Prapaskenat e Prokurorisë Speciale, pakti mes PD-PS për dosjet e politikanëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

drejtesiVendimi i Partisë Demokratike për të votuar një nga ligjet që kishte kontestuar më shumë, pra ligjin për SPAK-un, dhe refuzimi për të votuar pesë ligjet e tjera prioritare, ngriti një dyshim dhe pikëpyetje të madhe. Qëndrimi me dy standarde u konstatua edhe nga figura të opozitës, si Eduard Selami, Majlinda Bregu etj.

Por pas vendimit paradoksal duket se fshihet një garanci dhe pakt i maskuar mes palëve. Para finalizimit me votë në Parlamentit, ligji i SPAK ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm, me konsensusin e të dy palëve politike, që ka të bëjë me pavarësinë e prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, strukturës që do të godasë korrupsionin në nivele të larta.

Konkretisht, sipas variantit të miratuar të ligjit për SPAK, politikanët, të cilët pritet të jenë edhe objekti kryesor i organeve të reja anti-korrupsion, mund të ndërhyjnë dhe ushtrojnë ndikim të papërshtatshëm mbi prokurorët specialë, duke mos u veshur me përgjegjësi penale shkruan Shqiptarja.com.

Përjashtimi nga përgjegjësia

Përjashtimi i politikanëve nga përgjegjësia penale duket se është bërë duke shfrytëzuar debatet dhe polemikat për nenin që parashikonte censurimin e mediave. Pati një presion të madh për përjashtimin e mediave nga përgjegjësia penale.

Ndërkaq, ligjvënësit reflektuan menjëherë, por përpos mediave, përjashtuan edhe autoritetet publike nga përgjegjësia. Por, nëse liria e mediave është e sanksionuar në Kushtetutë dhe në konventat ndërkombëtare, politikanët janë identifikuar si faktori kryesor për degradimin e drejtësisë, me anë të emërimeve dhe më pas ndërhyrjeve në sistem.

Dhe ligji i miratuar për ngritjen e Gjykatës Speciale, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit nuk i mbron organet e reja të drejtësisë nga ndërhyrjet politike. Ndikimet e paligjshme në punën e prokurorëve dhe gjykatësve janë parashikuar si vepër penale në Kodin Penale, por deri më sot nuk është proceduar ndonjë politikan për ndikim në sistem. Ndaj, sanksionimi në ligjin e SPAK mund ta bënte drejtësisë e re më imune nga politika.

Ndryshimi

Bëhet fjalë për nenin e shumëdebatuar 13. Pika 3 e nenit 13 parashikonte që çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.

Në ligjin e miratuar, neni 13 është bërë neni 15. Kur pritej që nga pika e 3 e nenit 15 të hiqej vetëm fjala “media”, ligjvënësit e kanë fshirë këtë pikë, duke hequr edhe “ndikimin e autoriteteve publike mbi punën e prokurorëve”, për një çështje konkrete, pra për ndonjë dosje krimi apo korrupsioni.

Sipas variantit të miratuar, politikanët që do të jenë objekt hetimi, jo vetëm mund të ndërhyjnë me qëllim mbylljen e dosjeve të tyre, por edhe mund të anatemojnë prokurorë të caktuar publikisht. Në të kaluarën ka ndodhur që kryeministri i vendit e ka quajtur publikisht kryeprokuroren “lavire bulevardi”, si formë presioni, për mbylljen pa përgjegjës të dosjes së 21 Janarit.

Objekt hetimit

Presidenti i Republikës

Kryetari i Kuvendit

Kryeministri

Anëtarët e Këshillit të Ministrave

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

Prokurori i Përgjithshëm

Inspektori i Lartë të Drejtësisë

Kryetarët e bashkive

Deputetët

Zëvendësministrat

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura

Ish-funksionarët të si sipërpërmendur, që kanë shërbyer që nga viti 1991.

Si do procedohet me dosjet

Sipas ligjit për SPAK, në çdo fazë të procedimit, nëse prokurori i posaçëm e konsideron të nevojshme të marrë vendim për të pushuar akuzat ose çështjen që është në kompetencën parësore ose dytësore, prokurori i posaçëm është i detyruar të kërkojë miratimin e shumicës së mbledhjes së prokurorëve të posaçëm. Një prokuror tjetër i posaçëm luan rolin e relatorit para mbledhjes dhe studion dosjen për jo më shumë se 15 ditë.

Brenda 20 ditëve nga kërkesa, bëhet mbledhja dhe relatori paraqet raportin e tij nëse pushimi është i bazuar apo i pabazuar. Pas raportimit, bëhet një votim i fshehtë për të miratuar ose rrëzuar kërkesën. Vendimi i mbledhjes merret me shumicë të thjeshtë të prokurorëve të posaçëm. Në rast barazimi të votave, vota e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është vendimtare.

Nëse mbledhja vendos se kërkesa është e pabazuar, prokurori i posaçëm i caktuar ose drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme vazhdon procedimin penal.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, nëse është e nevojshme, zëvendëson prokurorin e posaçëm të çështjes.

1.Varianti i miratuar, Neni 15 i ligjit për SPAK

Pavarësia e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme

1.Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme janë të pavarur nga çdo prokuror tjetër, përfshirë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

2.Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk mund t’i udhëzojë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme për thelbin e hetimit apo themelin e asnjë çështje.

3.Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Posaçme apo gjyqtarë të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse ka prova se prokurori apo gjykatësi është i korruptuar, mbështet një organizatë kriminale apo ka kryer një tjetër vepër penale brenda kompetencave të Prokurorisë së Posaçme.

4.Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme drejtojnë punonjësit e Prokurorisë së Posaçme dhe atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe shërbimet e policisë gjyqësore pranë saj për sa i përket hetimit dhe çështjeve të ndjekura prej tyre.

2.Varianti i parë, Neni 13 i draftit për SPAK

Pavarësia e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme

1.Në ushtrimin e funksioneve të tyre, prokurorët veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë.

2.Prokurorët e Posaçëm zbatojnë udhëzimet e përgjithshme me shkrim të një prokurori më të lartë sipas këtij ligji. Një prokuror më i lartë nuk i jep udhëzime një prokurori të posaçëm lidhur me thelbin e hetimit apo çështjes.

3.Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Prapaskenat e Prokurorisë Speciale, pakti mes PD-PS për dosjet e politikanëve”

  1. HARTUESI REFORMES NE DREJTESI says:

    KJO ESHTE E PARENDESISHME FARE. KENI HARRUAR NJE DETAJ TE VOGEL. EDHE NE RASTIN ME TE KEQ TE SUPOZUAR KUR NJE AUTORITET PUBLIK NDERHYN, INFLUENCON MBI PUNEN E NJE PROKURORI TE NJE SISTEMI TE PAVARAUR, ATHERE, NE RASTIN KUR KY PROKUROR INTIMIDOHET DHE NUK ZBATON DETYREN QE I ESHTE CAKTUAR , INSTITUCIONI MBIKQYRES E HETON DHE E AKUZON PER ABUZIM ME DETYREN ETJ, ( RREZIKON TE BURGOSET ) , NE RASTIN KUR EDHE KY INSTITUCION MBIKQYRES INTIMIDOHET NJEKOHESISHT ATEHER ESHTE INSTITUCIONI EPROR MBIKQYRES QE VEPRON KUNDREJT PARA ARDHESIT, NE RASTIN ME TE KEQ KUR EDHE KY INSTITUCION EPROR MBIKQYRES PO ASHTU INTIMIDOHET ATHERE ESHTE ROLI I OPERACIONIT NDERKOMBETAR TE MONITORIMIT QE MERR MASAT DHE VEPRON, DHE DUHET THEKSUAR QE KUSH MENDON SE KETE TE FUNDIT MUND TA INTIMIDOSH ATHERE ESHTE NAIV, MINOREN NDOSHTA DHE IDIOT PER EKSELENCE. JA PRA QE SISTEMI ESHTE I PA CENUESHEM DUAN APO NUK DUAN NJE KASTE E VOGEL NJEREZISH, U PELQEN APO JO. ESHTE E KOTE TE PERHAPET NJE FRYME DESTRUKTIVE DHE PESIMIZMI SIKUR REFORMA NUK DO TE BEJE ASGJE SEPSE ASGJE NUK ESHTE BERE DERI ME SOT NE KETE DREJTIM PRANDAJ SI RRJEDHOJE DO TE VAZHDOJE NJESOJ DHE SHOQERIA ESHTE E KOTE QE SHPRESON ,DUHET TE DOREZOHET, JO NUK ESHTE KESHTU!!! ESHTE E GABUAR!!!!! SHOQERIA DUHET TE JETE E SIGURT NE SHPRESEN E SAJ LEGJITIME DHE NE BESIMIN E PLOTE QE NE SHQIPERI KA PER TE NDODHUR ” APOKALIPSI”, E PA MENDUESHMJA. PIKERISHT AJO QE I TREMBEN NJE PJESE SHUME E VOGEL E SHOQEREISE, TE INKRIMINUARIT!! PIKERISHT AJO DO TE NDODHE DHE FRYMA DESTRUKTIVE NUK MUNDET TA ZMBRAPS KETE REALITET SADO TE MUNDOHET GJITHKUSH NE TENTATIVEN E TIJ FEMINORE DHE DASHAKEQE. PO JU JAP NJE SIGURI TE CELIKTE: PASURIA E VJEDHUR DO TE SEKUESTROHET DHE FAJTORET DO TE BURGOSEN !!!! NGA SALI BERISHA ME” KASTEN” E VET… DERI TE FATOS NANO DHE TE GJITHE ME RADHE…DERI NE DITET AKTUALE. DUHET VETEM TE VESHTRONI KUR KETO TE NDODHIN !!!! ATA QE HUMBASIN JANE TE PAKTE NE NUMER, PERKUNDER ATYRE QE DO TE FITOJNE TE CILET JANE SHUME TE SHUMTE NE NUMER. CDO TENTATIVE E QELLIMSHME PER TA PERKTHYER NDRYSHE DHE PER TE PERHAPUR FRYMEN E MOSBESIMIT DO TE HUMBASE. FIRMOSUR : UNITED STATES OF AMERICA % EUROPEAN UNION.

  2. Rama dhe Meta kunder Reformes says:

    Ahahahahhhaj, Albanistani em I dashun, sa kic ma vjen per ty e 1 million morracake te Rilindjjes se Escobar Alcappnes.
    Pra lexojeni me kundra:
    Pakt midis PD e pS= LSI…. Hahahha, lol

  3. Shty kohen says:

    Eeeeee Plasen cokollat edhe kendej!

  4. zzz says:

    PO KATANDISET KOKOSHI NJE THELE …….ATA PO HEQIN NGA NJE NEN ATY KU U PRISHET INTERESI I TYRE …………………

  5. butrinti says:

    TE NDERUAR KOMENTUES ! REFORMA NE DREJTESI ESHTE PROPOZUAR DHE SPONSORIZUAR NGA SHBA DHE BE. NUK HEDH AMERIKA DHE EUROPA LEKE PER TE TALLUR BYTHEN SHQIPETARET HARROJENI KETE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *