FOTOT e hotelit ku do qendrojë Rama. Vuçiç thyen rregullat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Qendra e qeverisë së përkohshme të qeverisë së Serbisë për ditët e ardhshme do të jetë Nishi. Kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe ministrat e kabinetit do të diskutojnë për disa ditë me radhë në këtë qytetet me homologët e tyre nga Shqipëria. Bëhet fjalë për forumin ekonomik serbo­shqiptar që do të nisë më 13 tetor dhe do të mbyllet me 19 tetor. Kjo është hera e parë që kryeministri serb organizon punën në këtë formë, raportojnë mediat serbe. Kjo pasi gjatë kësaj kohe, Vuçiç do të qëndrojë në Nish dhe kjo do të jetë hera e parë që punon jashtë Beogradit.

Mediat në Serbi kanë publikuar dhe fotot e hotelit ku do të qëndrojnë zyrtarët e lartë që do të marrin pjesë në Samit si dhe ambientet ku do të zhvillohet takimet.

Një nga ngjarjet kryesore të forumit më 14 tetor, që do të ndiqet dhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të marrin pjesë 200 kompani nga Serbia dhe rreth 100 kompani të tjera nga vende të ndryshme.

Kreu i Bashkisë së Nishit, Darko Bulatoviç thotë se bisedimet do të mbahen në prezencë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve.

Gjatë Samitit të Nishit, qeveria e Serbisë dhe ajo e Shqipërisë do të diskutojnë për ekonominë, bashkëpunimin ndërkombëtar, politikat e tregtisë por edhe për paqen, stabilitetin dhe një marrëdhënie më të mirë në rajon.

Blindohet Nishi, policia serbe merr masa për takimin

Masa të shtuara sigurie nga policia serbe, për mbarëvajtjen e punimeve të Forumit. Mediat serbe raportojnë se nesër rrugët kryesore të Nishit dhe Beogradit do të bllokohen, si masë për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Rama, që do të takohet me homologun Vuçiç në Nish.

Nga axhenda është zbuluar se pas takimit në Nish, kryeministrat do të shkojnë në Beograd, si pjesë e Forumit të Sigurisë së Beogradit, shkruan Panorama. Mësohet se rrugët kryesore në Nish do të bllokohen duke nisur që nga ora 07:30 e mëngjesit të 13 tetorit e deri në mesnatën e 15 tetorit dhe për këtë janë lajmëruar gjithë të interesuarit për të shmangur kaosin.

Në forumin e Nishit do të flitet për të ardhmen e rajonit dhe për mundësitë e kooperimit në fushën e ekonomisë e tregtisë, e po ashtu edhe për ndërmarrjen e masave që do ta lehtësonin të bërit ekonomi në mes të dyja vendeve. “Do te flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë. Një sërë masash që do të lehtësojnë shumë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike e do të rrisin ekonominë e vendeve tona”­ ka thënë Rama, kohë më parë kur ka zbardhur detaje nga takimi./ Panorama

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-148-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-148.jpg","attachment_id":"564528"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-146-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-146.jpg","attachment_id":"564529"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-145-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-145.jpg","attachment_id":"564530"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d4-137-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d4-137.jpg","attachment_id":"564531"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d5-124-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d5-124.jpg","attachment_id":"564532"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d6-107-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d6-107.jpg","attachment_id":"564533"}]
        
        Loading...
        

5 komente në “FOTOT e hotelit ku do qendrojë Rama. Vuçiç thyen rregullat”

  1. adi says:

    a shifni nese takon vucic je patriot , bile patriot i madh qe punon per shqiperine sepse serbet gjithmone i kane dashur dhe respektuar shqiptaret , nuk kane bere asnjehere lufte ne histori.
    ndersa po te takoje dikush pa deshiren e rilindjes ndonje kryeminister tjeter te rajonit eshte tradhetar antishqiptar anti europian, anti humanist etj etj. anti anti….
    nuk e kam kuptuar akoma ne 1001 takime qe kryerilindasi ka bere me kete vucic ca ka perfituar nje gje te vetme shqiperia?????
    a harova foto faqe gazetash gallate edhe ndonjehere kur vucic merzitet edhe tallet ndonjehere. po kjo eshte patriotike, shume patriotike, jashtezakonisht shume patriotike!!!!!!!!!!

  2. kopani says:

    Me te vertete takim historik bashkepunimi dhe permiresimi real i mardhenjeve nder shteterore e rajonale me impakt ne zhvillimin e rajonit dhe hapje vende pune , edhe nepermjet invertimeve te ndersjellta , nuk e di si duhet te kuptohet e komentohet qendrimi i kryetarit te partise kosovare te Vet Vendosjes e cila bente thirje per mos pjesmarjen e zotit Edi Rames Kryeministerit te Shqiperise ne kete Samit ballkanik e me gjere ? ! Po mundet e cfare do mundesh te presish nga keta birko Politike beres , Debila , Dallkauke , Mendje Ndryshkur te cilet me paturpesi dhe injorancen e tyre , guxojne e kerkojne te pengojne rrjedhen e integrimit dhe zhvillimit te Rajonit ?! Po clidhje kane keta koke derra me politiken berjen duke u bere gazi e turpi i botes . mjer Kosova me keta Dallkauke te politikes. Ajo qe deshirojne shqiptaret dhe popujt e tjere te ballkanit eshte kjo ere e re e bashkepunimit dhe urojme punime te mbara samitit dhe rezultate konkrete ne firmosjen e sa me shume mardhenjeve dy e shume paleshe me interes te ndersjellet perfitimi .

  3. Vjosan says:

    ADI, PSE NUK E KUPTOJ DOT QE JE NJE IDIOT?
    Sa gjynah!

  4. tr says:

    Kosokaret jane nje popull dallkauk ,mosmirnjohes ,idiot ndaj Shqiperise dhe Amerikes j cili i cjlj j dhuroi panvarsine . Tirana duhet ti lere vetem kosokarat.

  5. Bond says:

    Kosovaret jane dhunuar dhe vrare masivisht nga Serbet. Pyetni ne Gjakove, Junik, Decan, Peje, etj. Diskriminimi eshte gjeja me e vogel qe ata kane pesuar, madje edhe flamurin apo gjuhen kane patur frike t’i perdorin.
    Rama tani hiqet me serbet si modern Europian, a thua se asgje nuk ka ndodhur nderkohe qe plaget jane ende te hapura dhe rrjedhin gjak. Mijera jane ende te zhdukur dhe shume te tjere jane te burgosur ne Serbi. Te drejtat e shqiptareve ne Serbi shkelen gjithashtu me kembe dhe shqiptaret atje jane lene pa asnje mbeshtetje financiare nga shteti serb.
    Jo vetem qe nuk eshte marre asnje veprim nga serbet per te vraret, te zhdukurit, te burgosurit dhe familjet e tyre por minimalisht nuk eshte kerkuar as falje per krimet makabre te kryera prej tyre.
    Si mund te ulesh, te bisedosh dhe bile te besh shaka me Serbet ne keto kushte? Ky qendrim eshte jo vetem i turpshem, por padyshim edhe i denueshem per cdo popull qe ka kaluar nje genocid te ngjashem.

Lini një Përgjigje te kopani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *