“Žrtvovanje”: Edi Rama rikthehet në Beograd me bombë dore në “Kurban”-in e tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edi Rama do të dalë pas dy ditësh në publikun serb me një “bombë dore”, gati për shpërthim.

Mjeti shpërthyes, natyrisht i kthyer në art është edhe kopertina e “Kurban”-it të Ramës në gjuhën serbe që do të prezantohen nga media e fuqishme opozitare serbe B92, që është dhe mbështetësi i librit të kryeministrit shqiptar.

Siç mësohet, vepra është një skulpturë e artistit të njohur serb, Merdjan Bajiç që ka miqësi personale me Ramën gjatë kohës kur kreu i qeverisë ishte artist në kryeqytetin francez, Paris.

 “Žrtvovanje”, titullohet në serbisht Kurbani i  Edi Ramës, që ka edhe një parathënie të Shkëlzen Maliqit, raporton portali Tesheshi.com.

Në këtë parathënie thuhet:

“Edi Rama është një nga protagonistët e shembjes së regjimit komunist të viteve ’90, kryesisht të angazhuar në shoqërinë civile .

Së pari ai u emërua ministër i Kulturës, pastaj garoi për kryebashkiak të Tiranës.

U zgjodh me një shumicë dërrmuese, pasi programi i tij ishte i bazuar në një vizion të qartë se qyteti mund dhe duhej rimëkëmbur pasi të zgjidhte situatën e uzurpimit masiv dhe shkatërrimit.

 Premtimi u realizua: Rama do të ribënte qytetin shpesh dhe me angazhimin personal, me revolucionin e ngyrave.

 Ai rindërtoi fasadën rrënuar në arteriet kryesore të Tiranës, i pikturoi ato me ngjyra të ndritshme, mesdhetare duke i dhënë hije optimiste.

Suksesi i tij me Tiranën e renditi atë tek liderët

që lanë shenjë  në rendin urbanistik, estetikë dhe dimensionin njerëzor. Ai u zgjodh në vitin 2005 si kryetar i Partisë Socialiste, kur ajo humbi zgjedhjet dhe u bë partia opozitare.

Në vitin 2009 dhe 2011 Rama ka përjetuar dy humbje radhazi zhgënjyese, si zgjedhjet e përgjithshme edhe ato lokale, të cilat, megjithatë, ishin rezultat i vjedhjes, manipulimit duke përmbysur rezultatet e tabelës së gjelbër.

Prandaj, Rama nga zhgënjimi në verën e vitit 2011 vendosi të bëjë një reflektim të thellë të politikës së saj dhe gjendjen dhe perspektivat e Shqipërisë.

“Kurbani” është fryt i këtij reflektimi.

Në prolog të librit ai thekson qëllimin “për të lënë një shenjë në momentin dramatik dhe se rezultati do të jetë “plotësisht i lirë dhe rrëfimi subjektiv … pa anestezi dhe censurë.

 Në libër ai flet për punën që ka bërë, ose ka  dështuar pa përfunduar atë, në mënyrën e llogaridhënies të hapur, jo aq të shpeshta në mesin e politikanëve, veçanërisht në mesin e atyre që nuk kanë ambicie për t’u kthyer në pushtet.

Edhe pse Rama në librit merret me kontradiktat e brendshme, shpesh aty ka kontekst shumë të veçantë shqiptar, por unë besoj se lexuesit e këtij përkthimi në përvojat dhe reflektimet e tij mund të të gjejnë shumë të përbashkëta me situatën në Serbi dhe rajon, dhe kjo do të thotë se ata do të lexojnë librin me interes. Sidomos si mendimtar Rama është i shkëlqyer dhe stilist”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rama-11-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rama-11.jpg","attachment_id":"564361"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rama-1-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rama-1-2.jpg","attachment_id":"564362"}]
        
        Loading...
        

3 komente në ““Žrtvovanje”: Edi Rama rikthehet në Beograd me bombë dore në “Kurban”-in e tij”

  1. Edkari says:

    Edi Rama di vetem te bej gerr-verr.
    gerr-verr me studentet
    gerr-verr ne parlament,
    gerr-verr nga dita ne dite
    gerr-verr dhe dje ne Manez.

  2. Tironci says:

    Edi Rama po ben shtet or mik…po fut kete vend, qe e degjeneruan deri aty ku nuk mban me, me binare.

  3. lida al says:

    Jo, mor jo, Edi Rama di te beje me shume pune, se llafe e kjo duket ne te gjithe qytetet e Shqiperise, qe po kthehen ne identitet nga ajo masaker e madhe 25 vjecare. Kush ka sy shikon, ai qe s’do te shikoje eshte i verber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *