Takimi i parë “kuqezi”; Rama, bisedë me shqiptarët e Preshevës

kuqeziKryeministri shqiptar, Edi Rama do të sjellë në kryeqytetin serb përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit të Preshevës, e cila do të jetë një nga politikanet në delegacion, shpreson të mund të shkëmbejë kërkesën e tyre për të folur për ekonominë.

“Kjo vizitë është jashtëzakonisht e një peshe të madhe dhe kërkesa personale është që investitorët e biznesit shqiptar në bashkëpunim me atë serb të fokusohen në Luginën e Preshevës”, deklaron Sinani për Top Channel.

Ajo thotë se kësaj radhe, ata kërkojnë një angazhim që Tirana të jetë ndërmjetesuese në qeverinë e Serbisë.

“Nuk jemi të barabartë si pakicat e tjera, se ato hungareze dhe boshnjake janë shumë më të privilegjuara sa u takon të drejtave të tyre. Ne të drejtat i kemi të cunguara, por nga ky takim jam optimiste se e ardhmja e qytetarëve të Preshevës do të jetë më e mirë”, thotë Sinani.

Rama ka qenë dy herë në Preshevë më parë. Kësaj radhe rruga nuk do t’i bjerë andej, por në forumin e biznesit në Nish do të ketë edhe kompani shqiptare nga jugu i Serbisë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Takimi i parë “kuqezi”; Rama, bisedë me shqiptarët e Preshevës”

  1. kombi says:

    KOSOVARET VETEM KUR KANE NEVOJE KTHEJNE SYTE NGA TIRANA . ME PATURPESINE ME TE MADHE VJJNE NE SHQIPERI ME NJE FLAMUR TD VERDH ME YJE ,QE NUK SIMBOLIZON SHQIPTARINE ,POR ATA NDIHEN KRENAR QE JANE SHTET NE VETE DHD NHK PRANOJNE ME BASHKIMIN ME SHQIPERINE ,SEPSE I DUKET SE JANE ME TE ZOT SE NE . JANE DEHUR ,NGA DISA REPISTA , NJE SPORTISTE KAMPIONE DHE CA FUTBOLLISTE QE JANE LINDUR DHE RRITUR NEPER ZVICER DHE MENDOJNE SE KETA DO TA BDJNE KOSOVEN SHTET ME REPUTACION .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *