Shoqata “Çamëria”: BE i kërkoi Greqisë zgjidhjen e çështjes came me dialog. S’duam ndryshim kufijsh por rikthim në pronat tona

12 Tetor 2016, 09:57Politika TEMA

Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Abaz Hado në një deklaratë për mediat ka përshëndetur qëndrimin e komisionerit të BE Hahn që deklaroi se BE kërkon nga Greqia që çështja çame të zgjidhet përmes dialogut.

Hado ka kërkuar nga zyrtarët shqiptare që të mos hezitojnë por të kërkojnë në mënyrë të hapur dhe të drejtëpërdrejtë zgjidhjen e kësaj çështjeje. Nga ana tjetër Hado nënvizon se çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh por rikthim në pronat e tyre.

Po japim të plotë deklaratën e shoqatës “Çamëria”:

Në një kohë që çështja Çame është pjesë e diskutimeve të Bashkimit Evropian, Greqia edhe njëherë po kërkon të mohojë genocidin që është bërë ndaj shqiptarëve të çamërisë në vitin 1944.

Shoqata “Çamëria” përshëndet deklaratën e Komisionerit Johanes Hahn, ku vuri theksin tek zgjidhja e çështjes çame.

Bashkimi Evropian në këtë mënyrë, i ka kërkuar Greqisë, që zgjidhja e çështjes çame të realizohet përmes dialogut. Por, Greqia edhe njëherë kërkon që kjo çështje të qëndrojë e fshehur, me shpresën se do të harrohet genocidi që u bë ndaj shqiptarëve të çamërisë. Deklarata e Greqisë, ku akuzon një zyrtar të lartë evropian, nuk është gjë tjetër, veçse dëshpërimi i një shteti, i cili pasi ka larguar nga trojet e veta mijëra shqiptarë, tashmë kërkon që të mashtrojë opinionin publik.

Shoqata “Çamëria” dënon ashpër edhe letrën e ministrit të jashtëm grek Niko Kotzias, i cili i kërkon komisionerit Hahn që të tërheqë deklaratën për njohjen e çështjes çame. Kotziasi e di shumë mire se, nuk harrohen largimet masive të shqiptarëve të çamërisë, ku rreth 90% e tyre morën rrugën drejt Shqipërisë.

Nuk mund të harrohen qindra gra, burra dhe fëmijë, të cilëve rruga i’u ndërpre në mes nga torturat dhe vrasjet. Nuk mund të harrohen të parët tanë, të cilët u treten eshtrat në atë tokë. Për këto arsye edhe Bashkimi Evropian nuk mund harrojë çështjen çame, tashmë një çështje e ndërkombëtarizuar.

Çështja çame tashmë nuk ka kthim mbrapa. Bashkimi Evropian nuk ka frikë nga Greqia, prandaj z.Kotzias dhe shteti grek duhet të mësojnë të pranojnë këtë çështje dhe të ulen në tavolinën e diskutimeve.

Në përputhje me Rezolutën për Shqiptarët e Çamërisë dhe qendrimet e të gjithë forcave kryesore politike dhe qeverisë shqiptare, Shoqata “Çameria” i kërkon çdo dinjitari të shtetit Shqiptar të kërkojë hapur e në mënyrë të drejtpërdrejtë, dialogun me shtetin grek, për zgjidhjen e çështjes çame.

Ne si Shoqatë “Çamëria” dëshirojmë të theksojmë se nuk kërkojmë ndryshim të kufijëve, por kërkojmë të rikthemi në pronat tona.

Kjo është dhe arsyeja pse çështja çame është bërë çështje edhe e Bashkimit Europian.

3 komente në “Shoqata “Çamëria”: BE i kërkoi Greqisë zgjidhjen e çështjes came me dialog. S’duam ndryshim kufijsh por rikthim në pronat tona”

  1. Mero burre i mire says:

    o zot , allahu eshte i modh po te kthehen gjithe Camet ne greqi, ne token e tyre, ne athdheun e tyre dhe te marrin me vete edhe Mero Baze ,tullumin e RAMES e Metes

  2. maximus says:

    po keto pronat qe zaptuat ne shqiperi do ti kthejne keta çamet, nqs duan pronat e tyre ne greqi duhet me pare te kthejne pronat qe kane zaptuar ne shqiperi

  3. BBeci says:

    Skeni asgje ne vije deri sa ne krye te Partise eshte pseudocami Shpetim Idrizi. Kauza came eshte bere makineria qe mbush xhepat dhe zgjat jeten si politikan Shpetim Sumes. Per te tjerat ai tall b…. me camet dhe Camerine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje