Tahiri jep lajmin e mirë: Pagat e policise rriten me 17 % ne 2017-n

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

tahiri1Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dhënë një lajm të mirë për punonjësit e policisë.

Ai ka thënë se në 2017-n, pagat e tyre do të rriten me 17%.

Fjala e Tahirit:

Punonjësit e policisë ishin të tradhëtuar. Jo vetëm nga bashkëpunimi me krimin, por më shumë akoma nga braktisja e qeverisë.

Kush e ka quajtur të tepërt a kush e ka quajtur politikë, përcaktorin “tradhëtinë e Policisë nga Qeveria”, ka mundësi të kuptojë tradhëtinë e vërtetë vetëm duke parë trajtimin financiar që kishte Policia deri në 2013.

Rritja e fundit e pagave, në 2003,.

Që atëherë, paga neto e punonjësit të policisë është ulur, viti 2011 me 4%

2005-2013 policia më e keqtrajtuara financiarisht.

Një punonjës policie merrte 34% me pak se punonjesit e administratës.

Madje një punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme kishte pagë më të ulët se një punonjës pastrimi në administratë.

Policia e Shtetit kishte pagat më të ulta në rajon, për të mos folur për BE.

Ne u angazhuam që tradhëtinë e Qeverisë së shkuar ta kthejmë në besim dhe mbështetje për Policinë.

Vendosja e taksës progresive në 2013 ndikoi në rritjen e pagës neto të punonjësve të nivelit bazë të Policisë mesatarisht me 2.3 %, ndërkohë më pagat e nivelit bazë ndikoi në një rritje 5%.

Gjatë vitit 2014 u rritën me 25% pagat e punonjësve të nivelit bazë të Policisë së Shtetit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt trajtimit më të mirë financiar.

Paga mesatare e nivelit bazë ishte 45.600 lekë dhe u bë 57.100 lekë.

Ligji i ri i Policisë së Shtetit parashikuam dhe rritje të pagës për efekt të vjetërsisë në punë, me efekt që nga marsi i këtij viti. Kjo sjell një rritje mesatare të pagave me rreth 5%.

Që në vitin e parë miratuam ligjim “Për sigurimin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave Speciale Operacionale të Policisë së Shtetit”, sepse punonjësit e forcave speciale shkonin në operacione pa sigurim për shëndetin.

Përveç pagave të ulta, deri në 2013, për mbi 2 vjet punonjësve të Policisë së Shtetit, kryesisht punonjësve të forcave speciale, nuk u paguheshin orët jashtë orarit, dietat, shpërblimet për largësinë nga vendbanimi.

U shlyen të gjitha detyrimet e prapambetura për punonjësit e Policisë së Shtetit ndër vite – 325.9 milion lekë (2.2 milion euro) që qeveria e kaluar ua kishte borxh punonjësve të policisë dhe tani orët jashtë orarit, dietat dhe shpërblimet jepen menjëherë.

Sot është dita për një lajm të mirë!

Po, pagat e mbi 11 mijë punonjësve të policisë në të gjithë Shqipërinë, do të rriten nga Janari 2017.

Faleminderit zoti Kryeministër!

Do rrisim pagat e policëve të nivelit bazë me rreth 17% ose në vlerë absolute me një rritje 10.070 lekë.

Për t’ju marr një shembull, paga e inspektorit në vitin 2017 bëhet 69 mijë lekë, pra krahasuar me vitin 2013, rritet 45%.

Deri dje, punonjësi i Policisë ishte i tradhëtuar nga qeveria e tij. Ulja e pagës deri në 2013, është shembulli më i mirë për ata që e kanë parë si të tepërt përcaktimin “tradhëti”.

Sot, punonjësi i Policisë jo vetëm nuk është i tradhëtuar, por është në qendër të vëmendjes. Dhe rritja e pagës për të dytën herë brenda 3 vitesh, është investimi më i qeverisë, për të mbështetur Policinë.

Kjo domethënë më shumë mirëqënie për familjet dhe fëmijët e punonjësve të policisë.

Deri dje të ishe polic ishte hall më vete, për shkak të pagës dhe kushteve skandaloze të punës.

Për këtë arsye kemi investuar në mjete të reja për policinë, në infrastrukturë, në teknologji. Në mjedise të reja punë, në uniforma të reja.

Sepse për ne të jesh punonjës policie, nuk mund të jetë hall mbi halle.

Sepse në përballjen me krimin nga njëra anë, me baltën e opozitës nga ana tjetër, përballja me varfërinë në familje dhe pamundësinë në detyrë, është fare fare e tepërt.

Ndaj detyra e kësaj qeverie është të lehtësojë këtë betejë të padrejtë me pamundësinë, me pabarazinë.

Betejën e padrejtë të punonjësit të Policisë dhe familjes së tij me varfërinë dhe keqtrajtimin financiar.

Ky investim i Qeverisë, do të thotë më shumë punë, më shumë shërbim, më shumë rezultat për ta bërë Shqipërinë më të sigurtë e më të drejtë.

Ne rrisim pagat e policisë, por nuk ka asnjë çmim, puna që duhet të bëjmë për t’i shërbyer qytetarëve.

Nuk ka asnjë çmim besimi i qytetarëve.

Nuk kanë asnjë çmim rezultati që duhet të arrijmë kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit.

Shqipëria e sigurtë dhe e drejtë që duam, nuk ka asnjë çmim.

Ndaj rritja e pagës, është një motivim më shumë për policinë që duam, për shqipërinë e gjeneratës së të ardhmes.

Edhe njëherë faleminderit zoti Kryeministër!

Urime punonjësve të policisë në të gjithë Shqipërinë për rritjen e pagës në 2017!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Tahiri jep lajmin e mirë: Pagat e policise rriten me 17 % ne 2017-n”

  1. Miranda says:

    Ky thote shtatembedhjete perqind, ku realisht u miratua shtate perqind. Ky thote po paguajme oret jashte orarit, ku realisht po i perdorin policet neper sporte si skellever pa u dhene asnje qindarke prej vitesh, ose nga nje njezet mije lekesh te vjeter ne vit te cilen e quan shlyerje te oreve te sportit.. E di zoti minister qe eproret neper rrethe i kercenojne policet kur kerkojne oret e sportit, duke u thene qe po te pelqeu mire po s’te pelqeu, bej dy gisht leter dhe qerohu se pret tjetri ke dera. Kjo eshte policia qe zoti minister nuk e di.

  2. besi says:

    Po Garda e Republikes?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *