ngrohtë lobin grek që aspiron ndarjen e Shqipërisë me projektin e Vorio Epirit.

Kjo shpjegon që tashmë me financime të drejtpërdrejta greke po themelohet një parti e re brenda së majtës, e cila synon të çajë votën që mban qeverinë në këmbë dhe më pas të themelohet një pol i tretë që është ngjizur dhe gjeti mbështetjen e duhur tek fqinjët tanë.

Pas festave të fundvitit, ku kryeministri do bëjë sallore sërish bulevardit sa tek shtëpia e tij, sa tek Kryesia, mund të parashikojmë një krizë politike pranverore. Prilli është gjithmonë muaj i mirë për ngritjen e aleancave të reja. Del gjethi i ri, ndërron dhe gjaku.

Do kemi polin e tretë, kap ça t’kapësh nga e djathta dhe një fushatë, ku gjithë mëkatet e keqeverisjes do kenë veç një fajtor, Edi Ramën, si ishte i vetmi Sali Berisha para katër vjetësh.

Për këtë, për pushtetin e nesërm me grekofonë, vllehë të Pindit dhe pak shqiptarë ja vlen ta mbyllësh në sënduk Çështjen Çame.

“Sulmoni shtabin!”, thoshte shoku Mao.

18 komente në “A po financojnë grekët ngritjen e partisë së Ben Blushit, për të rrëzuar Ramën?”

  1. Ladi says:

    Blushin e ngrene greket vetem po ta votojne ata! Po votojne dot ata? Jo. Epo nuk i ngrene gje Blushit pervec brekeve te rena.

    1. arbeni nga tepelena says:

      Po ne shqiperi populli eshte pa brek fare,do votojne per nje thes miell.

      1. Adriatik says:

        Ja dhe demi cami tipik i pabese. Me thumbs per te gjithe grek, vlleh, shqiptar. Per camin demon vetem turkoshqiptareve i zihet bese.

  2. merusha says:

    Mero, po mundohesh te krijosh pak konfuzion me sa shoh. Greket kane financuar Ramen, sa here kane rene dakord me te per interesat dypaleshe. Ato para te paguara per foton me Obamen kishin ardhur direct nga nje grek. Se c’interes ka greku te paguaje per gjatoshin tone qe te dale ne foto me Obamen, vec Rama e greku e di. Keshtu qe mund te spekulosh sa te duash per Blushin, por jane vec spekulime. Per gjatoshin tone kemi fakte te pastra qe greket e kane financuar sipas oreksit. Prandaj, lereni Blushin rehat te beje sa mundet qe te kemi ca zera ndryshe, qofte edhe nje… Nuk prish pune kritika, pune na prish konformizmi dhe mungesa e opozites, o Mero djali!

    1. TRIBALET E PD-se says:

      Zotrote “Merushe”, ose je idjot e injorant , ose je SHQUP-as , ose je murg i Janullatosit , se , qe tria keto kategori ,jane ne nje batak !
      Psikon Edi rama , mund ta akuzosh per shume gjera , por vetem per sherbime ndaj grekeve , nuk e akuzon dot . Ti , kete e thua me siguri per te balancuar UDB-ashianet Sali e Luli , qe i dine edhe femijet sa thelleu jane zhytur ne tradheti , por nuk lahet m…me shu.. , thote populli .
      Pthuuuuu , sa njerez te felliqur qe mban ky vend ! ! !

  3. Mzati says:

    O paska fillu fushata elektorale se disha?? O ripjellja po ju thate qe skeni frike mga blushi?? Me pacavuret qi e sulmoni me kto dyshime plena artikuj do te thote qe e keni fryke e shume biles

  4. shefi says:

    Sa fantazi te gjere qe ka ky Demi. Bravo, ne gjedh i zgjedhur!

  5. E says:

    Une e dija qe Blushin po e financote ISIS dhe FARK-u i Kolumbise. Paskam pask informacione te gabuara…

  6. ben tirona1 says:

    Demi eshte nje medioker analist dhe shkrues dhe kurre shkrimet e tia nuk jane dalluar per ndonje interes apo kapqasje.
    Komplet shi-fi,por medioker one.

  7. ttt says:

    Greku sikur eshte ne krize apo e haruam?

  8. guvadari says:

    Sa kishte grun ne PD shoku Enkel,as gek as mek.Tani qe Mesila iku nga PD dhe shkoj ne PDIU oburra bej nje portal me financim nga Turqia dhe bjeri Greqise.Ashtu si PDIU financohet nga Turqia vetem e vetem per te gjuajtur Greqine.Turp o Enkel comi te besh politoke dhe analize kaq te ulet.Po te masim patriotizmin jo nacionalizmin tat dhe te Mesila-Idrizi familja Blushi ka nje histori sa e dhe shteti shqiptar.

  9. Andi says:

    Opaaa, e beri ne breke Rilindja nga Blushi e paska leshuar Meron! Neser leshon Blendi Manen! O çu kenaqem!!!

  10. Nostradamus says:

    Ti rruaje by..en Rames Blushi

  11. Qe Greqia financion cdo pisllik poshtersi apo prapaskene politike ne Shqiperi kjo nuk ka pike dyshimi por shtrohet pyetja deri kur do tolerojm ne shqiptaret kete llum te luaj me fatet tona ky eshte edhe problemi

  12. SHPRESE HUMBURI says:

    Une dua te nxier ne pah vetem nje fakt L
    Kur kryeministri i kohes , Fatos Nano , prezantoi ne Korce Ben Blushin , si prefekt ,(Fatosi i njohur edhe nga mjaft personalitete jashte, si folpgrek),kshte marre me vete edhe ambasadorin grek ne Tirane , dheeeee … drejt me thene , nuk merrej vesh se cilen qeveri do te perfaqesonte Beni , ate Greke , apo ate shqiptare ! ! !
    Ndaj , dyshimet qe shtrohen ketu , nuk me cuditin aspak . Janullatosi me ushtrine e tij te fshehur , nuk fle . As idhtaret e ligjit te luftes me Shqiperine , nuk jane bere engjej , perkunbdrazi ! Aia nuk i ze gjumi per te vene me jete enderen shekullore te “Megalo -idhese”.

  13. Te gjitha keto qe thote z Demi ,qendrojne , por nuk ka shanc askush te rrezoje gjigandin Rama ,sa te kete SHBA te dhe BE ne !

  14. Futajani says:

    Eshte e cuditshme nese SE kupton. Sa here qe qeverit tona kerkojn te vendosin nje gur ne themel te shtetit dikush Del kundra dhe thot jo ky gur eshte me I forte SE sa duhet. Pra kto karruca qe dalin antes pemve si kerpudha ja financing sllavo grek ne parti ne e Blushit Kane vend TFG Enter.

  15. Dasaret says:

    Per ti pershkruar ata politikane shqiptare qe kush me shume dhe kush me pak,kane bashkepunuar(ose kane heshtur kur ka qene koha te ngrene zerin e tyre ne mbrojtje te te drejtave te atdheut qe gjoja ata e drejtojne) me armiqte fqinje,eshte edhe ajo”Meseleja”e nje mbreti qe ishte verbuar dhe kerkonte barin qe te sheroheshe:”Pas shume perpjekjeve nga mjeket per ti sherruar syte e mbretit deshtuan,nje plak i vjeter i thote mbretit se,ti madheri,mundet te sherrohesh vetem me urrinen e nje mashkulli qe nuk ka”abuzuar”me gomar.Keshtu qe mbreti urrdherohi qe te gjendet ky njeri dhe te meret urrina nga ai.Pas shume perpjekjeve per ta gjetur kete njeri,deshtoj. Atehere Plaku I tha mbretit:”Lartmadheri,vetm ti ke ngelur qe mund te jesh I virgjer per kete pune,por ki kujdes,se po te jesh edhe ti sic jane ata te tjeret dhe te perdorish urinen tende te infektuar,jo vetem qe nuk do te t’i hape syte,por edhe do te vdesish menjehere! Atehere mbreti I tha Plakut:Yt sojsus,nuk duha qe ti hap syte do te ri i verber gjithe jeten dhe jo te vdes sot”!!! Pra,jane te rradhe(ose nuk ekzistojne)ata politikane qe ne nje menyre apo ne nje tjeter qe nuk kane bere punen e atyre feqinjeve tane qe mundohen te destabilizojne(pse jo edhe ta zhdukin krejtesisht) vendin e SHQIPONJAVE. Vecse,ata duhet te dine edhe nje gje: Kur s’kane mundur te bejne ate gje deri tani,s’kane per ta bere kurre ne jeten e jetes.Poshte Tradhetaret,Rrofte Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje