Servet Pëllumbi: Ç’ndodhi pas arrestimit të tim vëllai në Durrës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

fatos-nano-servet-pellumbiNga Prof. Servet Pëllumbi

Vesi i ditarëve

Duke filluar nga adoleshenca, kur isha nxënës në shkollën shtatëvjeçare Naim Frashëri (Korçë), si shumë shokë të mi edhe unë u dhashë pas modës së ditarëve. Më tej, kur isha në Fakultetin e Filozofisë (San-Petërburg, Rusi), Prof. Rjeznikov na bëri disa biseda interesante mbi rolin dhe vlerat e ditarëve, të skedave të llojeve të ndryshme dhe të shënimeve të lira, por të profilizuara. Që kur isha student u binda se një metodë e tillë ndihmonte jo vetëm për të qenë sistematik, por dhe për të kursyer shumë kohë, sepse skedimi i literaturës deri dhe për provimet ishte një ndihmesë e madhe. Kurse për të ndërmarrë studime, skedimi është absolutisht i domosdoshëm. Shkurt, mirë apo keq, m’u bë shprehi skedimi dhe mbajtja e ditarëve që vinin duke u shtuar. Sot kompjuteri krijon të tjera lehtësi, e megjithatë, në thelb, përsëri them se ruhet ana racionale e skedave dhe e mbajtjes së ditarëve.

Ndërkohë, marrja për një kohë të gjatë me këtë “ves” më vuri shpesh para dilemash jo të lehta. Në skedat, shënimet dhe ditarët e mi kishte edhe gjëra me “zarar”, “me spec” për kohën, bie fjala skeda për libra “të ndaluar”, opinione personale (momentale ose jo) për ngjarje, zhvillime dhe personalitete konkrete me të cilët kam qenë në marrëdhënie pune, në raporte shoqërore apo thjesht mbresa nga opinionet e të tjerëve për ta nga leximet e shumta etj. Më është dashur që sipas koniunkturave dhe presioneve të mjedisit shoqëror apo dhe institucional, të ndërmarr disa “fushata shfarosjeje” të skedave, shënimeve, letrave dhe ditarëve. Po përmend vetëm dy për të cilat ndjej keqardhjen më të thellë.

1961- Letrat nga Moska

Rasti i parë. Ishte maj i vitit 1961. Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik e vendet e tjera socialiste po prisheshin përditë e më shumë. Unë vazhdoja korrespodencën me miq, shokë e shoqe të universitetit të njohur gjatë pesë viteve të qëndrimit atje. Madje vazhdoja të isha i abonuar në revistat që botoheshin në BS: Voprosi Filozofii dhe Filosofskie nauki. Nuk më kishte shkuar mendja që kjo survejohej, madje dhe për ne anëtarët e partisë, për më tepër dhe punonjës të aparateve të partisë. Por një ditë pasi mora një letër të gjatë nga një e njohura ime që ma dërgonte nga Budapesti ku kishte vajtur me një grup turistik nga Leningradi, letër që mund të quhet një reportazh letrar i frymëzuar për bukuritë e Budapestit dhe një telegrami të gjatë që një ish-studente e Universitetit të Leningradit nga RD Gjermane për të më bërë të ditur adresën që do të kishte në Drezden pas një muaji kur të mbaronte universitetin; gjërat me sa duket filluan të shihen ndryshe edhe për mua. Edhe pse isha emëruar për të punuar në kabinetin e Partisë në Korçë. Mbase më “vigjilentët” shihnin në këto letra e telegrame konvencione, “mesazhe”, ndikime të huaja… Madje kryetari i Degës së Punëve të Brendshme i pat thënë babait në konfidencë (se njiheshin mirë prej vitesh): Akoma ndihet në zyrën time era e parfumit të një letre që i vinte Servetit nga Budapesti!

Shoku Tiri, sekretari i propagandës nga i cili unë varesha në Komitetin e Partisë të Korçës, më thirri për të më dhënë një përvojë “tjetër”. E nisi anash e anash për keqësimin e pritshëm të raporteve me BS dhe më pas doli drejt e në temë.

– Kjo kërkon që të shohim ndryshe edhe raportet sentimentale, tha ai. E kuptoj, ke miq e shokë, komunikimi me të cilët në vetvete mund të mos ketë asnjë problem nga ana jote, por mund të mos jetë kështu nga ana tjetër, më tha. Për më tepër kur jemi dhe punëtorë partie… Dhe në fund konkluzioni: Shihe vetë, po më mirë ndërpre korrespondencën…!

E ndjeva që kishte dashamirësi nga ana e tij. Me sa po dukej nuk kisha zgjidhje tjetër edhe pse nuk isha i bindur për të keqen që mund t’u vijë shteteve e politikave nga marrëdhëniet njerëzore… Gjithsesi, ndryshuan shumë gjëra, filluan kufizimet e grisjet e para të letrave, shënimeve, skedave…

1982- Dënimi i vëllait tim, Lirim Pëllumbi

Rasti i dytë. Në prill të vitit 1982 u arrestua vëllai im Lirim Pëllumbi, ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Durrës, me akuzën si “armik i popullit” (“pjesëtar” në “komplotin” e Kadri Hazbiut e Feçor Shehut!). Më 27 prill 1982, në mbledhjen e organizatës të aparatit të KQ ku unë bëja pjesë që nga janari i vitit 1977, m’u kërkua nga Leka Shkurti, sekretar i organizatës, që të bëja me shkrim një deklaratë me anën e së cilës të dënoja “veprimtarinë armiqësore” të  vëllait tim dhe ta lexoja para të gjithëve. Ashtu bëra, por fryma e deklaratës time ishte kjo: Në qoftë se Lirim Pëllumbi ka kryer veprimtari armiqësore… unë e dënoj me vendosmëri…! Kjo gjë nuk u prit mirë. Për një kohë të gjatë organizata këmbënguli që unë të hiqja nga deklarata një “frymë dyshimi”…!

– E përse duhet ta heq, i pyesja unë kolegët e mi të mëdyshur, kur një gjë e tillë nuk është ende e provuar?

          – Sepse, më përgjigjeshin më radikalët, shprehja “në qoftëse..” e vë në dyshim qenien e tij kundër vijës së Partisë dhe armik i popullit! Unë ngula këmbë duke u thënë se u kemi dhënë mësime e orientime të tjerëve për prezumimin e pafajësisë, prandaj si mund ta pranoj një akuzë kaq të rëndë pa pritur vendimin e gjyqit?

– Po ja, ta thotë dhe ta kërkon partia! Me gjithë këmbënguljen e organizatës, unë nuk u tërhoqa nga fryma e “në qoftë se-së”. Dhe në fakt ashtu mbeti.

Të nesërmen më thirri Ramiz Alia, Sekretar i KQ nga i cili varej sektori që unë drejtoja. Hyri drejt e në temë.

– Ti e kupton, më tha, që tani nuk mund të qëndrosh më këtu. Edhe në mbledhjen e djeshme të organizatës mund të kishe reaguar pak më mirë.

Me të mund të flisje lirisht, se ta jepte një mundësi të tillë.

– E njoh mirë, i thashë, praktikën si veprohet në raste të tilla, prandaj jam gati të shkoj ku të vendosni ju.

Pa u menduar gjatë, se vendimi duket ishte marrë, më tha se do të shkosh në Universitet për ta forcuar një çikë atë Katedrën e Filozofisë, se edhe vetë ke qenë atje për kontroll dhe ke bërë vërejtje me të drejtë…! Kështu u ndamë. Prisja edhe më keq!

Pas kësaj shkova te Mihal Bisha, Drejtor i Kuadrit. Më lëshoi përpara një fletë të bardhë dhe më tha:

– Bëj një shtesë biografie…

Fillova të shkruaja dhe prapë e nisa me të njëjtën frymë..!

– Ore Servet, m’u drejtua me një zë të ngrohtë jo të zakonshëm për të e duke më venë dorën në sup. Prapë me në qoftëse ti edhe pas takimit me shokun Ramiz?

– Po, i thashë, nuk kam si veproj ndryshe, nuk jam i bindur për të bërë të kundërtën. Asnjë nuk e ka njohur atë më mirë nga unë, prandaj nuk e heq. Që mund të ketë bërë gabime e pranoj, por jo që të jetë bërë armik i popullit. I fola dhe për familjen dhe rrethin shoqëror, për kontributet e dhëna në vite etj.

– Dëgjo, më tha Mihali për ta mbyllur bisedën, me këtë gjuhë mund të flasësh me mua që të njoh dhe të vlerësoj, por jo me të tjerët, se asnjë nuk do të të kuptojë e mund të kesh telashe!

Nga shkolla e Partisë dhe në krye të PS-së

Mbas kësaj, shokë, miq e komshinj prisnin që ta pësoja edhe unë me ndonjë internim a burgim, për më tepër sepse disa ish-kolegë të mij nga Shkolla e Partisë më kishin etiketuar si “revizionist”, si i favorizuari i Fiqrete Shehut, se kam trajtuar me preferencë në leksionet për sociologjinë dhe në “Fjalorin e filozofisë” (botimi i parë në vitin 1974, i dyti në vitin 1983), filozofë e sociologë borgjezë! Madje sekretari i propagandës i Rajonit Nr.1, Hajro Zeneli, dikur koleg e miku im pat propozuar në organizatën e partisë largimin tim familjarisht nga Tirana! Në fakt, unë vetëm sa u transferova në Universitetin e Tiranës, por më të keqen e pësuan skedat, shënimet dhe ditarët që u dogjën në sobën e kuzhinës, sepse sipas praktikave të kohës prisja edhe më keq, ndonjë kontroll shtëpie të befasishëm. Dhe një kontroll i mundshëm do t’u jepte “argumente” atyre që nuk dinin pse ruhet një skedë, një shënim a ditar personal, qoftë dhe për autorë që kanë pikëpamje të kundërt me ato zyrtare, apo dhe me ato personale. Ky ishte sakatimi kryesor që pati përshkallëzimet e veta…

Ka vepruar ndërkohë edhe një proces i natyrshëm seleksionimi nisur nga motive të tjera, duke filluar nga mungesa e vendit për të mbajtur shumë materiale e skeda, nga shfrytëzimi i tyre në ndonjë studim a botim që e bënte “të tepërt” ruajtjen e mëtejshme apo thjesht nga arsyetimi se pas meje, me që nuk shquhem për shkrimin, nuk mund t’i shërbejnë askujt tjetër etj. Mbas vitit 1991 u krijuan mundësi të reja për të vazhduar më normalisht me praktikën e njohur të punës me skeda dhe ditarë. Edhe pse në këtë kohë ndonjë në PS, madje dhe i “doktoruar në Francë për fizikë”, siç vazhdon t’i pëlqejë për t’u prezantuar, filloi të thoshte poshtë e lart në mënyrë kritike për mua: “Nuk drejtohet partia me skeda”! Ndonjë tjetër, madje e shihte praktikën time si veprim prej burokrati, pra dhe mua si burokrat e konservator i pandreqshëm! Edhe pse s’jam marrë asnjëherë me çështje administrative por kam qenë gati gjatë gjithë kohës i profilit akademik.

Nisur nga një këndvështrim i tillë, në ditarët u kam dhënë vendin e duhur kontakteve me intelektualë, me udhëheqës e njerëz të ditur, por dhe emocioneve që ngjall kontakti dhe biseda me njerëz të thjeshtë pa të cilat një politikan apo drejtues në fushën politike do të ishte jo vetëm i varfër, por dhe jo aq i dobishëm. Gjithsesi, njohja me pjesët e ditarit tim të viteve 1991-1996, kohë kur unë kryeja detyrën e zëvendëskryetarit të parë të PS-së, pra të zëvendësit të Fatos Nanos i zgjedhur kryetar i PS më 12 qershor 1991, krijon bindjen se sipas “gjurmëlënies” unë nuk kam qenë “politikan kabineti”, aq më pak “burokrat” apo politikan që sipas Veberit jeton nga politika.

Një nivel tjetër argumentimi i të njëjtës gjë: Në vitin 1991, me zgjedhjen time në drejtimin e PS-së, realisht m’u desh t’i futesha seriozisht politikës dhe të lija mënjanë përkohësisht interesat e mia studimore. Post festum, them se nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u bërë “njeri i veprimit”. Jo më kot M. Veber i ka kushtuar kësaj teme librin e vet shumë interesant Dijetari dhe politikani(1919). Të bëhesh njeri i veprimit, sipas tij do të thotë të marrësh pjesë në jetën publike si aktor i saj. Nga kjo pikëpamje ditarët e skedat nga njëra anë më mbanin të lidhur me “zanatin” e mëparshëm, nga ana tjetër më ndihmonin për t’u bërë njeri i veprimit. Më saktë, ky ekuacion nuk zgjidh vetvetiu gjithçka, se baraspeshimi midis këtyre dy lloj veprimtarive nuk është aq i lehtë sa po e përshkruaj unë këtu. Përderisa dominon opinioni sipas të cilit politika nuk është asnjëherë e kulluar, por e shpërdredhur, vështirë thotë Veber se mund të arrihet ndonjë harmonizim i suksesshëm midis arki-politikës, para-politikës dhe meta-politikës. Thënë ndryshe, midis emocioneve, ideve dhe veprimeve që ndjekin një qëllim të dhënë. Më tej, kjo ide do të thotë se nuk është e lehtë të shenjosh kufirin e politikës, pafuqinë e saj për të realizuar atë që është mirëfilli njerëzore tek njeriu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Servet Pëllumbi: Ç’ndodhi pas arrestimit të tim vëllai në Durrës?”

  1. Lugati says:

    O ti zotni e para nuk ishin bende socialist sic thu ti po ishin kriminela komunist gjakatare.e dyta mer laskar burre vllai jot n durres ka honger koka robsh si hetus qi ka qene..ti je nji shovinist gjaksor kriminelokomunist i pa pame dhe mahesh edhe per fillozofi karit tim o kokrra kriminelit ti puthni bythen sale berishes qe dolet pa u lag me 90..e trete mero baze po bo i fushate me kriminelat komunist gjaksore te popllit shqiptar filloi me enver hoxhen..nexhmijen..ramizin..dhe keni 25 vjet qe doni me na fut ne tru qe ca pseudo shkrimtar te rregjimit jane shkrimtar te papame edhe doni me i qit te paster para opinionit publik..dhe midis jane d.agolli.i.kardare kto dy njof mo mire s flas dot per tjeret..dhe nga ana tjeter sulmoni fishten dhe mretin e shqiptareve ….ky osht rrethim alla komunist i papame..edhe i here ka hik koha dulles o komunista bythqire tradhtare te kombit..historia shqipnis nuk osht mo prone e juja kemi dhe dime me lexu dhe ne tjeret..pranej mero t ngel te ngresh nga vorri e mei lavdru h.lleshin..m..popovicin..e..dushan mugoshen dhe i ringjall gji kriminelat salen e ke gjalle e je m rregull e marove punen e qenushit per ekmeret e kuq shqiptar qe kane nostalgji per kohen kur eliminun ajken e kombit..te rroj partia desh me thone o mero se un kom maru

    1. Spartaku says:

      Lugati! Qenke vertet luvgat,por nga ata te lumit.Injoranca jote te bene ty qe te tallen te tjeret me ty.Ti je nje alabak,e funderine,pis e kokepalare.Ti nuk mund t’a injorosh dot Servet Pellumbin,se ai eshte nje kuader dhe intelektual i pergatitur dhe shime i ngritur.Edukaten e tij e kane rralle njerez,po njerez ama,dhe jo si ty qe je kafshe.

      1. Adriatik says:

        Vellai jot o servet ishte nje kriminel ordiner qe vishte uniforme shteti.

      2. servet ppsh o plehre e PS says:

        fakti qe e quan veten spartak tregon shume per mendjen e bukur….

  2. s.h. says:

    Bukur, sakte …!

  3. Mzati says:

    Ca prof shkruni per ket prof krimesh bo edhe te nershmin tashi..pidh te arushes ku kena mrrit qija robt

  4. Bushi says:

    Profesor,doktor Servet Pellumbi,eshte nje nga intelektualet e rrall,ineligjent,me sjellje dhe edukate te larte. Ekame njohur zotin Pellumbi,sepse me ka dhen leksione,te cilat i referonte kaq bukur ne zberthimin e problemeve,i sakt dhe orator,sa ne thoshim qe ti jep si llokume ne goje.Kame respekt,dhe ai eshte nje person,qe, ta imponon respektin.I uroje shendet dhe jete te lumtur.

    1. Lugati says:

      O hudhu perpjete o spartak ..ky fillozofi jot i ka duret ly me gjak shqiptari..ky osht llumi qe ka blloku shoqnine shqiptare..dhe ju komunistave kur ju sulmo di vetem me shajte e ndrroni muhabetin nuk e analizoni..sepse me e analizu dalin skeletat ca krimesh makaber kan bo..ti qi je kaq informum shpjego pak kush osht vllai monster i kti krimineli..edhe kundershto me menime o spartak kurve burre jo met shajtme interneti.komunist kriminela ene i honksh rroten atyne t lumit se ato qi kane t lumit kane uje afer jane te paster more vesh zhuls pabuks..hajt t rroje partia

    2. Beni says:

      Por une njoh shume sdudente te tjere qe flasin me zemerim per kete Profesorin, dridheshin studentet nga ky DIKTATORI, percuesi i M_L ne fakultet. me burre te keq nuk e bote nona thone.

  5. Gani says:

    Profesor! Më vjen keq! Libri i Maks Veberit quhet “Politika si profesion”. Është leksion i mbajtur para studentëve.

  6. Ramy kopili i saliut says:

    Lugati eshte ballisti i dukatit raimondi vlonjati, ramy. Kopili i saliut qe paguhet si zhurmues prandaj mos ja fershelleni shume.

    1. Lugati says:

      E para punes nuk jom ai qi thu ti..e dyta une per ballistat kom respekt e dyta dhe per vlonjatet kom respekt..amo komunistave grekve e serbve ja dhjes rracen..ja kush osht lugati..dhe mos harroni se sala o baba kryeministrit e nona komunistave shqiptar qi mahen per demokrat..shume qarte ma mer menja?????? Hajt me t mara t fala ka shijaku..

  7. shqiptar says:

    halabak burre sahanlepires servil spiun llapaqen.Po te Kane denuar vellane mor qen dhe ti ido akoma!po komunistet si te duan mor tradhtar I zoterinjve te tu si Fatosi etj

  8. vaso says:

    Te paskan marre me qafe me transferimin qe te beri Ramizi.Te paskan degjeneruar.

  9. Bashkim says:

    Lirimi nihet per krimet qe ka bere dhe imoralitetin e tij.I vllai Serveti eshte nje marksit i pandreqshem ndaj edhe nuk u hodh poshte nga kasta e larte e krimineleve sepse u duhej nje gebels i kuq sado i vogel

    1. Turi says:

      Tamam ashtu ka qene, shoket e mi flasin shume keq per te kur jepte materializmin dhe M-L ne universitet. Ishte i flakte thoshin, shume i rrepte, dhe studentet dridheshin vetem nga prania e tij. Profesor fol vete, si silleshe tek ekonomiku ne vitet e fundit para se te vinte demokracia ?

Lini një Përgjigje te Adriatik Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *