FOTOT/ Një tjetër kënd lojërash për fëmijët e Tiranës, ja ku ndodhet

12 Tetor 2016, 13:55Sociale TEMA
FOTOT/ Një tjetër kënd lojërash për fëmijët e

Zonës së Alliasit në Njësinë Administrative nr. 4 në kryeqytet i është shtuar një hapësirë e re për fëmijët dhe të rinjtë ku mund të kalojnë kohën e lirë. Në vijim të mbajtjes së premtimit për të krijuar 12 kënde lojërash në çdo lagje të Tiranës, Bashkia e Tiranës përfundoi në kohë rekord këndin më të ri të lodrave në  sheshin “Shyqyri Peza”. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili teksa vlerësoi cilësinë e punimeve, theksoi se kjo hapësirë u shërben të gjitha moshave.

“Ky është këndi i pesti i lojërave që po hapim. Është një hapësirë jo vetëm për yjet tanë të ardhshëm të futbollit, por sigurisht edhe për princeshat tona që do të kenë këndin e tyre të lodrave, edhe për gjyshërit dhe për gjyshet që do të kenë mundësi të rrinë me nipat dhe me mbesat në një hapësirë të pastër dhe në një hapësirë që i bën njerëzit bashkë, ashtu siç duhet të jetë gjithë komuniteti në Tiranë dhe gjithë Tirana bashkë”, tha Veliaj. Më tej, ai shtoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, krahas disa investimeve të tjera që bashkia ka bërë në këtë zonë.

“Është një kënaqësi e veçantë që kthehemi këtu pas 1 viti. Filluam punimet vetëm disa javë më përpara dhe më vjen mirë që e gjithë kjo hapësirë e çliruar nga papastëritë, ndërtimet pa leje, zaptimet, sot i është kthyer fëmijëve të lagjes. Jam shumë i lumtur për ta dhe për gjithë fëmijët e Tiranës”, shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj u shpreh gjithashtu i sigurt se përqendrimi i fokusit të punëve të bashkisë te çerdhet, kopshtet, shkollat dhe te këndet e lojërave është investimi më i mirë që i bëhet një qyteti dhe të ardhmes së tij.

“Unë e mbaj mend datën 1 qershor se çfarë lumturie ishte hapja e këndit të lodrave te Liqeni. Shumë njerëz që panë gjithë atë debat nuk e kuptuan se për çfarë po bëhej gjithë ai sherr, për kënde lodrash. Por, prania e aq shumë fëmijëve, e prindërve të lumtur, ishte në fakt garancia që po bënim gjënë e duhur dhe e vazhduam atë projekt nga këndi i lodrave te liqeni, në këndet e lodrave në çdo lagje”, theksoi Veliaj. Ndërkohë që deputetja, Blerina Gjylameti ka falenderuar bashkinë për këtë investim, i cili i jep banorëve të zonës një tjetër hapësirë ku mund të argëtojnë fëmijët, si dhe të kalojnë kohën e tyre të lirë.

“Këtu vijmë një vit më pas, me një premtim të mbajtur. Para një viti kemi patur një takim me zonën e Alliasit, ku pamë një tabelë, e cila kishte filluar punimet para tre viteve dhe tabela qëndronte ende në këmbë, kurse punime nuk kishte. Premtimi është i mbajtur dhe dua të falënderoj mbështetjen që na ka dhënë kryetari i bashkisë. Ne i dhamë mbështetjen tonë, ai vazhdon të na mbështesi çdo ditë me ndryshimet që ka bërë në njësinë 4, me parqe, kënde lojërash, të cilat i japin jetë të gjithë zonës, por mbi të gjitha i japin mundësi fëmijëve tanë të kenë një jetë normale”, tha Gjylameti.

Këndi i lojërave në Allias ka një sipërfaqe totale prej 1408 m2, nga të cilat 592 m² sipërfaqe e gjelbëruar, sipërfaqe e shtruar me rërë dhe e pajisur me lodra 218 m² dhe sipërfaqe e përdorur për kalim 164 m². Këndi është i pajisur me lojëra gjithëpërfshirëse, si dhe me një minifushë futbolli.

2 komente në “FOTOT/ Një tjetër kënd lojërash për fëmijët e Tiranës, ja ku ndodhet”

  1. lavderim me nje standart says:

    i punes tuaj dhe gjith tafit ska mase qe emat tejkalimin m paraardhesit e bashkis tiranes
    por kundoqa folklorin shqiptar nga grupet e rretheve ne theatrin e hapur
    ju bej me dijeni
    1. pse vazhdon te jete llozha e ketij amfiteatri depo e punonjesve tuaj qe mirembajne parkun,
    ku cdo mengjes dalin me mjetet e punes
    2.ketefunksion e ka patur ambjenti qe sot e 25 vjet eshte bere kafene, nga CAMERINO, dhe aktualish shikoj tani ska me emer me reklame
    3. kush ka interes,qe ja ka hequr emrin, ku aty ka kafe 50 metra me larg ketij ambjenti
    ktheje theatrin, ne identitet se ka vlera edukative, shlodhese, kur pashe te rinj, nga gjithe krahinat dhe ndegjoni muziken folklorike te baballareve e te gjthe popullit
    4. pse jane hequr stolat e gurte, kur ato mund te fiksoheshin e te lyeshin, per tu bere funksional,e njerezit te rinin si qytetar e jo mbi gjemba
    ju lumte per pemet e mbjellura te parku rinia,por pse makinat e pronareve te tajvani, kane gllaberuar 50 metra katror gjelberim, dhe hedhur beton

  2. toni says:

    bravo lali Eri !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje