“Saliu përgjonte banjot e kullës, i biri më fut femra në FB për të më provokuar”

12 Tetor 2016, 11:36Kronika TEMA

Ish-truproja e Sali Berishës denoncoi dje në rrjetet sociale një përpjekje për ta futur në kurth nëpërmjet joshjes.

“Ka shumë kohë që më vijnë kërkesa për miqësi e mesazhe provokuese, nga profile fallco apo të vërteta femrash. Janë me qindra dhe duket që janë të dirigjuara nga një qendër e vetme” – shkruan ai ndër të tjera.

Haxhia thotë se tashmë bën jetë murgu dhe se kanë tentuar edhe më parë t’i bëjnë kurthe të tilla, për ta akuzuar më pas për përdhunim.

DITA e intervistoi Izetin pas postimit, dhe zv.kryeredaktori Alqi Koçiko zhvilloi me të intervistën e mëposhtme.

-Izet, në denoncimin tënd ti thua se provokimet e këtij lloji dirigjohen nga një dorë. Tek kush dyshon?

-Duhet pasur parasysh se unë që kur kam filluar të rrëfehem për gazetën tuaj para dy vitesh në lidhje me bëmat e krimet e Berishës, kanë filluar të më vijnë mesazhe kërcënuese e fyese në mënyrë konstante. Dhe dihet që këto mesazhe nuk ishin punë militantësh apo dumbabistash që u shave babën Sali, por të organizuara nga një dorë e vetme që na çon tek gjurmët e Zenit të Saliut. Sepse më kujtohet dhe e kam thënë edhe më parë që një mesazh që m’u dukte i shkruar në stilin e Zenit, ishte nisur nga ishujt e Pacifikut ku në atë kohë Zeni i “varfër” po bënte pushime me bukuroshen e tij të pasur…

-Po, por ato ishin kërcënime, këto duken si joshje…

-Po njësoj, edhe këto kërkesa për miq me profile femrash vijnë në seri ashtu si mesazhet. Sigurisht që mendja të vete tek po e njëjta dorë, tek ajo e Zenit, i cili e ka shumë për qejf këtë punën e profileve fallso.

Si duket ka punësuar persona në lidhje me këto postime se është një punë voluminoze të hapësh me qindra adresa fallso me foto femrash seksi e të shkruash mesazhe joshëse. Unë me të thënë të drejtën, nuk jam as ndonjë burrë i pashëm që të josh kaq kollaj femra.

-Ke patur shumë kërkesa për “miqësi” në rrjete sociale?

-Çfarë të them! Nga më provokueset, dhe interesantja është se shumica e këtyre kërkesave vijnë nga femra me emra e foto që paraqiten si të huaja. Si duket për t’u bërë të besueshëm.

Duket kanë ndërruar taktikë e sipas mendjes diabolike e perverse të trashëguar nga geni pervers i kullës së Viçidolit, kujtojnë se do më lëshojnë në kurth duke më joshur me perversitetet e tyre.

Dhe pastaj të thonë: Ja kush është Izet Haxhia, këtë doni me besu ju?

-Shantazhi i llojit seksual duket efikas…

Sigurisht. Është një metode efikase shantazhi që është përdorur nga i ati ndaj kundërshtarëve të tij në parti e jashtë partisë, me dosje e përgjime deri në dhomat e gjumit apo vrimat e çelësit.

Çfarë t’i bësh, dikur i ati i Zenit përgjonte nga penxheret e banjove të kullës, e tani i biri dhe i ati së bashku rrinë duke përgjuar në fb e atyre që i konsiderojnë armiq.

U them vazhdoni të përgjoni se do gjeni qenin e ngordhur, siç thoshte i madhi Kadri Roshi tek filmi “Përballimi”.

9 komente në ““Saliu përgjonte banjot e kullës, i biri më fut femra në FB për të më provokuar””

  1. Ramy kopili i saliut says:

    Izet dje isha kunder. Te thashe mos u be paranojak, po sot te them qe ke te drejte sepse edhe ketu ne tema saliu apo zeni ka nje zhurmues 24 oresh. Ai komenton me 100 emra. Ramy, raimondi vlonjati, pellazgian, anticensure, safeti. Nuk me kujtohen tani te gjitha por di qe komenton i pari apo i dyti pas cdo artikulli. E nderron vendin e pare me tkfgos. Nje here njeri nje here tjetri.
    Une mendoj qe eshte pas tij ose zeni ose dhenderri malltezi ose e bija 3% tshe ose ndonje i paguar i familjes. Jam plotesisht dakort qe saliu te provokon dhe nese ti do gabosh ai do ta publikoje ne gazete. Ja kush eshte izet haxhia ky imorali.
    Kerkon te diskretitoje si diskretitoi shukriun e dibres. Prandaj duhet te keshe kujdes.
    Dobici i serbo-boshnjakut nuk ndjehet mire per cfare po i ben ti dhe po kerkon rruge hakmarrje te te gjitha formave

  2. Bushi says:

    Kujdese zoti Izet,se saliu eshte qen qe te ha nga prapa,fshehurazi.I till eshte ai edhe si familje.Eshte familje e degjeneruar.

  3. Adri says:

    Duhet te jesh budalla tju besosh apo tju japesh rendesi ketyre gjerave.Mbarove nuk ke çfare te thuash tjeter dhe ju ktheve dhe kesaj faqje.Ti mor djal sikur nuk jeton dot pa folur per Berishen dhe familjen e tij.Akoma nuk e ke vene re qe atyre as qe ju intereson puna apo historia jote.Je i parendesishem sado qe perpiqesh ti japesh rendesi vetes.Je kot dmth ne daç bej jete luksi,ne daç manastiri eshte problemi yt dhe i askujt tjeter……Nuk te mori me zor Saliu si roje normalisht dhe nuk do te kishe shkuar nese nuk do te doje,nuk te beri kriminel ai ,u bere vet se po te doje punoje dhe jetoje me nder e dinjitet dhe jo te ndiqje kete rruge.Gjithkush ja bene vetes keshtu qe mos kerko me çdokusht qe te besh fjator dike tjeter per fatin tend,per rrugen tende qe ke ndjekur. Eshte e vertet qe nuk je i pashem as terheqes…….

    1. Aleksander says:

      Te fala plakut mere …ai shkruan me mire se ju maloket e vegjel !

  4. Saliu i biri sheqeres dhe i partizanit serb says:

    E kane amanet nga sheqerja kurvellekun

  5. Tirana e Re says:

    Ky vazhdon papushim te derdellit fantazira te aureolura me “petka” erotike.
    “Rri si murg dhe nuk ngaterrohet me femrat”-thote,..,mos ka nderruar drejtim,se ne Turqi ka qene dhe eshte ne mode ai lloj drejtimi.
    Qe nga koha e ushtareve ne shkretetire.
    Izeti ka fillu sumen.
    Mesa duket i pelqeka roli i pritesit.

  6. Ramy kopili i saliut says:

    Ja shikoje apo lexoje kete komentuesin adri.
    Ky eshte ai kopili i saliut qe ben punen e zhurmuesit te tema dhe dita. Nderron emrat.

  7. Net says:

    Izeto. Car stilesh i bote sheqeres ai serbi?? Maskara i madh ai pasi e kapi me zor sheqeren dhe e la me barre ja mbathi ja la dobicin ne dere rames dhe shqiperise.
    Tubestrafullah

  8. Tirana e Re says:

    Ha,ha,ha,ha.
    Servile te se majtes.
    Sa pare ju pagon te trumbetoni idiotsira?
    O jeni debila,o jeni te paguar,po si Saliu,si Meta dhe Rama,jane maskarenjt me te medhenj te momentit ne Shqiperi dhe e kane bere ate komb nje dore,mor kopil i injorances dhe bythlepirjes per nje thes miell dhe per nje gezim shpirti se “ekipi i zemres” po udheheq kampionatin me pa tifoze ne bote dhe me te pashikuar ku nje tufe komentuesish debile perplasin duart kur injorantet tifozerojne per “ekipin e tyre”.Nivel bythlepirje,por nese te paguajne ke the arsye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje