I fejuari dixhital i Lulit!

12 Tetor 2016, 18:46Politika TEMA

Nga Taulant Balla

Duke lexuar sot Blushin, kuptova pse edhe ky, njësoj si Saliu, Luli dhe shokët e tij që i bashkon armiqësia për Edi Ramën e për PS-në, duan që shpifja e ndyrë për gjoja ndalimin e emisionit për djalin e gjorë që humbi jetën në Sharrë, të merret si e vërtetë.

Së pari, akoma nuk e dimë; duhet të na e thonë hetimet nëse djali e ka humbur jetën në Sharrë apo është hedhur në Sharrë nga duar të zeza për ta zhdukur viktimën e tyre në malin e mbeturinave. Por le ta marrim për momentin se është kështu siç thonë Beni, Saliu, Luli dhe shokët e tyre.

Fakti që dihet tanimë është, se, edhe Beni njësoj si Saliu dhe Luli, përpiqet me çdo kusht të thotë që ky shtet vret e pret njerëz! Dhe kjo është në vetvete një mizori edhe më rrënqethëse sesa mizoria që ata, medemek, denoncojnë ngaqë u dhemb shpirti (që kanë provuar se nuk e kanë kur flasin për hallet e njerëzve)!

“Ardit Gjoklaj ka humbur jetën duke punuar në një territor publik që administrohet nga një kompani private me lejen e shtetit”, shkruan Blushi! Dhe kush?! Ben Blushi, që kur humbën jetën në bulevard nga plumbat e shtetit të Saliut katër njerëz të pafajshëm, i përdori edhe ata njësoj siç po përdor të ndjerin Ardit për të sulmuar Edi Ramën dhe “banditët” e tij me trupat e vdekur të viktimave të shtetit. “Nëse Tirana është qyteti i rilindur që pretendohet se është, në Sharrë do kishte patur ndriçim të detyrueshëm…”, vazhdon ai më tutje në faqen e re të Saliut digjital, “…edhe Arditi nuk do ishte shtypur në errësirë nga eskavatori që mblidhte plehra”.

E vërtetë mund të jetë kjo, edhe pse përpara se të jetë e vërtetë, është padiskutim një spekullim tipik i ish-sherxhiut tonë profesionist që di të shkruajë, po s’di të respektojë asnjë të vërtetë. Por është, sidoqoftë, vetëm çereku i të vërtetës. Sepse treçereku tjetër është, që, kur zotëria ishte ministër i pushtetit vendor, jo vetëm nuk e pa ndonjëherë errësiren në Sharrë, as nuk e ndjeu ndonjëherë aromën e plehrave që digjeshin duke ngritur re të zeza mbi kombinat, por me firmën e tij e futi edhe qeverinë socialiste të asaj kohe në kthetrat e një mafiozi plehrash! Pikërisht, ky ekologjist i sapozbuluar donte që mafiozi i plehrave të ndërtonte në Shqiperi katër furra gjigande për djegien e plehrave të importuara nga Italia.

Sipas Blushit, nëse reforma e sigurimeve shoqërore do kishte funksionuar, Ardit Gjoklaj do kishte kontratë sigurimi dhe familja e tij duhej të dëmshpërblehej nga kompania. Ketu tregon edhe njëherë se sa i paditur është për sigurimet shoqërore, sepse s’kanë asnjë lidhje sigurimet shoqërore për efekt pensioni, me sigurimin e jetës së secilit prej nesh. Por padija e tij që ka gjithë jetën që ka treguar se di të shajë por nuk di të mesojë, është e keqja më e pakët në këtë mes. Ndërsa e keqja më e madhe, është se, njësoj si Saliu, edhe ky ka tre vjet që i kerkon kusuret e 25 vjetëve nga Edi Rama e nga Partia Socialiste, që ditën e parë kur kjo qeveri nisi punën. Dhe nuk po them këtu sa janë rritur shifrat e njerëzve të siguruar në këtë vend falë reformës, sepse Blushi e thoshte vetë, gjithmonë me kënaqësinë e njeriut të ngopur me veten: “Shifrat lexohen dhe pranohen ose jo në varësi nga karrigia ku je ulur!

Kur ishte në një karrige ministri në qeveri, ai donte që Shqipëria të importonte plehra për djegie, biles direkt nga duart e mafias, duke e bërë të zezën të bardhë. Ndërsa, kur s’e bëjnë ministër, ai është gati ta bëjë të bardhën të zezë aq herë sa hap gojën! Sipas tij, nëse martesa e plehrave mes Rilindjes dhe PD-së nuk do ishte celebruar në fushën e Sharres, atëherë, nuk do ishte e njëjta kompani ajo që mblidhte mbetjet. Sa qesharak në ngutjen e tij për të thënë si duhen zgjidhur gjërat, ndërkohë që, kur pati mundësi t’i zgjidhte, la pas vetëm nam të keq, kudo ku Partia Socialiste i besoi një karrige.

Kurse, sa për martesën e plehrave, fejesa e tij me Lulin nën sqetullën e Saliut nga dita e parë e kësaj qeverie, ka kohë që mban një erë të keqe!

Dëgjojeni edhe mbylljen se ka edhe më shumë budallallëk të shpifur që Blushi ka lënë sot me shkrim:
“Nëse industria e riciklimit, për shkak të presionit të shtetit do shtonte kostot e detyrueshme, atëherë, në Sharrë do kishte ndriçim dhe Arditi do ishte i siguruar”.

Por ai në të vërtetë, as e ka idenë, dhe si gjithmonë, as që do t’ia dijë për të vërtetën kur i duhet të shesë për burim të vërtetë helmin e tij ndaj kësaj qeverie. Prandaj, duke e zbrazur deri në fund helmin, ai pretendon se, nëse qeveria nuk do ishte me industrinë por me Arditin, natyrisht që Sharra do ishte një vend pune dhe jo një varrezë. Por unë dua t’ju siguroj, se, nëse ai nuk do të ishte sot duke u përpjekur të lindte një parti të mjerë duke shfrytëzuar kazanin e plehrave të Saliut, as që do t’i binte ndërmend për Arditin e gjorë. Kështu që, njerëzit s’kanë nevojë të shohin filmin që u sugjeron Blushi për të kuptuar se sa keq mund të tallet politika me të varfrit dhe fatkeqët.

Mjafton të shohin Ben Blushin!

24 komente në “I fejuari dixhital i Lulit!”

  1. tom says:

    Debil,bythlepires,bixhozxhi,servil dhe i pamatshem me Blushin,o kokezombi nga Librazhdi.
    Sa idiot,qe eshte ky Balla!

    1. Kujtim says:

      Blushi eshte nje injorant qe iku nga PS INTERESA PERSONALE ESHTE LEGEN

    2. Kujtim says:

      Blushi eshte nje injorant qe iku nga PS INTERESA PERSONALE ESHTE LEGEN Beni eshte i martuari Lulit dhe i Salihanes TURP

    3. Kujtim says:

      Blushi eshte nje injorant qe iku nga PS INTERESA PERSONALE ESHTE LEGEN Beni eshte i martuari Lulit dhe i Salihanes TURP,,,,, …

    4. Kujtim says:

      Blushi eshte nje injorant qe iku nga PS INTERESA PERSONALE ESHTE LEGEN Beni eshte i martuari Lulit dhe i Salihanes TURP,,,,, …tedy jane B,,,,,,q,,,,,,,,,

    5. gani says:

      .po , mir ti qe shan me emrin e fshehte Tom. e lexu librin e shkrimtarit amerikan : “War Dogs” ku flitet per klyshin tat qen Shkelzenin e Salit?

    6. majlinda says:

      po perse eshte idiot Balla, idiot je ti qe shkruan keto fjale tamam si idiot pa kuptim, Balla flete nje te vertete, Blushi ka qene minsiter dhe vetem ka vjedhur, ka perfituar nga karrikja qe ka paytur dhe ne kohen e tij nuk u be nje reforme, por vetem zhvatej shteti dhe vidheshin tatimpaguesit, Blushi ben nje loje te ndyre, dhe nderkohe eshte aq i pazoti te bej gje, ai shkruan por edhe shkrimet i ka sic flete, mbeshtet Saliun dhe Bashen qe e shkaterruan kete vend, dhe akoma duan ta luftojne qe te mos kete zhvillim, ky i mbeshtet ata, tani do krijoj parti te re bashke me ate shkodranen qe vec vrer dine te vjellin, Kjo nuk eshte politike dje as diplomaci nga ana e ty dy ketyre, nuk besoj qe do marrin as votat e familjve te tyre apo fisit ! le ta bejne partine e re, 100 % do isha me Ballen dhe jo me Blushin per shume e shume arsye negative te blushit, nje plehre qe po ben loje te piset duke qene deputet i PS, nuk e ka merituar kurre te jete deputet, del flet dhe i duket se ashtu zgjidhen gjerat, njeri i paaft dhe meskin.

  2. babkulla says:

    Detyren qe te kane ngarkuar kryje mire or Balle ,vazhdo me pompen e lyrjes, por diçka duhet ta dishe se me ty kane per te qesh edhe femijet e rruges . Te keshilloj mos u shit lire se te duhen para ne ekzil .

    1. Fshatari says:

      O Taulant MOS u mer me Blush langaraqin dhe zagarin e Nanos dhe te Greqise

  3. ShpetimIdrizi says:

    Ngordhi ky baxhella e Librazhdit ta begenise pak Blushi. Sla gje pa thene.Ngaqe eshte injorant analog nuk e di se “te merresh me argumentat e tjetrit do te thote qe ske vete” . Po edhe Blushi injorim me fluorishent se ci ben ketij rrushit sbehet. Ketu qendron dallimi me keta te haremit rilindas. Vuajne nga prostati i begenisjes.

  4. L leshi says:

    Ben Blushi eshte nje cope pleher qe vdes per tu bere nje cikke minister por dhe ju komentuesit e mesiperm jen8 ca injorante debila dhe asgje tjeter.

  5. andromeda says:

    Tre komente kundër Ballës, thua se Blushi është evlia. Mua, përkundrazi, më duket se Balla ka plotësisht të drejtë dhe ia nxjerr bojën Blushit ashtu siç ai e meriton. Duket qartë se ai është në krahun e atyre që ia nxinë faqen vendit për 8 vjet. Si mund të heqësh paralele midis një fatkeqi të aksidentuar në pirgun e plehrave të Sharrës dhe viktimave të 21 Janarit të ekzekutuar me gjakftohtësi nga monstrat e këtij vendi?

    1. Armir says:

      Jo Palla, Pô gjithe Librazhdi nul i la vlerat e Blushit.Jam kundershtar extrem politik i Blushit.Pô gjithesesi do gjera duhen thene drejt dhe e verteta sujet pranu,qoftee edhe e hidhur.Ne te gjitha aspektet ou krahasohet Palma me Blushin dhe jo vetem Palla.

  6. TJ says:

    Te gjithe derrat nje fecke kane!

  7. Ben Blushi ka qene,eshte dhe do te mbetet vetem nji cop trapi dhe qaramani si ata femijet tekanjoze !
    Mjere si ku do te perfundoje !
    Do te marri vetem 30 vota.

  8. loni says:

    Mos u merzisni,
    Taulanti eshte nga ata qe harrohen…ka pas shume te tille….pas disa vitesh njerezit do thone: ooo po ..tani me kujtohet…ai spikeri…

  9. Gregor Lato says:

    I nderuar artikullshkrues,
    Po megallomanine a e di se c’eshte,
    Po cinizmin, e di se c’eshte,
    Po maskarain e njeh kush eshte?
    Po ke nge, lexo e degjo Bibilushin e Saliut, dhe ke mesuar gjithecka.
    Dhe nje gje tjeter, a e di pse tani ky eshte versulur kaq “vrullshem” kunder qeverise dhe Edi Rames?
    Do qe ne zgjedhjet e ardheshme, si Kaci, te jete doemos ne listat e PD per deputet.
    Nuk besoj qe do t’ia arrije, se eshte limon i shtrydhur, pa asnje vlere. E ka vendin ne koshin e plehrave te pariciklueshme per te ardhmen.

  10. Landi says:

    Ahaha, po i mbush breket Rama nga frika e Partise se Blushit e Ka vene kete pallen e vet te shkruaje, po ky sdi as te shkruaje!Ahaha

  11. genti says:

    ore blushi se di as vet sa vota do mari po kujdes ju rilindasit se sdini as ju sa do arrini te merrni.keni krijuar sh pakenaqsi.sado te merni ne fshat ne qytet do kini tkurrje.shume qe ju kane votuar nga ata qe dine te mendojne qe skane nevoje as per mend te blushit e per me teper te balles sdo tua japin se kane sy te shohin..keni dhe nje vit,varet si do e shfrytezoni.po nuk funksionon nje rritje rrogash apo pensionesh dhe as shirita te prera.erdhet te benit shtet dhe jeni shume larg.te ju ka nje problem.po humbet zgjedhjet dhe kaloni ne opozite do jeni shtresa qe do te zhduket nga politika se jeni mish i huaj dhe ne ps.jeni ata qe vrane shpresen e ketij vendi e qe i cojne njerezit te mendojne mos valle ishte me mire sala..e kuptoni ku i keni cuar njerezit..e te pretendojne salen situata eshte e rende..arrogancen tuaj dhe te rames nuk ua duron dot njeri ..ju skeni perulesi..ju nuk heshtni te punoni..thenien tuaj kur erdhet ne pushtet qe fjala jone do te jete puna…ngeli qe fjala juaj ngeli fjala..puna iku.pordhet e shumta grisin breket e te zotit thote populli..ju skeni mesuar ende te silleni.rama kur flet e sillet flet si arragant si gangsterr si i pa kultur..i rrofte qe di te sillet me te huajt..ndersa ne nuk jemi ne nivelin e tij..ne jemi mesuar me dhunen e enverit,sales,arrogancen e nanos,dhe domosdo duke qene se ne sdim tjeter duhet dhe rama te jete arrogant qe ta kuptojm..kur te hipen vedi ne qef…

  12. shqiptari says:

    Ata qe anatemojne Ballen mund, po mund te kene te drejte por ky Blushi eshte njeri tinzar dhe i keq dhe kur ky te behet faktor ne politike do te rezultoje nje dhimbje me shume ne problemet e ketij vendi. Nga Balla s’presim reziqe se nuk ma mer mendja se ai pretendon te behet i madh. Degjoni, mbreme ndoqa “Studio e Hapur” ku me terhoqen vemendje dy shfaqje. E para: – per Dritan Hilen kam konsiderate disi pozitive por ja qe mbreme ne nje moment e nxori se kush eshte vetem ne nje nderhyrje,bile me ze te larte: “njerzit qe s’kane te hane kjo qeveri i penalizoi per mos pagesen e dritave” Kete shprehje per dy vjet po e degjiojme nga kori i korbave qe s’duan shtet. Pra thjesht beri politike te ndyre. Po, le te bertiste nese bisneset jane toleruar por dhe ne kete rast te thoshte cilat jane ato bisnese ose pse dalin neper medja pastaj?. E dyta: – nuk me neveriti Grida sepse ajo eshte nje neveri ne vetvete por drejtuesja e emisionit qe se meriton t’ia permend emrin. Sa here e merte fjalen Peza Grida bente zhurmuesin e felliqur dhe megjithese mbas nje ligjerate te stergjatur boshe,drejtuesja nuk i kerkonte te poshonte por kinse me delikatese u kerkonte te mos flisnin njeheresh. Drejtues dallaveraxhinj.

  13. KORCARI USA says:

    BALLA kjo KURVE E RAMES-Fakti qe nje engjell ka humbur jeten duke punuar ne plerat,fakti qe nuk jane krijuar kushtet e siguria ne vendin e punes,fakti qe parsekutoret e e shtetit bllokojne transmetimin e filmimeve ne vendin e ngjarjes ,fakti qe nuk ka siguracione per jeten nuk jane mjaft qe jo vetem Blushi por gjithe Shqiperia te vere kujen per kete fatkeqesi moj prostitute e rames.Ne qofte se Blushi do te lepinte Ramen ti thua qe nuk do te ndodhte fatkeqesija.Cfare llogjiike te shpie ty ne kete perfundim,Po te mos krijonte parti Blushi ti thua qe djali nuk do te humbte jeten-cfar ke ti ne vend te trurit ,Koha ka treguar se fytyra si te Balles jane te afte vetem te lozin rolin e kapterit te bindur ,te bejne cdo ndyresire qe urdheron padroni,dhe te shkruajne cdo idiotesi per padronin.Mos haro se ajo qelbesire qe gatove ti ne Elbasan nuk do te mbetet vetem si ngjarje por dhe si nje akuze me ze e figure duke te personalizuar ty dhe padronin tend si persekutore te ndyre te fjales se lire.Turp e Turp per socialistet e ndershem me nje deputet komplet idiot si Balla.

  14. Briklona says:

    Blush, ke filluar te ecesh vete?
    Nuk e besoj! Me duket skur te ka kapur nga njera dore Saliu dhe nga tjetra Luli. Nejse thuaju te te mbajne fort, se mos u shpeton nga duart se je dhe nga anet e Kosta Trebickes dhe po u ike nga duart, ruajna zot!!

  15. robi says:

    Komenti i Taulant Balles eshte i drejte,shume komentues kundra eshte e cuditshme,duhet te jene vete keqberesit, Shqiperise i duhen njerez si Taulant Balla qe te rregullohet ,interessi dhe ambicia e Blushit eshte te mare pushtetin me cdo kusht,dhe pastaj zoti na ruajt

  16. Bena says:

    Sa kam qeshur me titullin,e fillova diten mire sot.mire e ke i fejuari ku I dihet neser mund edhe te martohen cdo gje mund te bejne vetem te rrezojne EDI RAMEN. Bravo TAULANT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje