Ben Blushi sulmon Veliajn për vdekjen e 17-vjeçarit në Sharrë

12 Tetor 2016, 11:43Sociale TEMA

Ben Blushi ka reaguar, pasi ka parë emisionin Publicus për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë.

Ja çfarë shkruan ai:

Duke pare Publicus e kuptova pse eshte ndaluar te transmetohet: sepse deshmon se si shteti i therret femijet per te mbledhur mbetjet tona dhe nuk i mbron me pasi vdesin per shkak te punes.

Kjo mizori eshte rrenqethese.

Ardit Gjoklaj ka humbur jeten duke punuar ne nje territor publik qe administrohet nga nje kompani private me lejen e shtetit.

Per turpin e vet shteti thote qe jo vetem nuk ka pare Arditin te vdese, por nuk ka pare edhe emsionin qe eshte bere per vdekjen e tij.

Nese Tirana eshte qyteti i rilindur qe pretendohet se eshte ne Sharre do kishte patur ndricim te detyrueshem dhe Arditi nuk do ishte shtypur ne erresire nga eskavatori qe mblidhte plera.

Nese reforma e sigurimeve shoqerore do kishte funksionuar Ardit Gjoklaj do kishte kontrate sigurimi dhe familja e tij duhej te demshperblehej nga kompania.

Nese martesa e plerave mes Rilindjes dhe PD nuk do ishte celebruar ne fushen è Sharres atehere nuk do ishte e njejta kompani ajo qe mblidhte mbetjet.

Nese industria e riciklimit, per shkak te presionit te shtetit,do shtonte kostot e detyrueshme, atëhere ne Sharre do kishte ndricim dhe Arditi do ishte i siguruar.

Nese bashkia do i shiste mbetjet tona me vleren e tregut atehere do kishim parate e mjaftueshme per te ndare mbetjet ne burim ne menyre qe Arditi te mos vdiste duke i ndare ne erresiren e Sharres dhe kazanet e Rilindjes te mos e lejonin importin.

Nese qeveria nuk do ishte me industrine por me Arditin, natyrisht qe Sharra do ishte nje vend pune dhe jo nje varreze, plerat do ishin mbetje dhe jo ndotje dhe Publicus do ishte transmetuar dhe Alida Tota nuk do ishte pushuar nga puna.

Nese mediat nuk do ngopeshin ne kazanin e qeverise atehere ne ekran nuk do dilnin vetem te pasurit qe blejne mbetje por edhe te varferit qe vriten duke i mbledhur.

Shikojeni Publicus. Nuk deshmon vetem nje vrasje ne pune por me shume se kaq: se si shteti tradhton per dite ata qe s’kane dhe si i sherben cdo nate atyre qe kane.

Ja pse shteti po e trajton Arditin si armik publicus!

7 komente në “Ben Blushi sulmon Veliajn për vdekjen e 17-vjeçarit në Sharrë”

  1. USA says:

    Ne cilind vend te botes, landfillet jane me drita si bulevarded mor Blush bolja?!!!!!

  2. lond says:

    Ti qenke tamom rob i flliqur, ta bon mir elbasanllinjet ec e bo ndonje takim se hurin ne b…,kan per ta fut, rob mashtrues, po pse mor bajg erioni e coi kete hallexhiun ne pun, kerkoke nga erjoni per 1 vit te boj gjithcka, cfare bone ti or toc kur keqen minister apo ai lulushi jot ne qeveri dhe bashki, turp te kesh dhe hap syt se me keto shpifje po iriton robet qe neser do te hedhin si korm ashtu sic je.

  3. Pulp Fiction says:

    Ky eshte njesoj si Dr.Kafsha,vetem se akuzat [qe jane po te njejta] i ben me drejtshkrim,pa gabime dhe pa bertitur. Ne thelb jane te njejte. Kur ske alternative,shan.

  4. true says:

    filloj dhe ky te imitoj Saliun.

  5. Stiv says:

    Blushi eshte nje hipokrit i ndyre! Sot Blushi eshte kunder riciklimit te mbejtejve te pademshme por kur ishte minister i dha Beketit koncesion jo per riciklim por per DJEGIE!

    Ideja e plehravet me drita eshte GJENIALE! ?

  6. birbo says:

    hajdut dhe buçe njekohesisht….ti spipetije per plerat kur ishe minister mor kurve njeri…lere te vdekurin rehat e mos bej politike me ate dhe mjerimin e dhimbjen e familjes se tij………

  7. Fshatari pe Dardhe says:

    Po ku je mor ish prefekti i Korces,qe e “nxorre ne drite”…….vilen 3 kateshe poshte Kampit te punetoreve ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje