Selami shpërthen ndaj Berishës e Bashës: Sulmet kundër Donald Lu, riciklim i mbetjeve të diktaturës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

selami

Deputeti demokrat Eduard Selami ka reaguar ndaj sulmeve të ashpra të PD-së dhe njerëzve pranë saj, ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Selami shkruan se sulme të tilla janë riciklim i mbetjeve të diktaturës.

“Sulmet kundër ambasadorit amerikan, riciklim i mbetjeve nga diktatura komuniste”- shkruan Selami në rrjetet sociale.

Reagimi vjen pas sulmeve të hapura që ambasadorit amerikan i bënë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Shpreh keqardhje për njoftimin e Ambasadës amerikane. Ai njoftim s’duhej të ishte bërë. Dukej sikur bëjnë intepretin e Edi Ramës. Ai njoftim dukej sikur ishte shkruar nga PS-ja, nga Gramoz Ruçi. Unë jam kundër ambasadorëve që bëhen guvernator. Këtë nuk e them për Lu-në por në përgjithësi”, tha Berisha pak ditë më parë, duke iu referuar njoftimit të Ambasadës amerikanë për protestën kundër ligjit të importit të mbetjeve.

Ndërsa Lulzim Basha tha pas Berishës, se nuk do të lejojë që asnjë ambasador t’u tregoj detyrën e tij si kryetar i PD.

selami1

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Selami shpërthen ndaj Berishës e Bashës: Sulmet kundër Donald Lu, riciklim i mbetjeve të diktaturës”

  1. Briklona says:

    Zgjohu Eduard, zgjohu!
    Te genjeu Saliu, te ngriti nga Amerika e te solli ne Shqiperi dhe ne fund te tregoi brrylin, te la t’i vesh nga pas Lules ne saksi.
    Ku ti, e ku Lulja fallco!
    Ik nga ata Ed, nuk je ti per ne ate bande kriminelesh dhe hajdutesh, per ate fole gjarpērinjsh!

  2. Koco says:

    Qendrimi i Zotit Eduard Selami eshte qendrimi i duhur dhe i denji i nje qytetari e demokrati te denje , jo politik beres plehra , piramidale , keq dashes e shkaterimtare te pa ndreqeshem te cilet duhen flakur e nenshkuar me vote e me perballje me organet e nje Shteti Ligjor i cili besohet se do funksjonoje shume afer .

  3. Bushi says:

    Dihet tashme,se, Sali Berisha dhe Basha jane armiqet e Amerikes.Ata jane dhe armiqe te popullit shqipetare,te cilen ne keto 26 vjete i kane bere gjithe keto te zeza shkatrrimtare te shqiperise ane e mbane.E dogjen dhe e shkrrumbose te shkreten shqiperi.Edhe me e keqja eshte se ketyre deri sote nuk u ka hyre asnje gjemb ne kembe.

  4. Pecua says:

    C’fare shperthimi!!!!!! Vullkan!

  5. Gus says:

    Kjo është injoranca e politikës shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *