BATUTAT/ Rama: Ministri ka bërë punë të mirë, por nuk ia rrisim rrogën. As kryeministrit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama tahiriNuk kishte si të kalonte pa batuta takimi i kryeministrit Rama me efektivë të policisë, teksa ka prezantuar dhe rritjen e pagave për këtë sektor të rëndësishëm, pas konfirmimit të marrë dhe nga FMN.

Kryeministri Rama teksa ka folur në aktivitetin ‘Policia e gjeneratës tjetër’ i ndalur tek rritja e pagave, ka përcjellë batuta duke mos kursyer ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por as veten.

Kështu që ajo që mund t’iu them sot është se projeksioni ynë për pagat duke nisur nga inspektori është që të ketë një rritje me rreth 15%. Dakort, apo jo? Kryeinspektori rritje për t’u definuar mbi 10%, Nënkomisari rritje 10%, Komisari rritje pak më pak se nënkomisari, Drejtorët në mos sa ministri do i afrohen ministrit, Ministri ka bërë punë të mirë por nuk ja rrisim rrogën, aq më pak Kryeministrit” tha Rama.

Duke u ndalur tek akuzat e opozitës për Policinë e Shtetit, Rama ka sugjeruar qytetarët që të ndryshojnë kanalet televizive, duke shtuar se femijët nuk duhet të prezantohen me gogolin.

Telekomanda ka shumë numra, kur të shfaqet kazani çojeni tek Bang-Bang e bëni dy gjëra ë të njëjtën kohë: kompensoni kohën që ju keni borxh fëmijëve tuaj dhe mos i prezantoni fëmijët me gogolin’ ka thënë ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “BATUTAT/ Rama: Ministri ka bërë punë të mirë, por nuk ia rrisim rrogën. As kryeministrit”

  1. ToniTR says:

    Trupi me policet, mendja tek kazani!

  2. Kiu says:

    Ministri dhe, aq me shume, Kryeministri nuk kane nevoje per rritje rroge se ja q… nenen me korrupsion dhe hajduteri…

  3. Po ku na plas ne per rrogen tende! Te ishte per rrogen tedne ne ishim pabuksa! Te na rroj hashashi e drogat e tjera ne qe na u befshin det jarebi! Hajd mire e ke ne publik se ku dine keta shqipot kara se ti ke pjesen tende te luanit! Ec aty ta ripjellim keteMut vend me popull supermut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *