"Vetëm drejtësia e rinovon PD-në. Berisha dhe Basha duhet të shkojnë në gjykatë!"

12 Tetor 2016, 21:15Blog TEMA

Andrea Stefani shkruan se pavarësisht “autokritikave” për nevojat e momentit nga ana e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, në lidhje me lejimin dhe miratimin e ligjit për importin e mbetjeve kur ishin në qeverisje, vetëm drejtësia mund t’i pastrojë ata.

Sipas analistit Stefani, duhet që drejtësia të marrë një për një të gjitha akuzat ndaj Berishës dhe Bashës, duke filluar nga “Gërdeci”, “Rruga e Kombit”, “21 janarit” dhe shumë e shumë të tjera për të dhënë fajësinë apo pafajësinë në lidhje me këto akuza.

Në një shkrim për “Dita” Stefani thotë se Basha me një “më falni” nuk distancohet dot nga Berisha dhe të thotë se po rinovon PD-në.

“Tani që po afrohen zgjedhjet Shqup-i po përpunon gënjeshtrën e radhës për t’i thënë shqiptarëve se nuk është ai që është. Kështu po ja mbajnë për të madhe Lulzim Bashës që tha “na falni” për ligjin e importit të mbetjeve miratuar nga PD kur qe në pushtet. Po e trajtojnë këtë si një akt thuajse heroik të Bashës dhe shenjë domethënëse të distancimit të tij nga politika e vjetër berishiste. Nuk është fare ashtu.

Vetë fakti që Berisha bëri të njejtën “autokritikë” në Kuvend lidhur me “plehrat” dëshmon se gjithçka ka qenë e rakorduar me të. Përpos kësaj, miratimi i atij ligji është akti më pak i kritikueshëm për qeverisjen 8 vjeçare të PD. Mund të kritikohen aspekte të veçanta të ligjit, si tolerimi i djegies të mbetjeve të imporuara, por jo ligji në vetvete si një akti i nevojshëm për zhvillimin në vend të industrisë rcikluese aq të nevojsme për pastrimin e mjedisit. Ironia është se sot, në lojën për pushtet, PD po kërkon falje për një nga gabimet më minorene të saj.

Dhe ajo e bën këtë pikërisht që të godasë me një gur dy zogj: së pari, qeverisjen e sotme duke e paraqitur importimin e mbejtjeve të riciklueshme si një krim dhe, së dyti, të hiqet sikur po reflekton për të metat e qeverisjes së saj të djeshme.

Por problemi që ka PD dhe Basha, është se e djeshmja e tyre nuk mund të pastrohet me “autokritikë”. Sepse ajo është një qeverisje mbi të cilën rëndojnë superskandale korruptive deri edhe krime shumë të rënda.

Vetëm mbi Lulzim Bashën, që po e paraqesin si liderin e ardhshëm të PD madje edhe si kryeministirin e ardhshëm të vendit, rëndojnë skandale si korrupsioni me mbi 200 milonë euro i rrugës Durrës-Kukës, firmosja e faljes së rreth 350 kilometra hapësirë detare Greqisë si dhë më e pafalshmja, vrasja para syve të tij, nga gardistë në vartësi të ministrisë së tij të 4 protestuesve në 21 janar dhe plagosja e shumë të tjerëve.

Për këto korrupsione dhe krime nuk mjafton një “më falni” që, as edhe këtë Basha, nuk e ka thënë. Dhe këto janë krime që mund t’i tolerojnë vetëm fanatikët e SHQUP-it, disa prej të cilëve mallkojnë se përse nuk vrau edhe disa të tjerë, por jo shumica e shqiptarëve. Ata nuk mund të pranojnë që t’i qeverisë përsëri një qeveri që vrau qytetarët e vet si dhe një kryeministër që nuk ka larë hesapet me drejtësinë.

Purgatori i vetëm për qeverisjen e djeshme të PD është drejtësia. Vetëm nëse një drejtësi e pavarur do ta nxirrte Bashën të pafajshëm për gjithë këto skandale dhe krime, vetëm atëhere ai do të kishte sy e faqe t’u kërkonte shqiptarëve ta votojnë për të ardhur në pushtet. Por për derisa kjo nuk ka ndodhur, do të ishte paturpësi ekstreme nga ana e tij dhe papërgjegjshmëri e të gjithë atyre që do ta votonin. Shikoni si ç’ndodh në SHBA.

Votuesit janë aq të përgjegjshëm sa nuk po ja falin Trump-it ca fjalë ofenduese prej Don Zhuani që paska thënë 15 vjet më parë për femrat. Deri edhe figura të shquara të republikanëve kanë shpallur se nuk do ta mbështesin më kandidatin e partisë së tyre. Përse reagojnë kështu? Sepse është çështje karakteri e atij që do qeverisë nesër fatet e vendit. Ndërsa këtu në Shqipëri, të verbuar nga epshi për pushtet, disa shqiptarë nuk duan t’ja dinë deri edhe për krimin e rëndë të vrasjes së qytetarëve në mes të ditës madje, në prezencë të ministrit të rendit!

E si mund të shpresosh të përmirësohet qeverisja kur toleron ardhjen në pushtet të politikanëve të kriminalizuar që nuk kanë sqaruar para drejtësisë pozitën e tyre në raport me ca krime të përbindëshme? Si mund të votosh për ardhjen në pushtet të një partie dhe politikani që jo vetëm ka shmangur ballafaqimin me drejtësinë por edhe po punon fort që të bllokohet, me lloj-lloj pretekstesh, realizimi i një reforme që do të mundësonte themelimin e një drejtësie të pavarur?

Propaganda se Basha po distancohet nga berishizmi, është mashtrimi i radhës i SHQUP-it pikërisht për të maskuar natyrën berishiste të tij. Basha mund të distancohet nga Berisha aq sa hija mund të distancohet nga trupi i vet. Basha autonom nga Berisha është një gënjshtër si ajo e vitit 2005 kur të njejtët njerëz, politikanë, analistë u mobilizuan për t’i mbushur mëndjen shqiptarëve se Berisha “ka ndryshuar”, se nuk është më ai autokrati i vitit ’97 që dogji Shqipërinë për të mbajtur kolltukun, madje se është “dora e fortë” që do shfarosë korrupsionin.

Në ato kohë, kam kundërshtuar fort rikthimin në pushtet të Berishës edhe pse kam qenë pro largimit të socialistëve pas 8 vjet qeverisje që po kalbej nga korupsioni. Le të krjonte PD dhe opozita një lidership të ri. Por PD qe, si edhe sot e kësaj dite, një krijesë që nuk bënte dot asgjë pa kultin e Berishës. E mbushur me puthadorë të Berishës, ajo qe e paaftë të nxirrte një tjetër lidership pa Berishën. Rjedhimisht Berisha erdhi në pushtet, për të bërë përsëri autokratin që pushton drejtësinë jo vetëm pse është autocrat, por se është dhe i korruptuar dhe kapja e drejtësisë është jetike për t’u mbrojtur nga drejtësia me pandëshkueshëmri.

Një nevojë që mbetet jetike edhe sot si për Berishën, Bashën, ashtu edhe për oborrtarët e SHQUP-it. Të zhytur në krim, këta sharlatanë kanë për ideal pandëshkueshmërinë dhe jo drejtësinë. Prandaj edhe rikthimi i tyre në pushtet, që ka fare pak gjasa të ndodhë, do qe një rikthim i korrupsionit, krimit dhe pandëshkueshmërisë”, shkruan Stefani.

8 komente në ““Vetëm drejtësia e rinovon PD-në. Berisha dhe Basha duhet të shkojnë në gjykatë!””

  1. papa tfgs1 me kolo metaqirizmeno says:

    E thena me te bere i ndan nje det i tere……….

    he pra aty I kini dy beqirat.

    1. ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

      KOT E KENI…HERET KJO TEMA PATI NJE ARTIKULL KU SI pd dhe ps kane bere pakt te fshehte qe mos te preken politikanet nga reforma, plehrat e PS dhe PD ….DHE as nje ore ne internet MERO BAZE e zhduku ate artikull nga interneti, pse mo mero komunisti?

    2. Kujtim says:

      Shum bukur ke shkrojtur DHETE GJITHA CFAR SHKRUET JAN TE VERTETA , LIND OYETJA KUSH DO I GJYKOI DHE KUR ATA NUK NDRYSHOIN KURE, NUK KANE TE DREJTEN MORALE TE KERKOIN PUSHTET. KETA BEJNE THIRJE CDO DIT OER LUFTE TURP

    3. Kujtim says:

      Shum bukur ke shkrojtur DHETE GJITHA CFAR SHKRUET JAN TE VERTETA , LIND OYETJA KUSH DO I GJYKOI DHE KUR ATA NUK NDRYSHOIN KURE, NUK KANE TE DREJTEN MORALE TE KERKOIN PUSHTET. KETA BEJNE THIRJE CDO DIT OER LUFTE TURP ,,,,,,,,,

  2. London says:

    shkrim me shume argumente po kujte do ti drejtohesh more Stefan,ne prgjithesi partite e te te gjitha kraheve nuk njohin zot,prinder as familjen, jane shume tradhetar dhe shume imoral,na shkatrroi ne palce ky qofte lagu i Viqidolit she pa te keqen e Ilir hajdutit.
    po na qan zemra shpesh her per ate vend dhe ky popull shqiptar si ka qen shume fisnik dhe bujar,mikpritsa dhe shume njerez te beses.
    Zoti e pastrofte ate vend nga keto te poshter,dhe tradhetar.

  3. Cerriku says:

    Hallall ta befte zoti Andrea Stefani ……..eshte nje nga shkrimet me te bukura qe kam lexuar qe mbas vitit 1997 Brravo

  4. Emigranti says:

    Ne qofte se edhe mbase hyrjes ne fuqi, te vetingut, Sali Berisha, lulezim Basha smeren te pandehur dhe te hetohen, atehere, SHqiperine e mori lumi dhe peroi, demokracine e injoroi krimi dhe koorupsjoni. Faleminderit Andrea Stefanit, qe na i rikujton krimet e ketyre mostarve, qe kane vjedhur, kane vrare, kane shitur interesat kombatare, kane shkateruar shtetin, duke hapur depot e ushtrise e kalun vendin ne anarshi dhe vellavrasje e shume krime te tjera qe i ka zene pluhri, ose jane zhdukur dosjet. Vetingu , duhet ti xjere se , jane faktet, deshmite edhepo ti kene zhdukure dosjet, krimet e tyre dihen nga gjithe shqiptaret.

  5. Petro says:

    Bathe bathe po nje kokerr Stefan. Nuk del nga mesimi permendesh , natyrsht kundrejt theles.S ka me turp.Do ta besoja 100% nese keshtu do te shkruante edhe per anen tjeter, te dyte, te trete e me radhe.Asnje fjale per Surrelin, per mbreterine e Metes e te tjeterve te parise se Tiranes qe po e cojne kete vend drejt asgjesimit me babezine e tyre driteshkurter qe i ngjan asaj te drejtuesve te juntave te Amerikes Qendrore e Jugore.Mezi presim qendrimin e mikut te madh SHBA qe nje mengjes te ri t ua tregoje vendin.Perse e enderrojme? Sepse populli e do Ameriken sinqerisht, jo per interesa te ngushta xhepi.Ndersa liliputi Stefani do te perfundoje ne bodrumet e turpit te ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje